LIVE UPDATES
Politike

Gara për Tiranën/ Braçe: Nuk kam folur me Ramën, zgjedhjet nuk fitohen me qokë

Braçe kërkoi që PS të zhvillojë një proces të hapur demokratik, ku anëtarët, simpatizantët dhe të majtët të zgjedhin me votë të drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre.

21 Maj 2026, 21:12 Nga E. D
Gara për Tiranën/ Braçe: Nuk kam folur me Ramën, zgjedhjet
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe tha se kërkon një proces demokratik brenda Partisë Socialiste për përzgjedhjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës. I ftuar në emisionin “Real Story”, ai kërkoi që PS të zhvillojë një proces të hapur demokratik, ku anëtarët, simpatizantët dhe të majtët të zgjedhin me votë të drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre.

I pyetur nëse do kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 2027, Braçe tha se nuk ka folur për këtë çështje me Ramën. Ai theksoi se zgjedhjet nuk duhet të fitohen me favore apo qoka, por bazuar mbi mbështetjen reale të njerëzve.

 “Edhe pas tre muajsh ma bëni këtë pyetje prapë? Nuk kam komunikuar me kryetarin dhe kjo nuk është mungesë respekti. E kam thënë dhe do të vazhdoj ta them këtë gjë. Nuk ka lidhje me respektin tim ndaj kryetarit të PS apo kryeministrit, aq më tepër ndaj Edi Ramës, të cilin e kam konsideruar mik, të them të drejtën. Nuk është kjo. Ajo që po kërkoj unë është një proces demokratik që duhet të ndodhë brenda kësaj partie. Ne duam të konkurrojmë në atë proces, i cili deri tani ka qenë thjesht një njoftim i vendosur në mur. Kjo praktikë me njoftime është një praktikë që unë e kundërshtoj, afër mendsh.

Ajo që kam kërkuar në këtë rast, për aq kohë sa janë zgjedhje të përgjithshme vendore, është një procedurë demokratike brenda PS-së, ku masa e anëtarëve të thirret, masa e simpatizantëve të thirret, masa e të majtëve të thirret për të zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë përfaqësuesin që ata dëshirojnë t’i përfaqësojë në Bashkinë e Tiranës dhe, natyrisht, edhe rrugën që duhet ndjekur. Unë e quaj këtë një proces. Nuk e kam timin këtë proces që kërkoj. Unë dhe Edi Rama jemi bërë bashkë politikisht që në vitin 2003, kur ai kandidoi për kryetar partie. Kam dashur që në PS të ketë një kohezion. Nuk biem dakord për shumë gjëra, por ama jemi të gjithë aty brenda. Ambienti jashtë PS-së nuk duhet të shërbejë si një fushë ku ti merr harkun dhe lëshon shigjeta brenda PS-së. Jo! Mund të jesh aty brenda dhe ke lirinë që t’i thuash aty këto gjëra.

Unë këtë kontestoj. Unë kërkoj një proces real energjizimi të PS-së. Na duhet një energjizim. Energjizimi është t’i thërrasësh socialistët dhe t’u japësh atë që u kërkove në vitin 2023, atë që ishte platforma jote në vitin 2005: socialistët zgjedhin me votë njerëzit që duan t’i udhëheqin, që duan t’i përfaqësojnë, dhe në krahun tjetër zgjedhin edhe rrugën që do të ndjekin për të arritur qëllimet e tyre. Nuk fitohen zgjedhjet kështu. Një nga arsyet pse skam folur me Edi Ramën është ekzaktësisht sepse nuk dua që kjo që kërkoj, që të këtë si përgjigje një favor apo një qokë. Nuk e dua këtë. Nuk fitohen zgjedhjet me favor apo me një qokë. Nuk po kërkoj një stacion karrierë. Unë po kërkoj një punë. Bashkinë e Tiranës e mendoj si punë," Tha Braçe./Dosja.al

erion braçe

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet