1 Qershor 2026, 10:56
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama pati një moment acarimi gjatë mbledhjes së grupit të PS-së, e cila u zhvillua ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se nuk ka marinë në Zvërnec dhe se laguna nuk preket.
Kryeministri u shpreh se pasi projekti u refuzua, investitorët angazhuan 5 studio ndërkombëtare dhe një grup inxhinierësh, të cilët ende po punojnë të paraqesin studimin mjedisor i cili nuk është finalizuar. Ai theksoi se projekti do të zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie, ndërsa shtoi se ai duhet të ruaj peizazhin natyror, cilësinë e habitatit dhe të garantojë proceset ekologjike të tij.
"Pasi u refuzua projekti investitorët angazhuan 5 studio ndërkombëtare ndër më të mirat në botë, dhe një grup inxhinierësh nga më të mirët në botë që ende po punojnë të paraqesin studimin mjedisor që nuk e kemi ende. Lufta deri tani po bëhet me një gardh të shëmtuar skandaloz me tela me gjemba për të cilën kompania do të paguajë një gjobë të majme dhe për dhunën e ushtruar nga ajo kompania që nuk do të punojë më në republikën e Shipërisë. Kanë ardhur investitorët, ka ardhur edhe ajo zonja në Vlorë jo për të bërë foto apo pushime, por me inxhinierë dhe grupin e arkitektëve dhe kanë bërë gjysmë dite dëgjesë me profesorë që kanë folur për të gjithë aspektet. Në mars 2026 është paraqitur një projekt tjetër komplet i rikonceptuar me një qasje tërësisht ndryshe. Këshilli Kombëtar i Territorit, tregtarët pra që për llogari timen shesin Shqipërinë, nuk e kanë miratuar të gjithin por kanë vendosur kushte dhe kufizime.
Projekti do të zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie, laguna nuk preket, dhe zhvillimi nuk mund të përfshijë marinë. Ishte në versionin 1 dhe 2 por u hoq. Nuk po ju them që investitorët thonë nuk e kemi pritur kurrë që në Shqipëri shteti do të jetë kaq rigoroz dhe pse kanë kërkuar të veprojnë konform ligjit. Duan të investojnë jo të sjellin barcaleta. Projekti duhet të ruaje peizazhin natyror cilësinë e habitatit dhe të garantojë proceset ekologjike të habitatit”, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
1 Qershor 2026, 10:53
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se në vitin 2023 investitorët nisën negociatat për Sazanin dhe...
Politike
1 Qershor 2026, 10:47
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se një peisazh i mbrojtur mund të ketë dhe qendra banimi. Gjatë...
Politike
1 Qershor 2026, 10:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës për mediat para ambienteve të SPAK, hodhi...
Politike
1 Qershor 2026, 10:43
I.A
SaLi Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, u shpreh se dosja në ngarkim tyë gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka është ...
Politike
1 Qershor 2026, 10:39
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për projektin, i cili pritet të zhvillohet në Zvërnec të ...
Politike
1 Qershor 2026, 10:36
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se ishte i habitur nga reagimi i Ministrisë së së Jashtme greke, e cila t...
Politike
1 Qershor 2026, 10:33
E.d
Edi Rama
TIRANË- Lideri i qeverisë, Edi Rama e ka cilësuar protestën e cila u zhvillua në Zvërnec kundër nd&eu...
Politike
1 Qershor 2026, 10:25
E.d
Edi Rama
TIRANË- Lideri i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ka menduar edhe të jap dorëheqjen, pas zhvillimeve të fundi...
Politike
1 Qershor 2026, 10:21
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka folur për projektin në Zvërnec, për të cilin tha se është një ...
Politike
1 Qershor 2026, 10:19
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është vendi ku të gjithë investitorët du...