LIVE UPDATES
Politike

"Hetimet kanë nisur para 5 vitesh", Meta: Rama, Dumani dhe Gjiknuri intimiduan persona për deklarata të rreme, pasi nuk ngritën një fakt penal nga CEZ-DIA nxorrën...

Ish-presidenti akuzon kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumanin, kryeministrin Edi Rama dhe Damian Gjiknurin se kanë tentuar të joshin dhe intimidojnë persona për të bë deklarata të rreme ndaj tij. 

28 Tetor 2024, 17:48 Nga r.ll
"Hetimet kanë nisur para 5 vitesh", Meta: Rama, Dumani dhe
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu, një javë pas arrestimit të tij, lidhur me akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij. 

Meta shkruan se hetimet kanë nisur që në dhjetor të 2019, sipas tij në kohën "e përplasjes" për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese. Ish-presidenti akuzon kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumanin, kryeministrin Edi Rama dhe Damian Gjiknurin se kanë tentuar të joshin dhe intimidojnë persona për të bë deklarata të rreme ndaj tij. 

Më tej, shkruan se ish-administratori i DIA-as, Kastriot Ismaili i kishte lidhjet me CEZ, para se Meta të bëhej zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm. Në reagimin e ti,  thuhet se marrëveshja midis CEZ-it dhe DIA është firmosur në 1 shtator 2010 dhe ishte marrëdhënie midis dy kompanive me interesa reciproke, ndërsa shton se ai vetë është bërë Ministër i Ekonomisë më 16 shtator. 

Meta shkruan se për këto fakte është në dijeni edhe Dumani. Kreu i PL e akuzon prokurorin se tentoi t'i merrte deklaratë të rreme Ismailit në burg. Meta thotë se "në pamundësi për të provuar një fakt penal nga kjo çështje, SPAK lëshoi plot delinkuentë për të bërë kallëzime të tjera pafund për çështjet e lobingjeve, të deklarimit të pasurive, të çështjeve shëndetësore, etj".

PJESË NGA REAGIMI I METËS: 

Hetimet ndaj meje kanë nisur që në Dhjetor 2019 në bazë të kallëzimit të një njeriu të dënuar nga Gjykata për dhunë në familje, si Romeo Karaj, i cili ishte edhe punonjës i regjimit, OSHE dhe dikur bashkëpunëtor i Kastriot Ismailit te CEZ-DIA.
Kjo çështje është filluar në kohën e përplasjes së madhe për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese midis meje si President i Republikës dhe Qeverisë së “Rilindjes”, që donte të grabiste të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që të kemi këtë Ramaformë që e dinë të gjithë shqiptarët.

Për vite të tëra, Altin Dumani, në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin, jo vetëm joshën shumë persona për të bërë deklarime të rreme, por edhe intimiduan shumë të tjerë, që kishin probleme me drejtësinë, për vjedhje dhe mashtrime, si rasti i Elvis Mataj, që ka qenë krahu i djathtë i Kastriot Ismailit, për t’i përdorur në gjyqin e arbitrazhit në Vjenë kundër tij, por edhe më pas për të bërë deklarata mashtruese lidhur me marrëdhëniet e mia me Kastriot Ismailaj.

Po kështu përmes Dritan Priftit dhe Tom Doshit u përpoqën të përdornin të afërm të tij për të më provokuar mua, që të ndërhyja për lirimin e tij dhe më pas i nxitën për të dhënë intervista të pavërteta.

Lidhur me këtë çështje, si Kryetar Kuvendi, i kam çuar informacion zyrtar Prokurorisë dhe i kam kërkuar të merreshin masa, pasi ata edhe mund ta eleminonin znj.Vojsava Ismaili e më pas të pretendonin se këtë e kisha bërë unë, gjoja si hakmarrje ose për të zhdukur një dëshmitare që kurrë në fakt s’ka ekzistuar si e tillë. Altin Dumani e di shumë mirë se Kastriot Ismaili i kishte lidhjet me CEZ shumë përpara se unë të bëhesha Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm, për shkak të partneres së tij amerikane Rebeka dhe nuk jam unë personi që e kam lidhur me çekët.

Po kështu Dumani e di shumë mirë se lidhjet me CEZ i mbante Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë në emër të Qeverisë shqiptare, si aksionere me 24% në CEZ-Albania. Dumani e di shumë mirë se marrëveshja midis CEZ-it dhe DIA është firmosur në 1 shtator 2010 dhe ishte marrëdhënie midis dy kompanive me interesa reciproke.

Ndërsa unë jam bërë Ministër i Ekonomisë më 16 shtator. Po kështu ai e di shumë mirë se asnjë ditë, Kastriot Ismaili nuk ka qenë as kandidat për anëtar i Këshillit Mbikqyrës të CEZ-Albania, as anëtar i këtij Këshilli dhe as ndihmës i Ministrit sepse nuk ekziston asnjë akt i tillë. Prania e tij gjatë vizitës që kam zhvilluar unë në Pragë gjatë një vizite pune të dokumentuar nuk ka të bëjë me faktin se ai ishte pjesë e delegacionit tonë, i cili është i dokumentuar nga urdhër-shërbimet.

Por ai ishte si partner zyrtar i CEZ-it që ishte edhe mikpritësi ynë së bashku me Ministrin e Ekonomisë. Po kështu Kastriot Ismaili nuk ishte as person në kërkim dhe as i lidhur me bandat siç janë sot shumica e atyre që fluturojnë me çarterin e Edi Ramës, shpenzimet e të cilit nuk deklarohen kurrë dhe për të cilat Dumani s’ka guxim të shqetësohet. Dumani spekullon kur thotë se unë nuk kam thënë të vërtetën lidhur me udhëtimin në Pragë, i cili ka qenë shumë i saktë. Pra mund të kemi qëlluar në një avion, por jo për qëllime të përbashkëta.

Dhe kjo është logjike sepse qëllim i përbashkët do të thotë për shembull të ikësh me dikë për pushime në të njëjtin vend.
Por në rastin konkret qëllimi im ishte nxitja e drejtuesve të CEZ për të mos zvarritur investimet që ishin jetike për shkak të dimrit ku kishim hyrë. Lidhur me pretendimet se pas kësaj vizite u realizua ulja e çmimit nga ERE në favor të CEZ, më duhet të sqaroj se ERE ishte një institucion i pavarur nga Qeveria.

Jo vetëm kaq, por Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë e kundërshtoi përmes KESH-it vendimin e saj në të gjitha gjykatat.
Për më tepër kjo përplasje e Qeverisë me ERE solli pasojë edhe dorëheqjen ose shkarkimin e Kryetarit të ERE.
Por kjo nuk i leverdis Altin Dumanit të përmendet edhe pse ishte te dëshmia ime sepse ai ka marrë detyrën e kamikazit të Partisë për të ndërtuar një tablo sinoptike fake, me qëllim montimin e akuzave politike pa prova.

Për 4 vite Dumani bëri çdo përpjekje për t’i marrë deklarime të rreme Kastriot Ismailit në burg kundër meje, por nuk ia arriti qëllimit. Këtë e dinë të gjithë në burgun e Fierit dhe SPAK. Në pamundësi për të provuar një fakt penal nga kjo çështje, SPAK lëshoi plot delinkuentë për të bërë kallëzime të tjera pafund për çështjet e lobingjeve, të deklarimit të pasurive, të çështjeve shëndetësore, etj. 

ilir meta afera cez-dia spak altin dumani

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari