LIVE UPDATES
Politike

“Gënjeshtër e kulluar”/ Ministrja serbe Paunoviç mohon se ka marrë pagë pas mbylljes së një institucioni në Kosovë

Paunoviç reagoi për gazetën Danas ndaj artikullit të Radios Evropa e Lirë (REL), që këto të dhëna bazuar në analizimin e dokumenteve publike që i kishte dorëzuar vetë Paunoviç. 

25 Korrik 2026, 17:40 Nga E.d
“Gënjeshtër e kulluar”/ Ministrja serbe Paunoviç
Snezhana Paunoviç

Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviq, tha më 25 korrik se është “një gënjeshtër e kulluar” pretendimi se për tre vjet e gjysmë ka marrë pagë si drejtoreshë e Institucionit Farmaceutik të Pejës në Kosovë, edhe pse ky institucion ishte mbyllur me vendim të Qeverisë së Serbisë.

Paunoviç reagoi për gazetën Danas ndaj artikullit të Radios Evropa e Lirë (REL), që këto të dhëna bazuar në analizimin e dokumenteve publike që i kishte dorëzuar vetë Paunoviç. 

Ajo tha se bëhet fjalë për “një të pavërtetë që dikush po e përhap për të më linçuar”.

“A mendoni vërtet se ka dikush në shtetin e Serbisë aq të fuqishëm sa të mund ta mbyllë një institucion me nënshkrimin e tij dhe të vazhdojë të marrë pagë nga buxheti i Serbisë, pa e vënë re këtë i gjithë sistemi? Kjo është në të njëjtin nivel me 'lajmin' se Koreja e Veriut e ka fituar Kampionatin Botëror të Futbollit”, tha Paunoviq.

Paunoviq nuk shpjegoi pse në dokumentet publike për të ardhurat dhe pasurinë, të cilat ia kishte dorëzuar Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Serbi, kishte deklaruar se merrte pagë si ushtruese e detyrës së drejtoreshës së këtij institucioni deri në vitin 2025, kur u emërua ministre në Qeverinë serbe.

Ministrja, e cila më herët kishte shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian me deklaratën se po të ishte në krye të shtetit më 1998 do ta “spastronte etnikisht” Kosovës, po ashtu nuk dha shpjegim për dokumentet publike që tregojnë se më 2021, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik të Pejës, kishte dorëzuar vetë kërkesën për fshirjen e këtij institucioni nga regjistri. 

Se Institucioni Farmaceutik i Pejës, me seli në Gorazhdec, nuk ekziston më, për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi edhe gazetari i Radios Gorazhdec, Damjan Portiq.

Nga analizimi i raporteve që Paunoviq ia kishte dorëzuar Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Radio Evropa e Lirë konstatoi se gjatë 11 vjetëve sa, sipas të dhënave zyrtare, ajo drejtoi Institucionin Farmaceutik të Pejës, nga buxheti i Serbisë ka marrë rreth 146.000 euro pagë. 

Duke folur për gazetën Danas, Paunoviq po ashtu pretendoi se “mediat që publikuan informacionin” nuk e kishin kontaktuar para publikimit të artikullit.

Radio Evropa e Lirë i ka dërguar pyetje kabinetit të ministres Paunoviq tri ditë para publikimit të artikullit dhe ka kontaktuar edhe përfaqësuesen e saj për media.

As kabineti i ministres Paunoviq, as Qeveria e Serbisë, Zyra e saj për Kosovën, Fondi Republikan për Sigurim Shëndetësor, si dhe ministritë përgjegjëse për spitalet dhe institucionet farmaceutike shtetërore në Serbi, nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me të ardhurat e Paunoviqt dhe funksionin e saj në një institucion që kishte pushuar së ekzistuari./REL

snezhana paunoviç kosova page

Sondazh

Poll

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo

Berisha: Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë kanë përgjegjësi të madhe për heshtjen e tyre

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një PD të ripërtërirë

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, momenti kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren

Momenti kur Refit Buzi merr në krah ish-partneren dhe e lë të lirë në cep të rrugës

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Berisha: Dallga e lëvizjes jo vetëm që nuk po shuhet, por po bëhet më tronditëse për regjimin e tij

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, shpërthen deputeti

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...