LIVE UPDATES
Politike

Gara për portin në Porto Romano/ Balluku: Hapet pas pak javesh, do jetë ndërkombëtare

Një event dedikuar zhvillimit të mëtejshëm të sektorit, përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave.

15 Qershor 2024, 16:09 Nga I.A
Gara për portin në Porto Romano/ Balluku: Hapet pas pak javesh, do
Belinda Balluku

DURRËS- Përgjatë tri ditëve, 13-15 Qershor, u mbaj eventi “MARITIME WEEK 2024", organizim i Autoritetit Portuial të Durrësit, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Komunitetin e Transportin, Universitetin Aleksandër Moisiu”, Flotën Deatre dhe organizata detare kombëtare dhe ndërkombëtare. Një event dedikuar zhvillimit të mëtejshëm të sektorit, përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave. E pranishme ishte edhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

"Gjithmonë aktivitetet të cilat përkujtojnë data, përkujtojnë ngjarje, përkujtojnë industri janë zakonisht të lodhshme, duken shpeshherë të përsëritura, pasi përdorin të njëjtat fjalë, por kur flitet për detin dhe për detarët s’ka sesi të jetë ndryshe përveçse një javë plotë me veprimtari, një javë që duhet të shpreh dinamikën e këtij sektori. Duhet thënë pa frikë dhe pa mburrje që ajo çka ne kemi bërë, ne, Qeveria Shqiptare dhe sigurisht sektori privat, çka kemi bërë në këto 5 vite, apo çka është investuar në këto 5 vite nga Qeveria Shqiptare dhe nga sektori privat është e krahasueshme me atë që është investuar në 5 dekada. 5 vite sa për 50 vjet, sepse gjithçka fillon nga kuptimi, nga vlerësimi i një sektori, i një programi apo i një projekti. Ajo çka kemi bërë ne në këto 5 vite është që kemi kuptuar, kemi analizuar dhe më pas kemi projektuar zhvillimin e një nga sektorëve më të rëndësishëm në Republikën e Shqipërisë, në qoftë se ne duam të jemi një vend i Bashkimit Europian. Në qoftë se ne duam të përparojmë, por shumë më shpejt se vendet e tjera sepse Shqipërisë i duhet që të kapë hapin e vendeve të Bashkimit Europian, të cilat kanë pasur një mundësi avancimi të shtrirë në kohë dhe konstante. Ne duhet të bëjmë hapa, të kërcejmë, kërcim së gjati, kështu që për të bërë të gjitha këto duhet mbi të gjitha zemër. Ta duash punën që bën. Duhet angazhim dhe patjetër duhet një plan afatgjatë, i qëndrueshëm për sektorin tonë.

Ndaj me njerëzit e duhur në krye të sektorit, me partnerët e duhur në krahun tonë dhe padyshim me dëshirën më të mirë për të zhvilluar një ekonomi të qëndrueshme në Shqipëri e cila është baza e zhvillimit turistik të vendit, si një nga industritë më të rëndësishme që po kthehet në kontributorin kryesor të prodhimit bruto vendas, apo si një nga sektorët i cili duhet të mbështesë eksportet e vendit. Çfarë eksportesh do të kishim vetëm me akses tokësor. Ndoshta më pak se gjysmën e atyre që kemi, apo jo? Pra, sikur vetëm industria detare të punonte për sektorin turistik dhe për sektorin e agriturizmit apo agrikulturës do të mjaftonte misioni i saj, por kjo industri sigurisht është e lidhur me sigurinë që për një vend të vogël si Shqipëria apo në një pozitë gjeopolitike të jashtëzakonshme është një nga elementët për të na bërë shumë të rëndësishëm në rajon. Shpeshherë për ne është e vështirë që të arrijmë 2% që kërkohet nga një vend anëtar i NATO-s, por ama Zoti është treguar bujar me ne dhe na ka dhënë një pozicion gjeopolitik që dhe kur nuk e arrijmë atë 2%, na falet nganjëherë, pasi përveçse jemi besnik të aleatëve tanë, nga ana tjetër jemi të rëndësishëm gjeopolitikisht. Jemi ata që mbajnë portën e madhe të Korridorit të VIII. Korridori i VIII që lidh Italinë Europiane me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut, dy vende të cilat aspirojnë të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian dhe me Bullgarinë, një tjetër anëtar i Bashkimit Europian.

Ne mbajmë portën e Korridorit Blu, atij që lidh Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Pra të gjitha këto i japin një rëndësi të veçantë industrisë detare. I japin një rëndësi të veçantë çdo njërit prej jush që kontribuon sot në këtë industri, e cila sigurisht ka nevojë edhe për pjesë të tjera komplimentare për tu bërë e plotë. Ashtu siç duhet hekurudhat, të cilat ne kemi nisur tashmë një strategji kombëtare për rivitalizimin e rrjetit hekurudhor shqiptar, duke e nisur pikërisht nga Durrësi, me hekurudhën e parë e cila lidh Tiranën, aeroportin e Rinasit dhe portin ndërkombëtar të Durrësit. Për të vazhduar pastaj me Korridorin e VIII, për tu lidhur nga Durrësi me Rrogozhinën dhe më pas me Pogradecin dhe dalje në dy pikat kufitare, atë të Maqedonisë së Veriut dhe atë të Greqisë dhe për të vazhduar më tej në një hekurudhë që do të nisë nga Durrësi dhe do ti drejtohet trojeve të tjera të shqiptarisë, Kosovës. Pasi Durrësi vetëm pas pak javësh do të ketë hapjen e një gare ndërkombëtare për ndërtimin e porti të ri në zonën e Porto Romanos, pak milje larg nga këtu ku jemi, i cili do të jetë port i të gjithë shqiptarëve dhe i të gjithë ballkanasve perëndimorë, pasi parashikon që ti ofrojë shërbime me dy porte të thata, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, përveçse Shqipërisë. Ne për më tepër si mikpritës që jemi dhe si dashamirës të të gjithë shteteve të tjera të rajonit do ti kemi dyert të hapura edhe për Bosnje Hercegovinën, edhe për Serbinë, madje edhe për Malin e Zi, se ndoshta disa prej zonave përqark i vjen më lehtë të vijnë në një port modern si ai i Durrësit, padashur që të them asgjë të keqe për portin e Barit.

Shumë të dashur, për mua është e jashtëzakonshme kënaqësia, adrenalina që më jep detyra që unë kam që të kujdesem për sektorë vital, për sektorë të cilët nëse nuk do të ekzistonin do të kishte problematika shumë të mëdha, do të izoloheshim si një ishull që ne nuk duam ta eksperimentojmë më, sepse e kemi eksperimentuar për gjysmë shekulli dhe akoma paguajmë vitet e humbura nga izolimi. Kështu që sot përpara një epoke të re të zhvillimit, përpara mendësisë dhe vullnetit të Qeverisë Shqiptare dhe të Kryeministrit Rama, ajo çka duhet të bëjmë është që të ndezim motorët, të punojmë me përkushtim, të gjejmë gjuhën dhe të korelojmë programet tona me Bashkimin Europian, me partnerët tanë strategjikë, shtetet anëtare të NATO-s, padyshim Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbi të gjitha me fqinjët.

E dëgjoja Matein që fliste për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe realisht, jo vetëm ndaj të njëjtin vendim, por ajo që unë mendoj është që bashkëpunimi rajonal na bën më të fortë, sepse është ndryshe të konsiderosh një treg me 2 millionë, 3 millionë, 5 milionë fuqiblerëse dhe është komplet ndryshe që të shesësh produkte të një tregu apo të blesh produkte për një treg 17 milionë, sa është Ballkani Perëndimor. Kështu që bashkëpunimi rajonal, bashkërendimi i projekteve, programeve dhe padyshim vullneti politik i qeverive të rajonit tonë, të shumëvuajtur, që aspiron një herë e mirë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, pasi natyrshëm jemi pjesë e këtij bashkimi është ajo çka na frymëzon për të bërë punë tonë ashtu siç duhet.

Dua të falënderoj nga zemra Pirro Vëngun, drejtorin e Autoritetit Portual të Durrësit, i cili kur morra guximin që ti propozoja të vinte dhe të punonte në Durrës, ishte një diplomat në atë kohë. Mbaj mend që kryeministri më tha, vetëm ti mund të vendosësh të çosh një diplomat në Durrës. Por, unë besoj që detaria është diplomaci. Ndoshta është pak më dinamike, duhet të jesh pak më ‘taf’, më i fortë, pak më i egër për të përballuar detin, por ama është diplomaci dhe Pirro është shembulli i gjallë i të qenit një diplomat i cili u kalit nën dallgët e detit të Durrësit. Por këtu do të gjeja mundësinë për të falenderuar të gjithë ju që kontribuoni, pasi asgjë e mirë nuk bëhet vetë. Unë do e përsëris se më pëlqen shumë si shprehje. Një burrë i zgjuar nga Dibra, i cili është një nga kontributorët kryesorë të zhvillimit të sektorit të bujqësisë në zonën e begatë të Dibrës, ka një shprehje shumë të bukur thotë, vetmia vetëm Zotit i ka hije. Ne të tjerët nuk bëjmë dot asgjë vetëm.

Kështu që ju falenderoj të gjithëve për kontributin tuaj. Shpresoj që ditë si këto të na bëjnë akoma më të vetëdijshëm sesa e rëndësishme është detyra, puna e secilit prej jush, kudo që kontribuoni. