LIVE UPDATES
Politike

Meta dhe Berisha në SPAK, Arben Kraja s'flet: “Sekret hetimor", kreu i PD po hetohet për 2 dosje

Arben Kraja deklaroi se po hetohet në lidhje me ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona. Ai nënvizoi se do të hetohen të gjitha rrethanat.

12 Shtator 2022, 21:15 Nga k.m.
Meta dhe Berisha në SPAK, Arben Kraja s'flet: “Sekret
Arben Kraja

TIRANË- Kreu i SPAK, Arben Kraja përpiqet të jetë sa më korrekt, kur flet për hetimin e politikanëve. Me frazën “sekret hetimor” shpëtohet nga publikimi i detajeve të rëndësishme, por në rastin e hetimit të Ilir Metës për lobim të paligjshëm, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, pak gjëra mund t’i thoshte. Në një intervistë për "Pa censurë", Kraja deklaroi se po hetohet në lidhje me ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona. Ai nënvizoi se do të hetohen të gjitha rrethanat.

Kemi çështje në hetim që lidhen me ngjarjen e Gërdecit, ku humbën jetën fatkeqësisht 26 njerëz. Kemi çështje që lidhen me lobingun e partive politike, të cilat po i hetojmë. Në lidhje me Gërdecin, hetimet janë komplekse. Ka vështirësitë e veta, është kohë e gjatë që ka kaluar, por do të sqarojmë të gjitha rrethanat çfarë ka ndodhur brenda mundësive që kemi. Ne po hetojmë ngjarjen. Ish Ministri i Mbrojtjes është me statusin e personit në hetim për shpërdorim detyre, sepse atë status ka pasur, por u pezullua për arsye të imunitetit, ndërkohë pjesën tjetër po e hetojmë dhe nëse do të ketë prova, patjetër që do të ketë dhe akuza për atë që do të provohet”, u shpreh ai.

Ndalur te shpallja non grata nga SHBA e ish-kryeministrit Berisha ai u shpreh se nën hetim janë çështja e Gërdecit dhe ajo e privatizimit të kompleksit “Partizani” por nuk dha më shumë detaje.

Elona Meço:  Një çështje për ish kryeministrin Berisha ka nën hetim, nisur nga deklarata e Departamentit amerikan të Shtetit për shpalljen e tij non grata?

Arben Kraja: Ne nuk merremi me deklarata, duhet të më mirëkuptoni. Deklarata janë deklarata politike, janë mbi baza të tjera. Deklaratat janë të qeverisë së SHBA, ndërkohë ne hetojmë çështje penale në Shqipëri dhe nuk kemi dalë në konkluzion as po, as jo në lidhje me ato deklarata.

Pyetur nëse ka marrë kontakt me SHBA për të dhëna shtesë, Kraja zgjodhi të mos komentojë.

“Nuk kam ndonjë koment për të bërë për këtë”, u shpreh ai. E po ashtu, komentoi edhe hetimet që kanë nisur për ish-presidentin Ilir Meta. 

Arben Kraja: Çështja ndaj ish presidentit është hapur si një kallëzim i gazetarëve dhe i një ish-deputeti. Po hetohet dhe po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar çfarë ka ndodhur. 

Elona Meço: Ju jeni vetë prokuror në atë çështje. 

Arben Kraja: Po, jam një nga prokurorët e çështjes. 

Elona Meço: A qëndron ndonjë prej akuzave ndaj zotit Meta?

Arben Kraja: Nuk mund të flas për gjëra konkrete, pasi çështjet janë në hetim. 

Elona Meço: Po, “sekreti hetimor” është kthyer në gijotinën e transparencës. 

Arben Kraja: Ka të bëjë me objektivitetin. Ne po kryejnë të gjitha veprimet për të kuptuar çfarë ka  ndodhur. 

Elona Meço: Ju kanë ardhur përgjigje nga bankat? 

Arben Kraja: Shkojnë kërkesa dhe vijnë përgjigje, pa diskutim. 

Elona Meço: Po për letërporosinë nga SHBA keni marrë përgjigje?

Arben Kraja: Nuk dua të futem në detaje konkrete. Përgjigjet nuk kanë ardhur ende. Do t’i bëjmë të gjitha veprimet e mundshme, përfshirë edhe marrjen e provave jashtë vendit./RTSH

arben kraja sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit