LIVE UPDATES
Politike

Hapja e dosjeve, VOA: Kuvendi votoi me shumicë votash, PS kërkon ndalimin e ushtrimit të detyrës

Socialistët, përveç ndërhyrjes në Kodin zgjedhor, që kufizohet te personat e zgjedhur, duket se synojnë po ashtu zgjerimin e rrezes së ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike të personave që rezultojnë si bashkëpunëtorë apo të favorizuar të ish Sigurimit të Shtetit.

21 Tetor 2022, 07:54 Nga A.B
Hapja e dosjeve, VOA: Kuvendi votoi me shumicë votash, PS kërkon
Kuvendi

Në Shqipëri, parlamenti votoi mesnatën e së enjtes, disa ndyshime në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentat e ish Sigurimit të shtetit”, të cilat parashikojnë ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumentave nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që kanë një çertifikatë të mëparshme pasurie, kur për ta, shfaqen informacione të reja.

Ndryshimet morën mbështetjen e 94 deputetëve që ndodheshin në sallë, pa asnjë votë kundër, falë konsensusit të gjetur mes socialistëve dhe deputetëve demokratë në opozitë që mbështesin kryetarin e grupit Enkelejd Alibeaj.

Zanafilla e këtyre ndryshimeve ishte një shkresë që Autoriteti i Dosjeve, i dërgoi parlamentit në fund të muajit korrik, ku bënte të ditur se emri i ish presidentit Ilir Meta “figuron në dokumentat e krijuara nga strukturat e ish Sigurimit të Shtetit”.

Zoti Meta e hodhi poshtë në mënyrë kategorike çdo mundësi që ai të kishte qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Ai akuzoi Autoritetin për manipulim të dosjes, duke ngritur më vonë dhe një padi ndaj këtij institucioni, për të cilën Prokuroria njoftoi pak kohë më parë se nuk përmbante elementë për të rregjistruar një çështje penale.

Në shkresën e tij, Autoriteti propozonte dhe një ndërhyrje ligjore, që të hiqej pengesa për riverifkim të figurave të cilat ishin pajisur më parë me çertifikata pastërtie nga Komisionet Mezini e Bezhani, të cilat zhvilluan aktivitetin e tyre në gjysmën e dytë të viteve ’90. Autoriteti ia kishte propozuar këtë ndryshim parlamentit disa herë të tjera dhe më parë. Por vetëm tani, shumica socialiste vendosi të vepronte me shpejtësi, dukshëm e nxitur nga shfaqja e emrit të ish presidentit Meta. Në 5 vitet e tij në krye të shtetit, marrëdhëniet mes palëve kishin qenë tejet të tensionuara. Dy nisma të socialistëve për shkarkimin e tij rezultuan të pasuksesshme.

Edhe kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në parlament, tha se “ne këtu në këtë proces na solli shtetasi I.M.. Doli një I.M., u mbush dynjaja me fjalë, u pa që nuk merrej dot vesh kush është ky I.M., a është I.M.-ja që u shkon mendja atyre që u shkon mendja për keq, apo është ndonjë I.M. tjetër dhe shumë thjeshtë u zbulua, apo u kuptua, apo u mor vesh, apo u kujtua që ka një pengesë për shtetasin I.M.. Të hapet gjithë kjo kategori dosjesh edhe të lehtësohen të gjithë edhe ku ta gjejmë që të marrim një përgjigje lehtësuese dhe jo akoma më rënduese dhe largqoftë të mësojmë që shtetasin I.M. e paskemi pas 30 vjet jo vërdalle, po 30 vjet merre e ngjite ku ka pas vend në gjithë piramidën shtetërore dhe ule aty”, deklaroi zoti Rama.

Pjesa e deputetëve demokratë të udhëhequr nga zoti Alibeaj, të cilët kanë gjithashtu një marrëdhënie përplasjeje me zotin Meta, shfrytëzuan mundësinë për të kërkuar një ndërhyrje më radikale ndaj trashëgimisë së ish Sigurimit të shtetit. Vota e tyre, do të jetë e nevojshme për socialistët, për të kaluar dhe një ndryshim në Kodin Zgjedhor të kërkuar po nga Autoriteti i Dosjeve, që parashikon detyrimin për partitë politike dhe kandidatët në garat për parlament apo dhe pushtetin vendor, që të pajisen më parë me një çertifikatë pasurie nga Autoriteti. Një masë e cila rrezikon ta lerë jashtë posteve dhe institucioneve politike zotin Meta, nëse do të vërtetoheshin dyshimet se ai ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit.

