Dita e 56-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Shqipëria kërkon revolucion!
"Protesta i takon rinisë"/ I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndë...
"Protesta i takon rinisë"/ I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndë...
Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo që e ka ndjeshmërinë n&eum...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Ajo thekson se njeriu nuk mund t’i japë besën tjetrit duke ia prerë besën vendit ku jeton.
TIRANA- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka ironizuar kryeministrin e vendit, Edi Rama pas fjalimit të mbajtur dje në grupin parlamentar të PS. Gjatë kësaj mbledhje ai deklaroi se do jepte "besën” për qytetarët shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku shkruan se po flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa.
Ajo thekson se njeriu nuk mund t’i japë besën tjetrit duke ia prerë besën vendit ku jeton. Sipas saj, njerëzit që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatëshe e resorte, e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë koncept.
Në lidhje me këtë, “Neomalësorja” shkruan se besa mund të jepet edhe nëpër kulla luksoze dhe resorte, por nuk është më besë. Në fund ajo ndan një mesazh të qartë, duke thënë se njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyre dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë.
Postimi i plotë i Marjana Koçekut:
Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë ç’ka asht besa.
Së pari, besa asht nji kontratë e pashkrueme mes njerëzish, e tu qenë e pashkrume, ajo asht kontratë thellësisht natyrore.
T’parët tanë nuk kanë qenë të mangët kur fjalën dhe besën e dhanë e lidhnin me tokën, lugun, malin e gurin.
Këto nuk kanë qenë thjesht dekori i besës, por dëshmitarët e saj, vetë substanca e saj. E kanë ditë se njeriu nuk mundet me i dhanë besën tjetrit, t’ue ia pre besën vendit ku jeton.
Së dyti, ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatëshe e resorte, zor se munden me e kuptu këtë koncept që për ne malësorët asht jashtë mase i shenjtë. Prandaj nuk e shesim ne tokën dhe kullën.
Sigurisht, besa mund të jepet edhe nëpër kulla luksoze dhe resorte, por nuk asht më besë. Se për këtë lloj bese deri tash e kemi pa kryesisht veç nëpër filmat mafiozë dhe spekulantë financiarë. Dihet se si përfundojnë.
Së treti, unë e di mirë prej kodit të malësisë nga vij se, edhe kur gjaksit apo njerëzit e krimit, kur duen me i mbyllë problemet e tyne, përveç ligjit, kudo që ndodhen nëpër botë, edhe pse mund të kenë ndërtue kulla luksoze apo jetojnë në resorte, janë të detyruem me ardhë e me e lyp besën te kulla e vjetër e të parëve, te logu apo te kisha e vjetër e fshatit.
Pse? Sepse aty asht lidhja e vjetër shpirtnore të cilën ata e kanë humbë. Vetëm aty kanë mundësinë me u kthy edhe nji herë njerëz.
Prandaj, njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë!/Dosja.al
Edi Rama TIRANA- Dokumenti strategjik, i njohur ndryshe si "Besa", për të cilin kryeministri i vendit, Edi Rama foli ditën e djeshme në...
Snezhana Paunoviç Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviq, tha më 25 ko...
Foto ilustruse Në Shqipëri jetojnë mbi 65 mijë qytetarë që janë vetëdeklaruar pjesë e pakicave kombëtare,...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vijuar me deklaratat ndaj Kosovës duke th...
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në Facebook, nuk ngurroi...
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live në Facebook me ndjekësi...
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit që mbajti ditën e sotme me ndjek&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta aktuale nuk është thirrur nga PD, por theksoi ...
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet soci...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se rritja e çmimeve ka vështirësuar dhe varfëruar s...