1 Qershor 2026, 10:19
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është vendi ku të gjithë investitorët duan të vijnë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlementar të PS, Rama u shpreh se nuk i duhet pushteti dhe karrigia nëse do t'i duhet të heqë dorë nga vizioni që ai ka për Shqipërinë.
Lideri i PS-së tha se nëse kjo ndodh, në vend të atij investimi do të bëhet copëtimi i radhës. Ai theksoi se nuk mund të heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që nuk ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global.
"Baltën e kam duruar dhe e duroj sepse këtë mision e mbaj përsipër në emrin tuaj, që më këni dhënë votën dhe sot i është bashkuar zemëratës në rrjetet sociale duke më treguar mua me gisht si prurësin e një fatkeqësie të madhe. Për çfarë më duhet mua karrigia, pushteti, nëse më duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vitë, duke e nisur nga Shqipëria e 2 mln turistëve, ku edhe paraardhësi im numërohej si turist, të heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që mos të ketë zili askënd. Për çfarë më duhet mua pushteti dhe karrigia, që të qetësoheni ju? Dhe që pastaj nesër të vazhdoni jetën tuaj normalisht dhe pasnesër në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm që përgatitet atje, të bëhet copëtimi i radhës. Golemi i radhës? Se ju do rroni më shumë se unë dhe do shikoni se aftësia dhe kurajoja për ta rikthyer Shqipërinë te Golemi është e gjallë dhe e gatshme po t’i bjerë prap në dorë Shqipëria. Të heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që nuk ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global dhe të ri këtu në karrige dhe të bëj sikur udhëheq një vend që trembet nga sfidat e mëdha të investimeve të kësaj lige. Një vend që nuk ka frikë të përballet me rritjen e vet. Nuk është më Shqipëria ku nuk afrohej asnjë investitor, është Shqipëria ku të gjithë investitorët duan të vijnë, është Shqipëria e 12 milionë turistëve," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
1 Qershor 2026, 10:14
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur në lidhje me projektin që do të realizohet në Zvërnec. Gjatë f...
Politike
1 Qershor 2026, 10:12
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur në lidhje me situatën dhe dhunën që u ushtrua nga rojet e policisë ...
Politike
1 Qershor 2026, 09:53
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raportet me kryeministrin e Shqipërisë, ...
Politike
31 Maj 2026, 16:40
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Demokratike ka shpallur listën e emrave fitues, pas votimeve në Kuvendin Kombëtar të saj. ...
Politike
31 Maj 2026, 14:23
D.S
TIRANË- Nënkryetarja e Bashkisë e Tiranës, Anuela Ristani ka zhvilluar sot një takim me nxënësit e shkollës...
Politike
31 Maj 2026, 14:05
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me zhvillimet e fundit në Zvërnec, ku u dhunua qytetari nga roja ...
Politike
31 Maj 2026, 13:46
D.S
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pas përplasjes një ditë m...
Politike
31 Maj 2026, 12:49
D.S
Hoxha- Konjufca
KOSOVË- Kryediplomatët e Shqipërisë dhe Kosovës, Ferit Hoxha dhe Glauk Konjufca, bënë thirrje sot p...
Politike
31 Maj 2026, 12:42
D.S
Hoxha- Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Jashtëm të Shqipëris...
Politike
31 Maj 2026, 09:57
D.S
Edi RAMA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli për miratimin e Udhërrëfyesit Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit t...