Shumica pranoi dhe votoi në parlament dy amendamente të paraqitura nga zoti Alibeaj, si atë që lidhet me deklasifikimin e dokumentave të ish Sigurimit, ashtu dhe me hapjen e dosjeve, që i jep mundësi çdokujt që të konsultohet në mënyrë të plotë me to, në ndryshim nga ç’ndodh aktualisht ku një pjesë e të dhënave (emrat e personave të përfshirë) ofrohen të mbuluara. Palët gjetën po ashtu dakortësi dhe për disa element të tjerë që i njohin të drejtën Autoritetit të angazhohet dhe në procesin e identifikimit dhe rikuperimit të eshtrave të personave të zhdukur dhe të ekzekutuar, të ketë mundësinë që për sqarimin e rrethanave të një çështjeje të mbledhë deklarata nga palët, dëshmitarët dhe të kërkojë përfshirjen e ekspertëve, apo që ky institucion “të verifikojë propozimet për dhënie dekoratash, tituj nderi, medalje dhe titujt vendorë të nderit, emërtimit të rrugëve, shesheve, hapësirave publike, dhe monumenteve historike kulturore /lapidarëve me data, emra dhe simbole që lidhen me të kaluarën e regjimit komunist”.

Në fjalën e tij në parlament zoti Alibeaj deklaroi se “nuk është thjesht hapja e dosjeve për të parë kush kanë qenë bashkëpunëtorët e Sigurimit, por kush kanë qenë prokurorët politikë, gjyqtarët politikë, ekzekutorët e skuadrave të pushkatimit, ekspertët, ata drejtuesë e gardianë burgjesh të cilët vdekjen e të pafajshmeve e kanë patur bukën e tyre të përditshme. Ky është celësi i parë i një sarkofagu të madh ku është futur i gjithë makthi i shoqërisë por dhe politikës shqiptare. Kush nuk është i kapur, kush nuk ka skelete në dollap, do duhet ta bëjë këtë. Eshtë fillimi, shpresojmë të jetë kështu, i një procesi purifikimi të kësaj shoqërie”.

Por për zotin Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë, forca politike që zëvendësoi siglën e Lëvizjes socialiste për Integrim, sapo zoti Meta la presidencën, ndryshimi i propozuar “është një nismë ad personam, që s’ka lidhje me parimet por thjesht e vetëm një mafiozitet politik”, tha ai duke akuzuar Autoritetin se është vënë në shërbim të interesave të shumicës.

Edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, pjesë e grupimit që mbështet ish kryeministrin Sali Berisha, i cili mungoi në sallë, kundërshtoi ndryshimet e propozuara duke folur për një pazar mes shumicës dhe pjesës tjetër të demokratëve që drejtohen nga zoti Alibeaj. Sipas tij “ne sot nuk po i ndalojmë kriminelët që të marrin funksione. Në ato amendamente nuk ka asgjë për kriminelët e komunizimit. Ne duhet të dënojmë jo krimet, por kriminelët e komunzimit”, tha ai duke këmbëngulur në nevojën e ligjit të lustracionit, një projekt të të cilit ai ka dorëzuar në parlament.

Një propozim për lustracionin është propozuar dhe nga pjesa tjetër e demokratëve së bashku me një projektligj për ndërgjegjësimin e shoqërisë për krimet e komunizmit apo dhe ndalimin e propagandës komuniste.

Nga ana e tyre socialistët, përveç ndërhyrjes në Kodin zgjedhor, që kufizohet te personat e zgjedhur, duket se synojnë po ashtu zgjerimin e rrezes së ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike të personave që rezultojnë si bashkëpunëtorë apo të favorizuar të ish Sigurimit të Shtetit, duke përfshirë të gjithë ata që janë në piramidën e administratës shtetërore, por dhe në organet kushtetuese, apo të krijuara me ligj, deri te gjyqtarët dhe prokurorët./VOA

seance plenare 20 tetor 2022 voa kuvendi hapja e dosjeve

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari