LIVE UPDATES
Politike

"Hotel madhështor në Beograd"/ Kuvendi i Serbisë pritet të miratojë sot ligjin që përshpejton ndërtimin e pronës së Jared Kushner

Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trumpit dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit, vitin e kaluar bëri publik planin për një kompleks hotelier prej 500 milionë dollarësh në qendër të Beogradit.

4 Nëntor 2025, 07:58 Nga E. D
"Hotel madhështor në Beograd"/  Kuvendi i Serbisë
foto ilustruese

SERBI- Kuvendi i Serbisë pritet të miratojë një ligj të posaçëm për të përshpejtuar projektin e ndërtimit që Jared Kushner - dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump - planifikon në Beograd, pavarësisht kundërshtimeve lokale. Ligji, i cili do të shqyrtohet më 4 nëntor, mbështetet nga partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili e ka përshkruar projektin si “një hotel madhështor”.

Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trumpit dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit, vitin e kaluar bëri publik planin për një kompleks hotelier prej 500 milionë dollarësh në qendër të Beogradit. Projekti përqendrohet në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, në zemër të kryeqytetit, e cila u bombardua nga NATO-ja në pranverën e vitit 1999, gjatë fushatës për të ndaluar sulmet serbe në Kosovë.

Me gjithë dëmtimet, ndërtesa mbeti nën mbrojtje, për shkak të vlerës arkitekturore, sipas aktivistëve lokalë. Ligji i ri i propozuar e anashkalon këtë mbrojtje, duke e shpallur projektin “prioritet kombëtar”. Ai parashikon që “të gjitha procedurat për zbatimin e projektit të rindërtimit të Shtabit të Përgjithshëm të trajtohen si urgjente” dhe që “të gjitha institucionet shtetërore të marrin vendime brenda kompetencave të tyre pa vonesa”.

Si erdhi deri këtu?

Ky ligj pason një sërë përplasjesh rreth projektit. Në nëntor të vitit 2024, Qeveria serbe hoqi statusin e mbrojtur të ndërtesave, duke hapur rrugën që kompania e Kushnerit të vazhdonte me projektin. Një gjë e tillë ngjalli zemërim te mbrojtësit e trashëgimisë kulturore.

Në maj, Prokuroria njoftoi se zyrtari përgjegjës për mbrojtjen e këtij objekti kulturor, kishte falsifikuar një nënshkrim në një dokument kyç dhe ishte arrestuar. Goran Vasiq, drejtor në detyrë i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, pranoi se kishte sajuar një opinion ekspertësh, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Kompania e Kushnerit, Affinity Partners, e mohoi çdo përfshirje në falsifikimin e dokumenteve dhe premtoi se do të ndërtojë një kompleks përkujtimor brenda objektit, kushtuar viktimave të bombardimeve të NATO-s. Objekti u përfshi në listën e këtij viti të vendeve të trashëgimisë më të rrezikuara në Evropë nga Europa Nostra - organizata më e madhe e mbrojtjes së trashëgimisë në kontinent.

Kur një delegacion nga ky grup vizitoi objektin në muajin korrik, tha se ai është “simbol i përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të shekullit 20”. Brenda Serbisë, projekti ngjalli kritika të mëdha.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Zdravko Ponosh, akuzoi presidentin Vuçiq se “po investon në të ardhmen e tij politike”, duke e krahasuar dhënien e kontrollit mbi këtë vend me “dorëzimin e një stolie familjare”. Politikanë nga të gjitha anët e spektrit politik kërkuan që ndërtesa të ruhet si monument historik.

“Një destinacion që nuk duhet humbur”

Por, Vuçiç deklaroi se projekti “do të ndihmojë që kryeqyteti ynë të bëhet qendra e këtij rajoni të botës” dhe do ta pozicionojë Beogradin si “një destinacion që nuk duhet humbur”.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Përparimtare Serbe, Millenko Jovanov, refuzoi të komentonte propozim-ligjin për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, duke thënë vetëm se “shpjegimi është në faqen e internetit të Kuvendit”, ndërsa “pjesën tjetër do ta dëgjoni gjatë debatit”.

Në shpjegimin e ligjit, të postuar në faqen e internetit të Kuvendit serb, thuhet se ndërtesat u dëmtuan ndjeshëm gjatë bombardimeve të NATO-s dhe se përdorimi i tyre është bërë i pamundur. Aty, po ashtu, thuhet se projekti i rivitalizimit të kompleksit përfaqëson “një interes publik me rëndësi për zhvillimin ekonomik të Serbisë”.

Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga kompania Affinity Partners për projektligjin, por nuk mori përgjigje. Kushner ka plane për një projekt edhe në bregdetin Adriatik të Shqipërisë. Projekti parashikon shndërrimin e Ishullit të Sazanit - të mbushur me bunkerë dhe tunele të braktisura nga epoka komuniste - në një vendpushim luksoz.

Projekti prej 45 hektarësh, i miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike më 30 dhjetor 2024, vlen 1.4 miliard euro dhe pritet të krijojë rreth 1.000 vende pune në Shqipëri. Komiteti tha se projekti përmbush kriteret ligjore të Shqipërisë për investime strategjike, që u japin zhvilluesve përfitime, si procedura të përshpejtuara dhe stimuj të tjerë.

Kushner ndau për herë të parë projektimet paraprake për resortin në mars të vitit 2024. Shteti shqiptar krijoi më 26 qershor të këtij viti një kompani të re, Albanian State Development & Real Estate, me kapital 50 milionë lekë, apo rreth 600.000 dollarë. Kompania do të përfaqësojë shtetin në partneritetin publik-privat për Ishullin e Sazanit.

Detyra e saj është të menaxhojë dhe zhvillojë pronat, të sigurojë ndërtim ekologjik dhe të mbikëqyrë kontratat dhe bashkëpunimet për projektin. Qëllimi i deklaruar është që resorti të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe në interes të publikut. Pavarësisht miratimeve zyrtare, shumë detaje të projektit mbeten të paqarta.

Nuk ka informacione publike nëse kontratat janë nënshkruar, nëse lejet mjedisore janë lëshuar, nëse studimet e fizibilitetit kanë përfunduar apo planet e ndërtimit janë miratuar.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi për këtë temë Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, kompaninë Albanian State Development & Real Estate dhe Bashkinë e Vlorës - autoritetin lokal për Ishullin e Sazanit - por nuk mori përgjigje.

Organizatat joqeveritare dhe autoritetet lokale e kanë kritikuar procesin për mungesë transparence dhe kanë shprehur shqetësime për mjedisin. Resorti, që do të mbulojë rreth 8% të Ishullit të Sazanit, pritet të përfshijë një marinë, rezidenca luksoze, zona gastronomike dhe objekte akomodimi./REL

jared kushnerit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj