"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama sulmon protestuesit dhe administratën: Kanë ngelur puplat dhe vezët e ditëzinjve
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
“Pa mua s’ke jetë”/ Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit gjatë ngjarjes: Do të fejohemi s&e...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Gjatë seancës, kryebashkiaku i Tiranës ngriti pretendimin se palët në proces nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë, duke akuzuar se po krijohet një pabarazi procedurale.
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohet kërkesa për anulimin e dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror. Gjatë seancës, kryebashkiaku i Tiranës ngriti pretendimin se palët në proces nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë, duke akuzuar se po krijohet një pabarazi procedurale.
Veliaj u ndal edhe te çështja e mandatit të tij si kryebashkiak, duke deklaruar se ai nuk mund të trajtohet si një pasuri që mund t’i merret dikujt. Sipas tij, emërimi i Ols Dados si prokuror është bërë në kundërshtim me ligjin.
“Është evidente që po krijohet asimetri. Një pale po i shtohet interesi publik, të paditurit po i largohen të tjerët, KLP dhe avokati i shtetit. Ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë, ose ka kuptuar atë që di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror dhe kryebashkiaku është arrestuar. Mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer nga zyra. Kjo shoqatë e legjitimuar, pesha juaj i nderuar është për të rikthyer besimin te drejtësia. Nëse dikush mund të vishet si polic apo si prokuror në këtë teatër, merr në qafë një qytet të tërë. Unë dy fitore i kam marrë edhe pa shkuar në Strasburg. Nëse më rrëmbyen mua, mund të rrëmbejnë këdo tjetër. Një noter që është emëruar në kundërshtim me ligjin”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar me 23 janar të vitit 2026 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.
Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Kryebashkiaku kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.
Në këtë padi, theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe individit./Dosja.al
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, sot pritet të caktojë datën për mbajtjen e...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Admini...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se thirra e protestuesve “Rama jepe dorëheqjen” është bë...
Tedi Blushi TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i nisur kërkesë zyrtare Ministrit te Bren...
Foto ilustruse TIRANA- Partia Demokratike ka dënuar ndalimin e gazetares së Citizen Channel, nga policia gjatë ditës së sotme...
Foto ilustruse TIRANA- Partia Demokratike ka dënuar dhunën e bërë nga policia ndaj protestuesve. Përmes një deklarate,&...
Foto TIRANË- Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit me 83 vota pro dhe 2 kundër. ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama erdhi në Kuvend për të marr&...
Pamje nga Kuvendi TIRANË- Kuvendi ka miratuar me votat e mazhorancës aktin normativ që parashikon financimin e pjesshëm të nj...
Pamje TIRANA- Deputetët e opozitës bllokuan ditën e sotme gjatë seancës plenare në Kuvend foltoren për disa orë...