1 Qershor 2026, 10:47
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se një peisazh i mbrojtur mund të ketë dhe qendra banimi. Gjatë një deklarate publike, Rama u shpreh se Pishporoja, nuk është një zonë e mbrojtur, e kategorisë së parë apo të dytë, por klasifikohet edhe sipas IUCN-së, kategori e 5-të.
Rama theksoi se sa më lartë të shkohet drejt kategorive 1-2, aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore. Sipas tij, në rastin e kategorisë 5 janë të ndërtuara në konceptimin e bashkëjetesës së natyrës dhe me ekonominë e turizmit. Lideri i PS-së deklaroi më tej, se në hartën e Europës ka jo pak laguna që janë të ngjashme me atë më Zvërnec, ku janë kthyer në destinacione turistike.
“Më mirë të dëgjosh pelikanin që merr para ekskavatorin se sa rrugën ligjore. Pishporoja, nuk është një zonë e mbrojtur, e kategorisë së parë apo të dytë. Por klasifikohet edhe sipas IUCN-së, kategori e 5, peizazh i mbrojtur. Për shpalljen ‘peizazh i mbrojtur’ dhe të gjitha detajet, ka një vendim qeverie. Por me rëndësi është që të thuhet se nuk ju është treguar juve, por në 2017 këto kategori janë të adoptuara në mënyrë të plotë. Thelbi ynë për zonat e mbrojtura është i ligjëzuar me standardet e BE. Sa më lartë të shkohet drejt kategorive 1-2, aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore. Në rastin e kategorisë 5 janë të ndërtuara në konceptimin e bashkëjetesës së natyrës, me ekonominë e turizmit.
Në hartën e Europës ka jo pak laguna që janë të ngjashme me këtë lagunë, ku janë destinacione turistike. Në nenin 20 të ligjit të 2017-ës, përcaktohet se peizazhi i mbrojtur është territor kum und të ekzistojnë qendra banimi dhe pjesë të tjera të territorit. Në pjesën 4, përcaktohet veprimtaria si ndërtimet, autortadat, kanalet kulluese, lejohen të ushtrohen, vetëm nëse subjekti që kërkon t’i kryejë këto veprimtare pajisjet me leje nga Këshilli i Lartë i territorit. Ndaj nuk kemi bërë asnjë heqje nga asgjë. Pishporo ka qenë peizazh i mbrojtur dhe është,” tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
1 Qershor 2026, 10:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës për mediat para ambienteve të SPAK, hodhi...
Politike
1 Qershor 2026, 10:43
I.A
SaLi Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, u shpreh se dosja në ngarkim tyë gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka është ...
Politike
1 Qershor 2026, 10:39
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për projektin, i cili pritet të zhvillohet në Zvërnec të ...
Politike
1 Qershor 2026, 10:36
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se ishte i habitur nga reagimi i Ministrisë së së Jashtme greke, e cila t...
Politike
1 Qershor 2026, 10:33
E.d
Edi Rama
TIRANË- Lideri i qeverisë, Edi Rama e ka cilësuar protestën e cila u zhvillua në Zvërnec kundër nd&eu...
Politike
1 Qershor 2026, 10:25
E.d
Edi Rama
TIRANË- Lideri i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ka menduar edhe të jap dorëheqjen, pas zhvillimeve të fundi...
Politike
1 Qershor 2026, 10:21
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka folur për projektin në Zvërnec, për të cilin tha se është një ...
Politike
1 Qershor 2026, 10:19
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është vendi ku të gjithë investitorët du...
Politike
1 Qershor 2026, 10:14
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur në lidhje me projektin që do të realizohet në Zvërnec. Gjatë f...
Politike
1 Qershor 2026, 10:12
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur në lidhje me situatën dhe dhunën që u ushtrua nga rojet e policisë ...