LIVE UPDATES
Politike

Zbardhet dokumenti "BESA" i qeverisë Rama: Brenda 90 ditësh, do vendosim bashkë për të ardhmen e projektit të Zvërnecit

Theksohet se asnjë hap i Metodës BESA nuk pezullon kompetencat ligjore, procedurat administrative, detyrimet kontraktore ose kontrollin gjyqësor.

25 Korrik 2026, 18:30 Nga E.d
Zbardhet dokumenti "BESA" i qeverisë Rama: Brenda 90 ditësh,
Edi Rama

TIRANA- Dokumenti strategjik, i njohur ndryshe si "Besa", për të cilin kryeministri i vendit, Edi Rama foli ditën e djeshme në mbledhjen e grupit Parlamentar është zbardhur. Gjatë kësaj mbledhje, Rama publikoi reflektimet e tij mbi protestat në Tiranë, duke njoftuar se qeveria ka gati besëlidhjen e re për shqiptarët.

Në dokument thuhet se rasti Vjosa-Narta është testi i parë i Metodës BESA. Sipas tij, qëllimi nuk është të rihapet politikisht e shkuara, po të provohet nëse një proces i plotë dëgjimi, evidence dhe shpjegimi. Theksohet se asnjë hap i Metodës BESA nuk pezullon kompetencat ligjore, procedurat administrative, detyrimet kontraktore ose kontrollin gjyqësor.

“Një metodë strategjike provohet aty ku vendimmarrja është më e ndërlikuar dhe besimi më i cenuar. Për këtë arsye, Vjosa-Narta zgjidhet si testi i parë i Metodës BESA. Qëllimi nuk është të rihapet politikisht e shkuara, po të provohet nëse një proces i plotë dëgjimi, evidence, shpjegimi dhe matjeje mund të prodhojë një vendim më të besueshëm.

Alternativat janë vazhdimi me garanci, korrigjimi, kushtëzimi, rikonceptimi ose ndalimi, sipas asaj që lejojnë ligji, kontratat dhe provat. Asnjë hap i Metodës BESA nuk pezullon kompetencat ligjore, procedurat administrative, detyrimet kontraktore ose kontrollin gjyqësor”,- shkruhet në dokument.

Kjo parashikohet që të realizohet brenda tre muajsh, ku brenda këtij afati përfundojnë dëgjesa, hapja e dokumentacionit të publikueshëm, vlerësimi paraprak dhe vendimi i arsyetuar për hapat pasues.

“Brenda këtij afati përfundojnë dëgjesa, hapja e dokumentacionit të publikueshëm, vlerësimi paraprak dhe vendimi i arsyetuar për hapat pasues. Detyrimet që kërkojnë më shumë kohë regjistrohen me afate publike, institucione përgjegjëse dhe raportim të vazhdueshëm në Flamingo Mirror”,- shkruhet në dokuement.

Sipas dokumentit do të ketë dëgjesa me aktorë të ndryshëm, përfshirë dhe grupet që protestuan. Ai nënvizon se nuk do të ketë shfaqje mediatike, por tryeza dëgjimore të regjistruara për arkivën e Flamingo Mirror dhe me raport të shkruar publik mbi çfarë u tha.

Ndërsa, Pasqyra e Flamingos mbetet ndërfaqja e përhershme e Metodës BESA për dosjet me interes të lartë publik. Funksioni i saj kufizohet në katër detyra:

1- të tregojë çfarë u premtua

2- të publikojë provat e lejueshme

3-të paraqesë afatet dhe statusin e tyre

4-të regjistrojë çfarë u vendos dhe pse.

Por, çfarë parashikon metoda "Besa" për Zvërnecin?

Testi Vjosë-Narta

Një metodë strategjike provohet aty ku vendimmarrja është më e ndërlikuar dhe besimi më i cenuar. Për këtë arsye, Vjosa-Narta zgjidhet si testi i parë i Metodës BESA. Qëllimi nuk është të rihapet politikisht e shkuara, po të provohet nëse një proces i plotë dëgjimi, evidence, shpjegimi dhe matjeje mund të prodhojë një vendim më të besueshëm.

Testi nuk nis as nga përfundimi se projekti duhet të vazhdojë, as nga përfundimi se duhet të ndalet. Alternativat janë vazhdimi me garanci, korrigjimi, kushtëzimi, rikonceptimi ose ndalimi, sipas asaj që lejojnë ligji, kontratat dhe provat. Asnjë hap i Metodës BESA nuk pezullon kompetencat ligjore, procedurat administrative, detyrimet kontraktore ose kontrollin gjyqësor.

Përpara nisjes miratohet një mandat i posaçëm zbatimi që përcakton: institucionin përgjegjës; bazën ligjore; dokumentet që mund të publikohen dhe kufizimet e ligjshme të konfidencialitetit; procedurën transparente për përzgjedhjen e ekspertëve; trajtimin e konfliktit të interesit; dhe marrëdhënien e testit me proceset administrative ose kontraktore në zhvillim.

Të shtatë mekanizmat vihen në punë brenda 90 ditëve. Brenda këtij afati përfundojnë dëgjesa, hapja e dokumentacionit të publikueshëm, vlerësimi paraprak dhe vendimi i arsyetuar për hapat pasues. Detyrimet që kërkojnë më shumë kohë regjistrohen me afate publike, institucione përgjegjëse dhe raportim të vazhdueshëm në Flamingo Mirror.

 * Vlerësimi i Dëgjesës: Dëgjesë e strukturuar në Vlorë dhe jo vetëm, me banorët, peshkatarët, studentët, shkencëtarët, sipërmarrjet e zonës, grupet që protestuan. Jo shfaqje mediatike, po tryeza dëgjimore të regjistruara për arkivën e Flamingo Mirror dhe me raport të shkruar publik mbi çfarë u tha.

