LIVE UPDATES
Politike

‘Gjinushi në krye të Akademisë pa dekret’, Zhupa: Rama do ndryshojë ligjin për t'i dhënë një mandat tjetër

Zhupa thotë se kryeministri Edi Rama po kërkon t’i zgjasë mandatin antikushtetues me ligj.

19 Janar 2023, 15:11 Nga A.B
‘Gjinushi në krye të Akademisë pa dekret’, Zhupa:
Ina Zhupa

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar përmes deputetes Ina Zhupa se Skënder Gjinushi mban postin e lartë në Akademinë e Shkencave pa dekretim nga Presidenti. Në një dalje për mediat, Zhupa thotë se kryeministri Edi Rama po kërkon t’i zgjasë mandatin antikushtetues me ligj. Ato i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese të marrë në shqyrtim padinë e PD-së për ligjshmërinë e postit të kryetarit të akademisë. Sipas tyre, çdo vonesë do ta 'kalcifikojë turpin që ka mbuluar institucionin e lartë të shkencës dhe gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese ta shqyrtojnë sa më parë.'

DEKLARATA:

Siç bën ligjet me porosi, për t’u dhënë përfitime oligarkëve, tani Edi Rama po urdhëron ligje me porosi për t’i dhënë mandat të dytë aleatit politik Skënder Gjinushit. Akademia e Shkencave sot drejtohet në mënyrë anti-kushtetuese nga një njeri që nuk është dekretuar nga Presidenti, që ka lidhje me shkencën aq sa plagjiatura e tij Caruana me gjuhësinë, që ka qenë kryetar partie politike kur është zgjedhur në krye të Shkencës. Një njeri që pret t’i ndërpritet mandati nga Gjykata Kushtetuese, pas një padie të Partisë Demokratike, po lëviz gjithë fijet politike që të sigurojë në mënyrë, po anti-ligjore një mandat të dytë.

Në kuvend është depozituar një ndryshim ligjor, vetëm në shërbim të kapjes politike të akademisë së Shkencave nga Gjinushi, i cili e ka shpallur veten kryetar të përjetshëm, kryeredaktor të historisë, kryeredaktor të enciklopedisë. Ligji është bërë pikërisht për të shmangur mandatet e përjetshme dhe siguruar rotacionet e krerëve të institucioneve të pavarura. Këto po zhbëhen me ndryshimet që kërkon Partia Socialiste.

Neni 11, në pikën 10, përcaktonte se “Kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate, por jo radhazi”. Me ndryshimin e propozuar, pika 10 e nenit 11 bëhet, “Kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate”. Siç shihet është hequr togfjalëshi, “por jo radhazi”. Cili është interesi publik në këtë rast që duhet mobilizohet Kuvendi për ndryshime ligjore? Si mund ta kthejmë Kuvendin në noter dëshirash dhe ambiciesh të aleateve politikë të Edi Ramës?

Akademikët meritojnë të kenë një akademi të pavarur, një akademi që bën shkencë, meritojnë të zgjedhin të pavarur drejtuesit e tyre dhe mos të ndërhyjë Kuvendi për të paracaktuar mandate të radhës për një njeri që nuk e lëshon karrigen e Akademisë, siç bëri dhe me të partisë, që e mbajti derisa ia shiti një ‘akademiku’ tjetër. Partia Demokratike iu bën thirrje deputetëve socialistë të mos e mbulojnë me një turp të ri atë të vjetrin që bënë në urdhrat e Edi Ramës dhe interesave të tij të vogla politike. Gjithashtu i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese të marrë në shqyrtim padinë tonë për ligjshmërinë e postit të kryetarit të akademisë. Çdo vonesë do ta kalcifikojë turpin që ka mbuluar institucionin e lartë të shkencës dhe gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese ta shqyrtojnë sa më parë.

ina zhupa skender gjinushi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale