LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera shumë të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një Parti Demokratike të ripërtërirë

Kreu i opozitës u shpreh se ripërtëritja e Partisë Demokratike ishte një proces i domosdoshëm pas sfidave të viteve të fundit, ndërsa garantoi se ky proces nuk ka përfunduar dhe se do të pasojë me hapa të tjerë për të ndërtuar një PD më të fortë, më të hapur dhe me ekipet më të afta për të ardhmen.

25 Korrik 2026, 13:10 Nga G.M
Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera shumë të
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit që mbajti ditën e sotme me ndjekësit në Facebook, iu përgjigj kritikave për emërimin e figurave të reja në strukturat drejtuese të PD-së.

Gjatë përgjigjes së tj, ai pranoi se kritika e ndjekësit qendron, duke pohuar se një pjesë e emrave për strukturat drejtuese të PD-së nuk janë ende të njohur për publikun dhe nuk kanë një përvojë të gjatë politike, por theksoi se janë përzgjedhur për shkak të formimit profesional dhe potencialit të tyre.

Kreu i opozitës u shpreh se ripërtëritja e Partisë Demokratike ishte një proces i domosdoshëm pas sfidave të viteve të fundit, ndërsa garantoi se ky proces nuk ka përfunduar dhe se do të pasojë me hapa të tjerë për të ndërtuar një PD më të fortë, më të hapur dhe me ekipet më të afta për të ardhmen.

Fatmir Topi: Kritikët thonë se në drejtimin e Partisë Demokratike janë zgjedhur të rinj pa përvojë politike apo partiake, apo persona pak të njohur për publikun. Si i përgjigjeni këtyre kritikave?

Sali Berisha: Të falënderoj Fatmir për pyetjen. Kritika nuk është se nuk qëndron, e ka një të vërtetë.

Por Fatmir, në qoftë se analizojmë së bashku kalvarin që kaloi Partia Demokratike katër vitet e fundit, të them me sinqeritet se për mua demokratët kanë treguar një heroizëm epik. Kanë bërë një gjë të jashtëzakonshme.  Cila është kjo gjë? Kanë sakrifikuar në mënyrë që Shqipëria të ketë opozitë të vërtetë. Kanë paguar çmim, jo të vogël. Janë përballur me presione të të gjithanshme. Por rezistuan, mbrojtën kauzën e tyre të drejtë.

Kauza e tyre ishte kjo dhe vetëm kjo: Shqipëria duhet të ketë opozitë të vërtetë.
Opozitë që të kontrollohet nga anëtarësia e saj dhe jo nga Edi Rama apo të tjerë.
Kaluam katër vite, partia e përçarë u bashkua. Ia doli, siç e dini dhe vetë, me përpjekje të jashtëzakonshme të tejkalojë çdo izolim, të garantojë mbështetjen më të madhe ndërkombëtare, ia doli t'u faktojë shqiptarëve dhe botës se zgjedhjet ishin një farsë elektorale.

Me gjithë këto, në të gjithë bindjen time, por jo vetëm timen, por dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të mi në tërësi dhe të mbarë demokratëve, ndoshta edhe juaja Fatmir, ekzistonte një kërkesë: Partia Demokratike duhet të ripërtërihet.
Projektin e ripërtëritjes unë e kisha përgatitur, të them haptas këtu, dhe në qoftë se ju kujtohet kur ndërmorëm nismën e rithemelimit, motoja jonë ishte kjo: 'Për një Parti Demokratike më të fortë, më të hapur, më të bashkuar'.

Por hapja, për të cilën kishim punuar jo pak bashkë me bashkëpunëtorët e mi, u bllokua në një farë mënyre për shkak të arrestimit tim 333 ditë.  Dhe ju keni të drejtë, dhe ata kritikë nuk gabojnë. Unë nuk them se këto janë figura të njohura. Por këto figura do ishin promovuar, se çdo njeri duhet të promovohet.  Vetëm ka një gjë Fatmir, këto figura, për sa u përket të dhënave, të siguroj se i kanë ndër më të shkëlqyerat.  Shumë prej tyre janë grup ekselence, që kanë ardhur dhe janë bashkuar me Partinë Demokratike në ditë të vështira.

I takon PD, por u takon atyre në radhë të parë që të shpalosin të gjitha aftësitë e tyre para demokratëve dhe shqiptarëve, dhe unë kam besim se do ta bëjnë. Sikundër Fatmir, në këtë ripërtëritje duhet të pranojmë se Partia Demokratike në kalvarin e saj humbi disa proporcione që i ka pasur të lindura, native, të saj. Kjo ripërtëritje solli gjithashtu rivendosjen e proporcioneve të duhura në parti. Ne jemi parti kombëtare dhe kjo u realizua.

Dhe së fundi, ju garantoj se këto janë hapat e para shumë të rëndësishme, hapa të tjera shumë të rëndësishme do ndërmerren që shqiptarët të kenë një Parti Demokratike të ripërtërirë, me ekipet më të afta dhe më të mira për të sotmen dhe të ardhmen e saj./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo

Berisha: Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë kanë përgjegjësi të madhe për heshtjen e tyre

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një PD të ripërtërirë

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, momenti kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren

Momenti kur Refit Buzi merr në krah ish-partneren dhe e lë të lirë në cep të rrugës

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Berisha: Dallga e lëvizjes jo vetëm që nuk po shuhet, por po bëhet më tronditëse për regjimin e tij

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, shpërthen deputeti

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...