 * Dosja e Evidencës: Vlerësim i pavarur i ndikimit mjedisor dhe ekonomik, me standarde ndërkombëtare dhe ekspertizë të jashtme të përzgjedhur përmes një procedure transparente. Publikohen kontratat, vendimmarrja dhe dokumentet vlerësuese në masën që lejon ligji, duke shpjeguar çdo kufizim. Asnjë vendim i ri i pakthyeshëm nuk merret përpara shqyrtimit të evidencës së plotë, përveçse kur një detyrim ligjor ose kontraktor kërkon ndryshe dhe kjo bëhet publike.

 * Memorandumi Shpjegues: Dokumenti i parë i shkurtër i Metodës BESA i kushtohet kësaj dosjeje: çfarë po vendoset, si, nga kush, me çfarë afatesh dhe si mund të ndiqet publikisht çdo hap.

 * Indeksi i Kujdesit: Vjosë-Narta regjistrohet si aseti i parë publik me standard kujdesi sipas kësaj metode, me gjendje të dokumentuar dhe përgjegjësi institucionale të qartë, pavarësisht se çfarë vendoset për projektin.

 * Paneli i Performancës: Çdo zotim publik i dhënë për këtë dosje regjistrohet me afat dhe status, i dukshëm për këdo. Fjala e dhënë për Nartë-Vjosën bëhet e kontrollueshme.

 * Rishikimi Pas Veprimit: Analizë pa paragjykim dhe pa kërkim ritual fajtorësh e mënyrës si u lexuan sinjalet përpara qershorit: çfarë u dëgjua, çfarë jo dhe pse. Procesi i mësimit nuk pengon përgjegjësinë administrative, kontraktore ose ligjore aty ku ajo provohet.

 * Paralajmërimi i Hershëm: Dosja Vjosë-Narta bëhet rast mësimor i sistemit: cilat sinjale ekzistonin, ku u ndërprenë, dhe çfarë duhet të kapë sistemi herën tjetër, kohë përpara se sa një problem të kthehet në një shqetësim dhe shqetësimi të bëhet bulevard.

FLAMINGO MIRROR: PASQYRA PUBLIKE E TESTIT

Gjithçka që prodhon testi jeton në një vend të vetëm, publik dhe të hapur për këdo: Platforma digjitale dygjuhëshe Flamingo Mirror/Pasqyra e Flamingos.

Kjo platformë është pikërisht pasqyra, ku qytetari e sheh vetë, pa ndërmjetës, nëse fjala e dhënë po mbahet.

Aty publikohen, në kohë reale dhe në gjuhë të thjeshtë: kalendari i testit me çdo hap të kryer dhe të mbetur; Dosja e plotë e Evidencës, kontratat, vlerësimet, vendimmarrja; raportet e dëgjesës dhe përgjigjet zyrtare për çdo pyetje qytetare, me afat të dukshëm; zotimet publike me tre statuset e tyre: i mbajtur, i shtyrë me shpjegim, i pambajtur; dhe të dhënat e Barometrit të Besimit, para dhe pas, me numrin e keq të botuar njësoj si i miri. Asgjë nuk fshihet pas një PDF-je të skanuar. Të dhënat janë të hapura dhe të kërkueshme, dhe çdo dokument shoqërohet nga përmbledhja e Memorandumit Shpjegues.

Dhe kur testi të mbyllet, Flamingo Mirror mbetet ndërfaqja e përhershme e Metodës BESA për dosjet me interes të lartë publik. Funksioni i saj kufizohet në katër detyra: të tregojë çfarë u premtua; të publikojë provat e lejueshme; të paraqesë afatet dhe statusin e tyre; dhe të regjistrojë çfarë u vendos dhe pse. Platforma nuk është mjet propagande, nuk jep konsiderata politike dhe nuk drejton gishtin e akuzës ndaj askujt. Besueshmëria e saj vjen nga dokumentet, të dhënat dhe gjurmueshmëria e vendimit.

Në fund, një raport i vetëm publik: çfarë u dëgjua, çfarë u provua, çfarë u vendos dhe pse.

Ky raport është certifikata e lindjes së Metodës BESA, ose lista e saktë e asaj që duhet riparuar në të.

Të dyja janë fitore, sepse të dyja janë të vërteta.

Flamingoja mbetet simboli i çastit kur pritshmëritë e reja u bënë të pamohueshme. Flamingo Mirror e kthen atë simbol në një standard praktik: qytetari mund të ndjekë vendimin nga pyetja e parë deri te rezultati dhe të kontrollojë nëse fjala e dhënë është mbajtur./Dosja.al

besa dokumenti edi rama

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

"Pushteti nuk është pronë e jotja"/ Protestuesi: Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale

“Nuk ia vlen të lexohet"/ Protestuesi gris dokumentin: Përgjigjen ua japim të hënën

Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar

“Ky ka besën e gjarprit"/ Protestuesi: SPAK nis hetimin e Zvërnecit!

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

Qytetarja nga Durrësi: Rama të largohet sa më parë, bashkë me ministrat

Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Aktivisti Edison Lika: Kemi parë si tërhiqen njerëzit zvarrë nga shtëpitë

I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare

Bie zjarr në Malin e Çipinit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë:Ju erdhi fundi

Protesta zhvendoset në Mynih, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo

Berisha: Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë kanë përgjegjësi të madhe për heshtjen e tyre

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një PD të ripërtërirë

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, momenti kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren

Momenti kur Refit Buzi merr në krah ish-partneren dhe e lë të lirë në cep të rrugës

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Berisha: Dallga e lëvizjes jo vetëm që nuk po shuhet, por po bëhet më tronditëse për regjimin e tij

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, shpërthen deputeti

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë