LIVE UPDATES
Politike

Gazetari Rama interviston Luizin e BBV

I pranishëm ishte dhe kandidati fitues i Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci dhe jo krejt rastësisht, pasi Luiz Ejlli e ka përmendur shumë herë brenda BBV, kur shprehej se i ishte mirënjohës pasi i kishte hapur telefonin dhe e kishte punësuar në një moment të vështirë të jetës. Por dritat e skenës ishin te Luizi dhe interesi i Ramës gazetar gjithashtu.

20 Maj 2023, 17:24 Nga F.M
Gazetari Rama interviston Luizin e BBV
Luiz Ejlli, Edi Rama dhe Benet Beci

TIRANË- Fenomenit Luiz Ejlli që iu dedikuan të gjitha mediat, rrjetet sociale, që bëri bashkë shqiptarët në një protestë kundrejt asaj ç’ka e konsideronin ata padrejtësi, nuk i ka shpëtuar as kryeministri Edi Rama. Një ‘video-call’ me Ramën ishte dëshira më e madhe e këngëtarit, të cilën ai dhe e nënshkroi kur u bë pjesë e Big Brother VIP, por rreshtimi i tij krah të djathtës, e stepi kreun e qeverisë t’ia bënte realitet këtë gjë. Megjithatë, kur hashtagu me emrin Luiz Ejlli kaloi atë të Mbretit Charles III, Rama e rimendoi dhe sot, në një episod të podcastit të tij, u kthye në gazetar për të intervistuar këtë njeri që tejkaloi çdo parashikim audience.

I pranishëm ishte dhe kandidati fitues i Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci dhe jo krejt rastësisht, pasi Luiz Ejlli e ka përmendur shumë herë brenda BBV, kur shprehej se i ishte mirënjohës pasi i kishte hapur telefonin dhe e kishte punësuar në një moment të vështirë të jetës. Por dritat e skenës ishin te Luizi dhe interesi i Ramës gazetar gjithashtu. Madje në një çast, dhe pse me humor, kryesocialisti u tregua mjaft modest kur tha se nëse do të kishte pasur Luizin rival, do të kishte ndjerë se i rrezikohej karriera.

Intervistën e tij, Rama e nisi duke hedhur dyshime nëse Benet Beci e kishte ndihmuar vërtet Luizin.

“E gjitha mbetet për tu verifikuar. Kështu thuhet,”- tha kreu i qeverisë.

Biseda me një ripërsëritje të ‘vijës së jetës’ së Luizit që e rrëfeu dhe në Big Brother. Ai tregoi për të disatën herë se si kur kishte ngelur në ‘mes të rrugës’, askush nuk i ishte gjendur veç Benetit.

Këtu Rama bëri një paralelizim të situatave dhe pyeti Becin nëse ashtu si Luizi, a kishte ëndërruar ndonjëherë se ndonjë ditë do të ishte në krye të Bashkisë Shkodër. Këtu nuk mungoi dhe ndërhyrja e vetë fituesit të BBV që tha se ishte hera e parë që Shkodra ka zgjedhur me mendje e jo me zemër.

Pjesë nga biseda

Kryeministri Edi Rama: Benet, Luizi nuk paska parë Big Brother përveç Grande Fratello kur ka qenë i vogël dhe ka studiuar para se të hyrë aty, domethënë është futur në rol dhe çoroditi gjithë dynjanë që kanë kujtuar se ky është ai po në fakt ky është dikush tjetër. Në rastin tënd, ti e kishe parë ndonjëherë në ëndrrën tënde më entuziaste që një ditë mund të ishe kryetari i bashkisë së Shkodrës?

Benet Beci: Jo, nuk e kisha parë në fakt, por është e vërteta është që gjithë kohën, ju e dini, puna që kam bërë unë ka qenë që ne punonim me kryetarët e bashkive që investoheshin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ajo që shikoja se çfarë bënim gjithë kohën ka qenë gjithmonë një refleksion pas saj “Po si i bëhet që të bëhet dhe në Shkodër?” Kjo është në fakt një ndjesi që çdo njeri e ka, kur ti shikon që po bëhet dhe në gjithë skemat e mendimit tim, kur ne bënim këtë punë nëpër Shqipëri bashkë edhe më parë, ka qenë gjithmonë, “Po mirë, kush është skema dhe si mund të arrijë një ditë që atë që po bëhet gjithkund, të bëhet në Shkodër?” Kurrë nuk e kam menduar me një fitore por gjithë kohën që të gjej mekanizmin, sesi duhet të jetë mekanizmi që Shkodra të bëhet si të tjerat ka qenë gjithmonë mendimi im i dytë pas çdo pune që kemi bërë bashkë edhe kur kemi qenë në çdo vend tjetër. Kështu që, nuk e di, mendoj se, nuk di si ta shpjegoj gjithë këtë, por është një kohë e gjatë e refleksionit dhe mendimit për të ardhur tek kjo punë pa e menduar se do vinte kështu, por unë mendoj shumë që ishte i domosdoshëm për të ardhmen.

Luiz Ejlli: Unë them se është hera e parë që Shkodra ka zgjedhur me tru, me mend e jo me zemër, kanë votuar me mend. Ka parë Benetin dhe ka parë Shkodrën, ka parë ecurinë e Shkodrës 30 e disa vjet dhe ka thënë “Pse jo, çfarë kemi për të humbur? Jemi në këtë gjendje që jemi sot, pse jo?

Nga kjo temë, kreu i qeverisë Edi Rama, në edpisodin që mban emrin ‘Blue Brothers’, kërkoi të dinte fillimet e Luizit në muzikë si dhe për fitoren e tij e përfaqësimin në Eurovizion.

“Gjyshi im ka kënduar me qemale në atë kohë, qemale ne i themi ... dhe ka vdekur kur ka qenë babai im 12 vjeç dhe nuk ia trashëgoi babait dhe ma kaloi mua. Nëna ime punonte në shkollë të muzikës, në shkollën “Preng Jakova”, punonte në kuzhinë mbrapa tek konvikti dhe kam qenë në bark të saj kur rrinte mes instrumenteve, muzikës, kantos. Aty ka mbaruar Shpëtim Saraçi, Markela Kapedani dhe të tjerë. Nëna për të mos më lënë në shtëpi, më merrte me vete në shkollë dhe ka thënë “Ta fus në shkollë muzike”. Që 6 vjeç jam futur aty. Më pas me korin e kishës, në kishë franceskane, me korin e shkollës shkuam në Firence, fituam çmime, u ktheva dhe mbetëm se aq ishte maksimumi që mund të bënim. Hyra në punë kamarier dhe kam qenë në banak, duke larë gota, e mbaj mend shumë mirë, erdhi një shok dhe më tha “Luiz kanë ardhur Ethet”. Çfarë janë ata? Shkova, mora pjesë, më pranuan, fitova Ethet, pastaj fitova Festivalin, pastaj shkova në Eurovizion. Sa u ktheva nga Eurovizioni isha në kulm si të themi, isha në qendër të vëmendjes si këngëtar, i rrymës së muzikës së lehtë, jo komerciale, jo banale dhe aty u dashurova dhe ajo vajzë kishte planet e saj për shkollën dhe edukimin jashtë Shqipërisë dhe isha mes dy zgjedhjeve ose të rrija këtu dhe të vazhdoja karrierën ose të zgjidhja zemrën dhe të shkoja me të. Unë zgjodha zemrën,”- tha Luizi.

Kjo pjesë tërhoqi vëmendjen e kryeministrit dhe Rama ndërroi faqe duke kaluar në një sferë pak më personale. Këtu preku dhe të zgjedhurin nga PS-ja për Bashkinë Shkodër dhe zbuloi se Benet Beci kishte ‘goditur’ me të parën.

Pjesë nga biseda:

Kryeministri Edi Rama: Ti domethënë ti pastaj u dashurove, u martove dhe që atëherë pastaj nuk ndryshove?

Benet Beci: Jo nuk ndryshova.

Kryeministri Edi Rama: Ne e kemi pas një çikë më ndryshe.

Benet Beci: Jo, unë jam që nga gjimnazi..

Kryeministri Edi Rama: Ti je fatlumi që qëlloi që me të parën, mirë. Ka dhe kështu, nuk janë të gjithë me fat aq të madh.

Nuk mund të mungonte dhe përmendja e faktit të Luizi ia dedikoi të atit të ndjerë fitoren e Big Brother. Kjo gjë, siç tha Rama, e kishte prekur shumë.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Një gjë tjetër që më ka bërë përshtypje, je i lirë të mos e zhvillosh nëse nuk e ndjen sepse ndoshta është shumë emocionale, shumë personale, por më ka bërë përshtypje në këto gjërat që mora vesh për ty, sepse është pak a shumë diçka që në një formë tjetër e kam përjetuar edhe vetë, humbjen e befasishme të babës. Dhe nuk mund të them respekt për çfarë ke bërë në Big Brother sepse ta thashë, nuk e di fare ç’ke bërë në Big Brother, por realisht më preku ajo shprehja që çfarë arrita ia dedikoj babës..

Luiz Ejlli: Ka qenë në 24 dhjetor dhe rastisi fiks me datën që kam hyrë në Big Brother, 24 dhjetori. Po ishte i 2020 dhe ka qenë ora me orën tonë këtu, diku ora 10 dhe më merr baba në telefon dhe më thotë, po të marr tani që të uroj Krishtlindjen se më pas do kenë ngarkesë valët se të gjithë urojnë. Jo, - i thashë- nuk quhet, o në 12 o s’e quaj hiç dhe mbylla telefonin. Mirë, mirë- tha. Në 11.30 më merr një shok që e kisha në Amerikë dhe e dija që rrinte aty dhe më thotë: Luiz, dhe unë direkt i them hë, si je - mendova se po më uronte për Krishtlindje dhe ai. Ka ndodhur diçka, tha. I ka rënë babait, Luigjit, - se Luigj e ka pasur babi, - i ka rënë infarkt, tha. Në atë moment unë e mbylla dhe mora nënën. Ishte shumë e vështirë se ishte dhe periudhë pandemie, punë avionësh, udhëtimesh, e kështu dhe vonoi për të ardhur trupi nga SHBA në Shqipëri, por ishte dëshira e tij që të varrosej në Shkodër tek “varret e Rr’majit” që i themi ne, tek varret katolike në Shkodër dhe ashtu e bëra. Erdhi, u bë ceremonia dhe kur kam hyrë domethënë, thoja ishalla po e bëj krenar.

Kryeministri Edi Rama: Është shumë e fortë kjo dhe nuk duket se e kanë thënë mrekullisht, kush e ka thënë, që kur vdes babai, bëhesh burrë, dhe kur vdes nëna, bëhesh fëmijë, por nënën ta kesh me jetë sa më të gjatë uroj.

Vijimi i bisedës zbuloi dhe një pikë të përbashkët mes Ramës e Luizit dhe ishin varrezat.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Më kujtove varrezat e ‘Rrugës së Majit’, unë kam qenë aty dhe është një nga kujtimet më të freskëta dhe më të bukura të jetës sime. Kur u hap fjala që ishte akoma rregjimi, dhe u hap fjala që të bënte Dom Simoni meshën e parë, dhe jemi nisur me tren. Kemi shkuar në Shkodër, ishte një ditë shumë e vrenjtur. Tani mua më duket sikur po tregoj një përrallë po nuk ka rëndësi, unë do ta tregoj siç është, sepse e kam kështu në sy.

Luiz Ejlli: Unë kam foto atë ditë aty.

Kryeministri Edi Rama: ke qenë aty?

Luiz Ejlli: Jam pagëzuar aty.

Jetesa e familjes së Luizit në Amerikë preku dhe ‘plagën’ e kryedemokratit Sali Berisha. Rama e pyeti Luizin nëse do të shkonte në Amerikë dhe përgjigjia e tij ishte mjaft ‘pikante’.

“Ma kanë dhënë njëherë vizën, s’besoj se do ma mohojnë tani se kam koncerte. Nuk jam non-grata,”- tha ai dhe qeshte vazhdimisht.

Dhe përmes këtij fraksioni, Rama harroi për një çast që ishte në rolin e gazetarit dhe kaloi sërish në mantelin e politikanit. Dhe nuk u shkëput nga posti si kryesocialist edhe kur e pyeti për martesën. ‘Halli’ i Ramës nuk ishte nëse Luizi ishte martuar apo jo, por nëse e kishte organizuar kryebashkiaku Erion Veliaj këtë gjë.

Pjesë nga biseda

Kryeministri Edi Rama: Ti vazhdon tenton të tregosh që ke flokë duke i bërë me bojë. Ma kishin thënë këtë gjë që do ai një video-call, po thashë mos, edhe unë të futem aty?! Tani një gjë dua të di unë. Kjo martesa, sa dole nga aty, është reale kjo apo është vazhdimi i spektaklit?

Luiz Ejlli: Po pse thua është reale apo vazhdimi? Po pyet për një shok apo për vete? Po pyet për lalin?

Kryeministri Edi Rama: Se thashë larg qoftë tani këtë e ka organizuar lali se do patjetër të martojë Luizin.

Luiz Ejlli: Unë se di si i keni punët me Lalin dhe nuk merrem me atë pjesë.

Kryeministri Edi Rama: Me lalin i kemi shumë mirë, po është reale?

Luiz Ejlli: Reale

Kryeministri Edi Rama: E mirë, të trashëgohesh

Luiz Ejlli: Faleminderit. Më erdhi dhe keq që nuk ishe.

Kryeministri Edi Rama: Të kesh një martesë sa më të lumtur

Nga martesa, flokët, Big Brotheri tek arsyeja e vertëtë e intervistës. Kryeministri Edi Rama ‘kërcënoi’ Benet Becin se në rast se nuk jeton me kohë të plotë në Shkodër, do ta zëvendësonte me Luiz Ejllin. Si sfidë kryesore i vendosi pastrimin e qytetit.

Pjesë nga biseda:

Kryeministri Edi Rama: Ka hallall një votë, se një votë i ke dhënë. Të tjerët do ta vendosin vetë atë punë.

Benet Beci: Vë re diçka. Në Shkodër disa herë më thonë këtë pjesën që ishalla po i bën plehrat, ishalla po i bën rrugët, që është detyra normale

Kryeministri Edi Rama: Lëri se këto i dimë. Se plehrat po nuk i bëre dhe plehrat do vi do të fus në kazan vetë. Ky pastaj po të dojë le të vejë kapakun. Benet, kam një pyetje shumë serioze, se nuk e kemi bërë këtë muhabet. Sot takohemi për herë të parë pasi u përshëndetëm aty tek selia kur erdhët me Mamicën. Tani ti je bërë kryetari i bashkisë së Shkodrës. Unë shpresoj shumë që ti do jetosh në Shkodër e nuk do jesh si disa kryetarë bashkie në historinë e këtyre viteve që votohen atje, janë nga atje apo kanë një lidhej me atje dhe pastaj e bëjnë Tiranë – atje, e atje – Tiranë çdo ditë.

Benet Beci: Po filluam projektet e mëdha bashkë, aty më ke.

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo. Projektet e mëdha i bëj vetë unë.

Benet Beci: Ishte një mënyrë...

Kryeministri Edi Rama: Unë nga kryetari i bashkisë kur bëhet fjalë për projektet e mëdha, dua vetëm mos të më pengojë, të më ndihmojë, të bëjë ato gjërat e thjeshta, por për rrugët e brendshme, duhet mbështetje dhe bashkëpunim me bashkinë dhe unë po nuk erdha të pi një kafe, në shpinë tënde në Shkodër, ku ti do jetosh e po nuk pashë...

Luiz Ejlli: Po më ra këpuca në gropë..

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, po nuk pashë që ti, me TIMS-in e regjimit, po nuk pashë që ti të premten në darkë nisesh për Tiranë e të dielën në darkë vjen në Shkodër, të jemi shumë të qartë.

Luiz Ejlli: Çunat i ke te Ura e Bahçallëkut.

Kryeministri Edi Rama: Të jemi shumë të qartë, se ma tha Ermali i Vlorës, një çun i shkëlqyer dhe besoj që është zgjedhja e duhur, ishte në punë të vetë në ambasadë dhe bëmë disa anketime, pamë kush mund të jetë figura e re dhe dilte që ishte një njeri që mund të na garantonte dhe mbështetjen e njerëzve, por e di që është djalë shumë korrekt e punëtor. E më tha kur vajtëm, se u takuam që kur ishte kandiduar, u takuam kur shkuam tek takimet e Vlorës e duke folur më tha, “çfarë pret nga unë”? i thashë, të rrish pa gjumë. Nëse ti rri pa gjumë çdo gjë tjetër është ok. Kështu që nga ty unë pres të rrish në Shkodër, Benet. Këtë mos ta diskutojmë sepse pastaj do na hape shumë probleme e larg qoftë se unë një zëvendësues e kam gati.

Luiz Ejlli: Fillojnë mocionet e mosbesimit….

Kryeministri Edi Rama: Jo po kemi dhe zëvendësuesin gati. Kështu që, shumë faleminderit. Luiz, ishte vërtetë kënaqësi. Edhe një herë uroj të kesh një jetë të lumtur me bashkëvuajtësen. Benet, uroj që sa më shpejt, jo nesër, por...

Benet Beci: Unë jam tashmë në Shkodër, nuk kam lëvizur. Kështu që do vazhdoj të rri atje.

Kryeministri Edi Rama: Me shtëpi, me faturë dritash, po që konsumon drita aty kur Shkodra fle. Kazan më kazan për të parë pastrimin. Ti jap unë recetat e mia se kështu kanë qenë kazanët si në Shkodër, se janë pjesë e votimit me zemër ato dhe ta them unë si pastrohen, por vetëm të më rrish atje zgjuar.

Benet Beci: Atje jam, nuk do kthehem më nga Shkodra.

Kryeministri Edi Rama: Jo për t’u kthyer do kthehesh ti. Se do ndërrohesh, do bëhesh.

Benet Beci: Jo po aty më ke.

Luiz Ejlli: Prandaj thonin njerëzit kemi ndenjur pa fjetur për Luizin, se unë isha zgjuar. Prandaj kam fituar. Katër muaj e gjysmë nuk kam fjetur. E ke me fakte, nuk na doli koha të flinim thonin. Se rrija deri në 3, flija dy orë, u çoja në 5.

Kryeministri Edi Rama: Tani me ty është ndryshe. Ata do flenë, ti do rrish zgjuar, ne do të mbështesim. Ke kërkuar një gjë Benet dhe e ke marrë, që është shumë e madhe dhe është një gjë aq e madhe sa aq të madh mund të të bëjë ty në sytë e njerëzve në historinë e Shkodrës, aq mund edhe të të shkrihet në dorë si të jetë një copë akulli në shkretëtirën e Saharasë. Faleminderit shumë! Këta ishin të ftuarit sot dhe besoj që jo për meritën time, kjo do të jetë një ngjarje në historinë e podcastit dhe do të jetë një sezon që do të ndiqet shumë, sepse vazhdon një kuriozitet i caktuar, që unë nuk kam lidhje, por natyrisht regjimi i shfrytëzon të gjitha e të gjithë.

luiz ejlli edi rama benet beci

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë