LIVE UPDATES
Politike

'Hije skandali me naftën'/ Sula: Dyfishohet numri i makinave, bie sasia e karburantit të importuar në 10 vite

Sula ka investiguar ecurinë e tregut të importit të naftës në vend në 10 vitet e fundit, ku ka rezultuar se megjithëse numri i makinave në përdorim është gati dyfishuar

11 Korrik 2022, 13:33 Nga A.B
'Hije skandali me naftën'/ Sula: Dyfishohet numri i makinave, bie
Dashnor Sula

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka investiguar ecurinë e tregut të importit të naftës në vend në 10 vitet e fundit, ku ka rezultuar se megjithëse numri i makinave në përdorim është gati dyfishuar, sasia e karburantit të importuar është ulur. Ai ka publikuar përgjigjet që i kanë ardhur nga Drejtoria e Transportit Rrugor dhe AKB-ja dhe Sula shkruan se kemi të bëjmë me një megaskandal të madh.

POSTIMI I DASHNOR SULËS:

Hije skandali me naftën në Shqipëri! Shqipëria prej kohësh rënditet si një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në Evropë sepse Ballkanin e kemi lënë pas me kohë. Në mënyrë të vazhdueshme e kam ngritur këtë shqetësim në çdo dritare të mundshme. Së fundmi vendosa të bëj një investigim të thjeshtë më sektorin e karburanteve: si Deputet i Shqipërisë i kërkova informacion Drejtorisë së Transportit Rrugor të më vendoste në dispozicion numrin e automjeteve të regjistruara në Shqipëri nga viti 2011 e deri në vitin 2021. Ndërkohë duke qenë se ne naftën që nxjerr AlbPetrol e eksporton të gjithën jashtë për ta përpunuar, kërkova nga Drejtoria e Doganave të më vendoste në dispozicion sasinë e karburantit të importuar gjithashtu që nga viti 2011.

Gjithashtu kërkova nga AKBN që të më vendosnin në dispozicion sasinë e naftës së nxierrë nga Albpetrol.

Përgjigjet që më kanë ardhur krijojne një hije të fortë dyshimi për një megaskandal.

* Në vitin 2011: 410.629 automjete të regjistruara në Shqipëri, ndërkohë sasisa e karburantit të importuar ka qenë 570.441.945 litra ose mbi 570 mijë tonë karburant të importuar.

* Në vitin 2012: 394.447 automjete të regjistruara. Ndërkohë sasia e naftës së importuar 539.085.234 litra ose e thënë ndryshe mbi 539 mijë ton karburant të importuar.

Nuk po i marrë me radhë të gjithë vitet sepse janë në këtë dokument sepse i gjeni në tabelat përkatëse më poshtë, por po shkoj tek viti 2021.

* Rezultojnë 740.669 automjete të regjistruara, ndërkohë sasia e karburantit të importuar është 536.025.971 litra ose e thënë ndryshe 536 mijë ton karburant.

Sakaq nga AKBN po paraqes sasinë e naftës bruto të nxjerrë nga burimet shqiptare.

Në vitin 2011 Albpetrol nxirrte 835.610 tonë naftë të papërpunuar.

Ndërkohë në 2021 rezulton se nga burimet shqiptare është nxjerrë 625.051 tonë karburant.

Nëse analizojmë të dhënat e mësipërme mes vitit 2011 dhe vitit 2021 rezultin se numri i automjeteve të regjistruara në Shqipëri në vitin 2021 gati është dyfishuar, ndërsa sasia e naftës së importuar është më e ulët sesa në vitin 2011.

Të dashur qytetar, në analizë nuk kam marrë numrin e zetorëve, apo traktorëve me zinxhirë që përdoren nga kompanitë e ndërtimit e që harxhojnë 10 fish të naftës.

Kur në 2021 që kemi thuajse dyfishin e numrit të automjeteve që kishim në vitin 2011, si ka mundësi që importojmë më pak naftë sesa në vitin 2011.
Nga e gjejmë ne naftën për të vendosur në lëvizje automjetet? A mos ka hyrë kjo naftë kontrabandë?

Apo mos ndoshta nga puset e naftës në Shqipëri është nxjerrë e njëjta sasi por një pjesë e saj futet në tregun vendas dhe qytetarët blejnë naftë “Ballshi” për naftë importi?

A mos kemi të bëjmë sërish me një super skandal me shmangje nga detyrimet?

Unë uroj që prokuroria të ngrihet në lartësinë e detyrës e të marrë në konsiderat e të hetojë këtë rast. Ndërkohë unë personalisht nuk do ta lë më kaq por do ti shkoj deri në fund kësaj çështje.

Gjasat janë që të kemi miliona litra naftë të padeklaruara e detyrimisht ka një gropë të madhe të zezë në buxhetin e shtetit.

dashnor sula


Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!