"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama sulmon protestuesit dhe administratën: Kanë ngelur puplat dhe vezët e ditëzinjve
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
“Pa mua s’ke jetë”/ Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit gjatë ngjarjes: Do të fejohemi s&e...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Në një postim të saj, Koçeku u është drejtuar banorëve të këtyre zonave, duke deklaruar se Paketa e Maleve nuk përbën një zgjidhje për zhvillimin e tyre, por rrezikon të sjellë tjetërsimin e tokave.
TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar kundër përfshirjes së zonave të Shalës, Shoshit dhe Pultit në Paketën e Maleve, duke ngritur shqetësime për ndikimin që kjo nismë mund të ketë mbi pronësinë dhe identitetin e këtyre trevave. Në një postim të saj, Koçeku u është drejtuar banorëve të këtyre zonave, duke deklaruar se Paketa e Maleve nuk përbën një zgjidhje për zhvillimin e tyre, por rrezikon të sjellë tjetërsimin e tokave.
Sipas saj, përpara se të pranohen premtime për investime dhe zhvillim, banorët duhet të kërkojnë njohjen e pronësisë dhe të drejtën për të vendosur vetë mbi tokat e tyre. Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësime për mungesën e infrastrukturës bazë në këto zona, duke përmendur problemet me pronësinë, rrugët dhe energjinë, të cilat sipas saj duhet të adresohen përpara çdo projekti zhvillimi.
Postimi i Plotë:
Të dashtun banorë të Shalës, Shoshit e Pultit, Përfshimja e zonave tueja në Paketën e Maleve, siç asht ba e ditun këto ditë, nuk asht shpëtimi i atyne trojeve, por fillimi i nji tjetërsimi që pasojat ka me i pasë aq negative sa ju s’keni me mujtë ma me i kontrollue ato toka. Nëse doni me qenë shërbyes e lypsarë n’tokat tueja, atëherë pranojeni hak Paketën e Maleve, por di me ju thanë se malet tona nuk futen në paketë, dhe se treva jonë ka ditë me e ruejtë identitetin e vet për shekuj me radhë. As nuk asht pushtu e as nuk asht shitë. Dhe ju duhet me e pasë parasysh, secili prej jush, se pushtimet gjithmonë kanë ardhë me maska të reja, që ju të mos i njihni.
Unë e di se, çfarëdo çmimi që ata munden me ju ofru, ju nuk i lëshoni tokat e t’parëve, qoftë edhe veç për faktin pse janë t’parëve… se malsori ka qenë dhe asht zot n’tokë t’vet. Por tash e vetmja mënyrë me jua marrë, asht tu spekulu përmes ligjit me pretekstin se ju do mundeni ma n’fund me i zhvillue ato toka, a ndërkohë nuk keni as tituj pronësie, as rrugë, as energji e as kushtet e nji infrastrukture që jua siguron nji gram jetë të mirë. S’keni ditë kurrë me i kërkue ato kushte! Kështu që para se me pranue çfarëdolloj premtimi për “zhvillim”, kërkojeni njiherë atë çka ju asht mohue deri tash: pronën tuej, dhe të drejtën me vendosë vetë se çka bahet me pronën tuej. Zhvillimi që ju nxjerr prej tokës e ju kthen në vasalë e shërbëtorë të dikujt tjetër, nuk ka si me u quejtë zhvillim, përndryshe ju do ishit “zhvillue” me kohë.
Gjykata Administrative TIRANË- Ish-prokurori Tom Deda ka kërkuar nga Gjykata Administrative që të përfshihet si palë e tret&e...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën Administrati...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, sot pritet të caktojë datën për mbajtjen e...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Admini...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se thirra e protestuesve “Rama jepe dorëheqjen” është bë...
Tedi Blushi TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i nisur kërkesë zyrtare Ministrit te Bren...
Foto ilustruse TIRANA- Partia Demokratike ka dënuar ndalimin e gazetares së Citizen Channel, nga policia gjatë ditës së sotme...
Foto ilustruse TIRANA- Partia Demokratike ka dënuar dhunën e bërë nga policia ndaj protestuesve. Përmes një deklarate,&...
Foto TIRANË- Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit me 83 vota pro dhe 2 kundër. ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama erdhi në Kuvend për të marr&...