LIVE UPDATES
Politike

Reforma territoriale/ Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Gjatë një komunikimi me ndjekësit në Facebook, Berisha u ndal te reforma territoriale, duke deklaruar se PD paraqiti një projekt alternativ.

25 Korrik 2026, 12:34 Nga G.M
Reforma territoriale/ Berisha: Rama po bën gjithçka për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se Parlamenti nuk përfaqëson qytetarët, por interesat e krimit dhe të korrupsionit. Gjatë një komunikimi me ndjekësit në Facebook, Berisha u ndal te reforma territoriale, duke deklaruar se PD paraqiti një projekt alternativ. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga procesi dhe miratoi raportin e qeverisë në kundërshtim me procedurat, duke e akuzuar njëkohësisht se ai është përfaqësues i kartelave më të rrezikshëm të drogës në Evropë.

Kreu i opozitës vazhdoi fjalimin e tij duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë deri në largimin e kryeministrit, teksa theksoi se me këtë të fundit nuk ka reformë. Sipas tij qindra qytetarë nga i gjithë vendi, kishin shprehur dëshirën që PD të marrë pjesë në komisionin e reformës territoriale, gjë që u zbatua nga ana e tyre.

"Pra, opozita në një përpjekje të jashtëzakonshme, e mbajti parlamentin pesë orë me dy çështje kryesore, reforma territoriale dhe çështja e dytë, kërkesat e protestuesve jashtë parlamentit, të cilët kishin vetëm një kërkesë: nuk përfaqësonin një të vërtetë absolute. Ky parlament dhe këta deputetë të pseudomazhorancës nuk përfaqësojnë qytetarët. Ata përfaqësojnë miliarda e miliarda euro të taksapaguesve të përdorur sipas dokumenteve ndërkombëtare për të ndikuar, për të kontrolluar vullnetin e zgjedhësve. Ata përfaqësojnë grupe terroriste të shpifura të patronazhistëve që sillen si polici politike e votës.

Ata përfaqësojnë kartelet më të rrezikshme të drogës në Evropë. Ata përfaqësojnë plaçkitjet më të mëdha të pasurisë publike dhe vjedhjet e buxhetit. Përfaqësojnë votën e krimit dhe në asnjë rast, në asnjë rrethanë qytetarët shqiptarë. Ja sepse PD kërkoi me insistimin më të madh shkrirjen dhe përfundimin ditën e enjte të parlamentit shqiptar. Sikundër denoncuam para shqiptarëve dhe mbarë botës aktin e papërgjegjshëm të Edi Ramës të tërheqjes së njëanshme nga reforma territoriale.

Të dashur miq, në krye të radhës kam deklaruar se me Edi Ramën, reformë nuk ka. Por nga ana tjetër jo një apo dy, por dhjetëra dhe qindra e më shumë qytetarë nga të katër anët e vendit, kanë kërkuar që PD të marrë pjesë në komisionin e reformës territoriale për të mbrojtur interesat e tyre në këtë komision. Dhe ne këtë bëmë. Zoti Luçiano Boçi në krye të këtij komisioni nga ana jonë dhe deputetët tanë bënë një punë jashtëzakonisht serioze. Përgatitën me seriozitetin më të madh së bashku me ekspertët e fushës projektin më të mirë të reformës së ardhshme territoriale, ku bashkitë nga 60 jo që nuk zvogëloheshin, por dyfishoheshin.

Në të cilin përveç bashkive shtoheshin dhjetëra e dhjetëra komuna sipas territoreve ku ato është e mundur të ngrihen dhe ndryshimet e thella demografike lejojnë ngritjen e tyre. Pas konsultave të gjera bipartizane, në të cilat qytetarët e të gjithë spektrit politik demaskuan njëzëri reformën e shkuar të Edi Ramës, Edi Rama vendosi të mbyllë punimet e komisionit, të tërhiqet dhe e votoi në mënyrë të njëanshme dhe të kundërligjshme raportin e Maznikut, i cili nuk ishte paraqitur në komision.
Pra, ai bën gjithçka për një konfrontim dhe unë ftoj qytetarët që këtë reformë kaq të rëndësishme për ata, për komunitetet e tyre, për zonën e tyre, të mos e lënë në duart e Edi Ramës por të bashkohen me kryengritjen e përgjithshme popullore në Tiranë gjer në largimin e tij," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo

Berisha: Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë kanë përgjegjësi të madhe për heshtjen e tyre

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një PD të ripërtërirë

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, momenti kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren

Momenti kur Refit Buzi merr në krah ish-partneren dhe e lë të lirë në cep të rrugës

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Berisha: Dallga e lëvizjes jo vetëm që nuk po shuhet, por po bëhet më tronditëse për regjimin e tij

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, shpërthen deputeti

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...