Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ai tha se BE-ja synon që përmes këtij programi, të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe të gjitha mundësitë që çdo fëmijë t’i jepet një shans të jetë i barartë me të tjerët.
TIRANË-Kryeminstri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”. Rama u shpreh se garancia europiane për fëmijët është një nismë e BE-së ndërsa theksoi se kjo është një përgjigje kuptimplotë atyre që pyesin se për çfarë na duhet Bashkimi Evropian.
Ai tha se BE-ja synon që përmes këtij programi, të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe të gjitha mundësitë që çdo fëmijë t’i jepet një shans të jetë i barartë me të tjerët. Sipas tij ky program është një pasqyrë për domosdoshmërinë e thellimit të politik-bërjes në funksion të fëmijëve dhe për rritjen e ndërveprimit të gjithë aktorëve shoqëror dhe institucional për të siguruar aksesin e barabartë në shoqëri.
"Një aktivitet i tillë që ka në qendër Garancinë Europiane për Fëmijët që organizohet në Tiranë. Garancia Europiane për Fëmijët është një nismë e BE-së, e cila dhe e vetme besoj do të mjaftonte t’i jepte një përgjigje kuptimplotë atyre që pyesin se për çfarë na duhet BE-ja. Mjafton të shohësh përmbajtjen e programit të kësaj garancie, për fëmijët që të kuptosh thellësinë e dobisë së të qenit së bashku në familjen europiane dhe thellësinë e të kuptuarit të sensit të solidaritetit në atë familje.
Përmes Garancisë Europiane për Fëmijët, BE-ja synon që përmes këtij programi, të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe të gjitha mundësitë që çdo fëmijë t’i jepet një shans dhe për çdo fëmijë të jetë një perspektivë barazie me të tjerët. Faktikisht, nëse shohim ambicien që ka ky program i Garancisë Europiane për Fëmijët, ne i referohemi shifrave të cilat programi është ndërtuar dhe argumentuar, është realisht një pasqyrë tejet kuptimplotë për domosdoshmërinë e thellimit të politik-bërjes në funksion të fëmijëve dhe për rritjen e ndërveprimit të gjithë aktorëve shoqëror dhe institucional për të siguruar aksesin e barabartë në shoqëri, për të siguruar kushte të përshtatshme strehimi, për të siguruar zhvillime të programeve të mbrojtjes, dedikuar për fëmijët.
Në tërësi, për të rritur ndërmjetësimin e të drejtave të fëmijëve. Të gjitha këto, janë pikat kyçe të garancisë Europiane për Fëmijët. BE-ja ka kryer dhe një financim të veçantë, që i ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë europiane," tha ai.
Beleri TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka ngritur alarmin, se pronat në Jug të vendit po vidhen nga ministra, deputetët dhe njerë...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujd...
Gonzato TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij në konferencën Rajona...
Fergus Eckersley KOSOVË- Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve t&eu...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, e ka cilësuar mbajtjen e Samitit të ...
foto ilustruese TIRANË- Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cil...
foto ilustruese KOSOVË- Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetr...
Belind Këlliçi TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar se pas zgjed...
Edi Rama dhe Tom Doshi TIRANA- Kur u thirr në zyrat qendrore të OSHEE-së në Tiranë më 27 mars, Klortjana Sk&eu...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u la në qeli nga Gjykata e Posaçme e Apelit në seancën e ...