LIVE UPDATES
Politike

“Provat që pretendon SPAK janë në celularin e ish-bashkëshortes dhe grupit të saj të ngushtë”/ Reagon Meta nga burgu: Ja skandali që udhëheq arrestimin tim të paligjshëm

Gjithashtu Meta thotë se asnjë provë nuk është publikuar nga policia se janë respektuar qartë procedurat ligjore, që janë përcaktuar në nenin 28 të Kushtetutës.

30 Tetor 2024, 17:05 Nga E. D
“Provat që pretendon SPAK janë në celularin e
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish nga burgu për arrestimin e tij. Meta thekson se ai u rrëmbye me dhunë dhe u tërhoq zvarrë nga automjeti mes publikut. 

Gjithashtu Meta thotë se asnjë provë nuk është publikuar nga policia se janë respektuar qartë procedurat ligjore, që janë përcaktuar në nenin 28 të Kushtetutës. Më tej, ai shprehet se shkelja e të gjitha të drejtave, siç tregojnë provat dhe pamjet filmike dëshmojnë për një arrestim të paligjshëm e banditesk.

Sipas tij skandali i radhës është se Gjykata ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të ekzekutojnë vendimin dhe jo njerëz me maska, të identifikuar më vonë nga Ministri i Brendshëm, si Forca Operacionale.

Reagimi i Ilir Metës:

Sipas videove të publikuara dhe dëshmitarëve okularë, më 21 Tetor, disa makina private pa asnjë mbishkrim policor rrethuan makinën ku unë lëvizja dhe dhjetëra njerëz me maska dhe armatim të rëndë bllokuan trafikun në autostradë, prangosën dhunshëm drejtuesin e automjetit, Artimis Peca, funksionar politik i Partisë së Lirisë (pa asnjë vendim gjyqësor deri tani), ndërsa unë, Ilir Meta, u rrëmbeva me dhunë dhe u tërhoqa zvarrë nga automjeti mes publikut, me një trajtim kriminal e degradues pa m’u komunikuar asnjë vendim gjyqësor dhe pa m’u lexuar të drejtat, që më takojnë, sipas Kushtetutës.

Në dy deklarata, SPAK dhe BKH mohuan që të kenë bërë ekzekutimin e vendimit të GJKKO, ndërsa policia pranoi se e kishte kryer ajo ekzekutimin. Asnjë provë nuk është publikuar nga policia se janë respektuar qartë procedurat ligjore, që janë përcaktuar në nenin 28 të Kushtetutës. Neni 28/1 i Kushtetutës, parashikon se:

“1. Kushdo, të cilit i hiqet liria, ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton, për  shkaqet  e  kësaj  mase,  si  dhe  për  akuzën  që  i  bëhet.  Personi,  të  cilit  i  është  hequr  liria,  duhet  të  njoftohet  se  nuk  ka  asnjë  detyrim  të  bëjë  ndonjë  deklaratë  dhe  ka  të  drejtë  të komunikojë  menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij.”

Po këtë e shpreh Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, në nenin 5 të saj, në paragrafin 1 dhe nënparagrafët e tjerë, që parashikon njëlloj se: “arrestimi duhet të ndjekë procedurat e duhura dhe çdo person i arrestuar ka të drejtën të informohet menjëherë për arsyen e arrestimit dhe të drejtat e tij përfshin të drejtën për të mos u vetinkriminuar dhe për të kërkuar një avokat”.

Rasti i 21 Tetorit tregoi qartë se as unë, Ilir Meta dhe as personi tjetër, Artimis Peca, nuk na u komunikua ndonjë vendim gjyqësor, nuk u informuam për të drejtat tona, nuk na u lejua të telefononim avokatin, madje personat e dhunshëm me maska as që pranonin të identifikoheshin dhe kur i’u prezantuam dhe kërkuam një akt ose dokument juridik, nisën të ulërisnin dhe të ushtronin dhunë.

Shkelja e të gjitha të drejtave, siç tregojnë provat dhe pamjet filmike dëshmojnë për një arrestim të paligjshëm e banditesk. Hetimi i plotë i kësaj çështje dhe respektimi i të drejtave kushtetuese janë thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit dhe demokracisë në Shqipëri.

Precedentët e shumtë të vendosur nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut tregojnë qartë se një arrestim i paligjshëm ka pasoja serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë dhe gjithë procesin në fjalë, që është haptazi antikushtetues, antiligjor, policesk dhe politik.

I gjithë kuadri ligjor, që është shkelur haptas tregon se ekzekutimi i urdhrit të “Arrestit në burg”, që u krye nga forcat speciale të policisë, lëshuar nga SPAK, është i paligjshëm, denigrues, degradues dhe në kundërshtim flagrant me kërkesat e parashikuara nga kuadri ligjor shqiptar, është në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe në shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve ndërkombëtare.

Skandali që udhëheq gjithë këtë arrestim të paligjshëm është vetë urdhri i tre prokurorëve të SPAK-ut, Dumani, Kraja e Kllapi të cilët e kanë mbështetur urdhrin e tyre për arrestimin e Ilir Metës në një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë. Pra ata e kanë bazuar ligjshmërinë e këtij Urdhri te ligji nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, ndërkohë që ky ligj është shfuqizuar katër vite më parë, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.

Ky ligj i ri, i shpallur në 16.07.2020 nga Presidenti i Republikës, ka hyrë në fuqi në 05.08.2020 duke zëvendësuar ligjin, të cilit i referohet SPAK-u nga padija apo qëllimisht. Akti juridik merr forcën dhe vlefshmërinë e tij, vetëm përmes ligjit të kohës kur ky akt nxirret. Pra jemi në kushtet kur Urdhri për ekzekutimin e vendimit për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” është i mbështetur mbi një akt, që ka 4 vjet që nuk është në fuqi.

Aktet administrative, urdhrat e përmbaruesve, urdhrat e prokurorisë janë vlefshme dhe të zbatueshme për sa kohë që ato mbështeten mbi një bazë të caktuar ligjore, e cila duhet të jetë në fuqi në momentin e lëshimit të aktit. Rrjedhimisht, Urdhri i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme dhe çdo veprim i kryer nga agjentët e policisë, të cilët ekzekutuan këtë urdhër në bazë të ligjit nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vnedimeve penale” duhet të konsiderohet i pavlefshëm, që nga fillimi i tyre.

Skandali i radhës është se Gjykata ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të ekzekutojnë vendimin dhe jo njerëz me maska, të identifikuar më vonë nga Ministri i Brendshëm, si Forca Operacionale. Nga vetë pamjet filmike duket qartë se Urdhri për ekzekutimin e masës së sigurimit ndaj personit në hetim Ilir Meta nuk është zbatuar nga oficerët e BKH apo nga oficerët e Policisë së Shtetit, por nga trupa me maska dhe pa distinktiv dallues, që pretendohen se ishin Forca Speciale.

Kjo vjen në kundërshtim të qartë edhe me dispozitat që përcaktojnë qëllimet operacionale të Forcave Speciale. Në urdhrin e Prokurorisë së Posaçme, në pikën 3 të tij, parashikohet se “Me ekzekutimin e pikës 1 dhe 2 të këtij urdhri, ngarkohet Policia Gjyqësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila e ka detyrë funksionale”, funksion që ligji nr.108/2014 ia jep Forcave Speciale.

Në këtë kontekst është e qartë se Forcat Speciale kanë shkelur ligjin dhe jo vetëm ato, por edhe autoritetet që i kanë urdhëruar për një operacion jashtë kompetencave të tyre ligjore, ndaj këto veprime janë të pavlefshme. Veprimi i Forcave Speciale, jo vetëm që nuk është në përputhje me situatën faktike të çështjes, por as me masat operacionale që kërkonte rasti në fjalë.

Është flagrante se Forcat Speciale në përpjekjet e tyre për të ekzektuar masën e sigurimit, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore të përcaktuara qartë, duke shkelur autorizimin e dhënë nga ligji për funksionet dhe kompetencat e tyre specifike. Gjithashtu ekzekutimi i vendimit nga persona të maskuar dhe jo BKH, sipas parashikimeve të nenit 246 të Kodit të Procedurës Penale dhe pikës 9 të vendimit nr.125, datë 20.10.2024, të GJKKO e bën të pavlefshëm gjithë ekzekutimin e këtij vendimi.

Shmangja nga dispozitat ligjore për kompetencat e BKH-së dhe zëvendësimi i saj nga struktura të tjera, që nuk kanë juridiksionin e përcaktuar për të vepruar në raste të tilla, jo vetëm bie ndesh me parimin e ligjshmërisë së veprimeve administrative, por gjithashtu cënon standardet e përcaktuara për sigurinë ligjore dhe të drejtat e subjekteve të përfshira. Kemi një rast të qartë të tejkalimit të kompetencave, që çon në pavlefshmërinë e veprimeve të kryera më datë 21.10.2024 për arrestimin.

Skandali tjetër është paligjshmëria e vendimit të Gjykatës, por “afërmendsh” ato vendosin gjithmonë siç kërkon SPAK, ndaj një hetim i nisur në mënyrë të paligjshme, që u ndoq nga një urdhër “Arrest në burg” i paligjshëm dhe që u ekzekutua në mënyrë të paligjshme s’mund të kishte një gjykim të ligjshëm, objektiv e jo diskriminues. Neni 228, pika 3 e Kodit të Procedurës Penale parashikon se masa e sigurimit personal vendosen:

a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme, që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit.
b) kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet.
c) kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj për të cilin procedohet.
Në kushtet aktuale asnjë nga tre rreziqet nuk ekziston.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në jurisprudencën e saj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se arsyetimi i gjykatave vendase do të konsiderohet gjithmonë i papërshtatshëm nëse është “abstrakt” ose “i bazuar në stereotip”.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut thekson se personi i akuzuar për një krim duhet të jetë i lirë në pritje të gjykimit përveçse në ato raste kur shteti mund të tregojë që ekzistojnë arsye “të forta dhe të mjaftueshme që justifikojnë vazhdimin e mbajtjes së personit në burg”.

Në këtë kontekst, vazhdimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” vetëm për shkak të rëndësisë së dënimit të mundshëm dhe rrezikut të supozuar është në kundërshtim të hapur me standardet e vendosura nga GJEDNJ.

Këto standarde të lidhura ngushtë me parimin penal të prezumimit të pafajësisë, i japin rëndësi të veçantë mbrojtjes së të drejtave individuale dhe procesit të rregullt ligjor.

Prezumimi i pafajësisë nuk është mbrojtje proceduriale, por gur themeli i të drejtave të njeriut dhe parim përbërës i së drejtës penale, duke u reflektuar qartazi në të drejtën ndërkombëtare dhe në nenin 30 të Kushtetutës të Shqipërisë, që përcakton qartë se çdo individ konsiderohet i pafajshëm përderisa fajësia e tij nuk është vërtetuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar se caktimi i masave kufizuese të lirisë personale, siç është paraburgimi, duhet të bazohet në prova konkrete dhe në një nevojë të pashmangshme, e jo në një rrezik të paqartë ose spekulativ për rendin publik.

Ky arsyetim vjen në mbrojtje të argumentit se caktimi dhe vazhdimi i zbatimit të masës së sigurimit duke u bazuar vetëm në veprime penale për të cilën personi akuzohet, do të cënonte rëndë parimin e prezumimit të pafajësisë. Po kështu standardet e zhvilluara nga jurisprudence e GJEDNJ sipas parimit “in dubio pro reo” kërkojnë që çdo dyshim duhet të interpretohet në favor të të pandehurit si pjesë integrale e prezumimit të pafajësisë dhe thekson se çdo barrë e provës bie mbi organin e akuzës.

Për këto arsye, bazimi i caktimit dhe vazhdimit të masës së sigurimit për shkak të veprës penale dhe dënimit të lartë që i atribuohet asaj është antikushtetues dhe në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Po kështu vendimi për caktimin dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” për personin tim është diskriminues, në raport me personat e tjerë në hetim, duke patur parasysh që GJKKO nuk ka ofruar argument specifike.

Ky qëndrim ka krijuar një standard të dyfishtë:

Nga njëra anë, GJKKO nuk ka paraqitur ndonjë analizë të detajuar se si secili nga të dyshuarit mund të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave (marrë në konsideratë që secili ka ushtuar funksione të ndryshme nga njëri-tjetri) ndërsa ka caktuar masë ekstreme për personin tim krahasuar me të tjerët.

Kjo tregon qartë se nuk kemi një qasje të njëtrajtshme por qartazi diskriminuese dhe për qëllime politike.

Nëse masa e sigurimit “Arrest në burg” caktohet për shkak të ekzistencës së rrezikut të asgjësimit të provave nga personi në hetim, prokurorit i lind detyrimi të parashtrojë provat ose minimalisht natyrën e provave, që rrezikohen të cënohen nga personi në hetim dhe rrjedhimisht gjykatës i lind detyrimi të arsyetojë vendimmarrjen mbi caktimin e kësaj mase në bazë të nenit 228, pika 1, gërma a.

Po ç’prova mund të rrezikojë Ilir Meta për çështjen absurd CEZ-DIA, që ka 13 vjet që hetohet e bazohet vetëm në intervista të sajuara nga dëshmitarë që kanë problem me drejtësinë.

Ç’prova mund të rrezikojë Ilir Meta kur të gjitha ato që pretendon SPAK-u janë në celularët e ish-bashkëshortes time dhe grupit të saj të ngushtë, të cilat SPAK i disponon prej 11 muajsh.

Është e qartë se i gjithë ky process rrëmbimi politik dhe të gjitha veprimet e paligjshme nga Prokuroria, Policia dhe Gjykata afërmendsh kanë vetëm një qëllim politik, izolimin e paligjshëm ekstrem të Ilir Metës, si President i Partisë së Lirisë, me qëllim pengimin e aktivitetit të saj opozitar, por edhe favorizimin e peronsave që janë kapur në shkelje të ligjit për të vepruar të lirë për llogari të regjimit mafioz për të dëmtuar Partinë e Lirisë në këmbim të rrethanave lehtësuese për veprimet e paligjshme që kanë bërë.

Arrestimi i paligjshëm dhe banditesk i 21 Tetorit është jo vetëm shfaqja, por edhe thelbi kriminal i një procesi të tërë hetimor bazuar në montime politike, dëshmitarë të rremë e me probleme me drejtësinë dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij rënë në rrjetën e SPAK-ut për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mendjelehtësisë së tyre, të cilët janë kthyer në bashkëpunëtorë të regjimit për të vrarë ëndrrat dhe shpresat e atyre që i mbështetën me idealizëm.

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

ilir meta

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë