30 Tetor 2024, 17:57
Nga r.ll
klevis balliu
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me atentatin e pasdites së sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy persona kanë vdekur dhe dy janë në gjendje kritike. Kordinatori rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat tha se ngjarja e rëndë në Shkodër që tronditi Shqipërinë, tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi.
Baliiu tha se nëse Policia e Shtetit do të luftonte me të njëjtin zell mafien, siç lufton qytetarët protestues, perfaqësues politikë të opozitës, sot nuk do të ishim në këtë situatë.
"Ky rast dhe të tjerë si ky nga Shkodra në Memaliaj, e transformojnë Shqipërinë në Palermon e viteve ‘80.", tha Balliu ndër të tjera.
DEKLARATA E PLOTË:
Ngjarja e rëndë në Shkodër që tronditi Shqipërinë, tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi. Ndërkohë që mafia bën masakra në qytetet e Shqipërisë, Policia e Shtetit merret me qytetarë të cilët protestojnë kundër vjedhjes, kunder korrupsionit dhe kundër krimit.
Në qoftë se Policia e Shtetit do të luftonte me të njëjtin zell mafien, siç lufton qytetarët protestues, perfaqësues politikë të opozitës, sot nuk do të ishim në këtë situatë. Por Edi Rama e zëvendësoi Policinë e Shtetit me Narko-policinë e Pushtetit, për të cilën, mafia nuk është armik, por eshte aleat.
Armiku i vetëm i narko-policisë së Edi Ramës janë qytetarët që protestojnë, sepse s’kanë ilaçe, s’kanë pensione , s’kanë rroga, s’kanë të ardhme për fëmijët e tyre. Këto janë bandat me të cilat Edi Rama fiton zgjedhjet, këto janë bandat me të cilat Edi Rama qeveris, këto jane bandat me të cilat po përballet opozita dhe qytetarët.
Ky rast dhe të tjerë si ky nga Shkodra në Memaliaj, e transformojnë Shqipërinë në Palermon e viteve ‘80.
Ky moment i errët ne historinë e pluralizmit Shqiptar, i bën thirrje koshiencës sonë kombëtare që të vazhdojmë qëndresën tonë për një Shqipëri normale, ku policia lufton krimin, dhe jo ku policia lufton qytetarët protestues.
klevis balliu atentati ne shkoder
Politike
30 Tetor 2024, 17:34
E. D
pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar pas masakrës me dy viktima pasditen e sotme n&e...
Politike
30 Tetor 2024, 17:05
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish nga burgu për arrestimin e tij. Meta theks...
Politike
30 Tetor 2024, 16:46
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas masakrës me 4 viktima pasditen e sotme në...
Politike
30 Tetor 2024, 15:33
r.ll
flamur noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka dhënë sot një deklaratë për mediat pas ar...
Politike
30 Tetor 2024, 15:32
E. D
Edi Rama
SPANJË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me përmbytjet masive që kanë përfshirë Spanjën. Ra...
Politike
30 Tetor 2024, 14:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisw Demokratike, Sali Berisha është shprehur se me rikthimin e PD në pushtet rrogat minimali...
Politike
30 Tetor 2024, 14:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisw Demokratike Sali Berisha është shprehur se opozita ka ezauruar vetëm 2 nga 77 mënyrat e m...
Politike
30 Tetor 2024, 14:37
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisw Demokratike Sali Berisha është shprehur se po të lexosh raportin e fundit, të projektit bot&eu...
Politike
30 Tetor 2024, 14:32
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partia Demokratike Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij më të pakufishme, për qëndrestar&eu...
Politike
30 Tetor 2024, 14:27
I.A
Jola Hysaj
TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka publikuar mesazhet ku i k&eu...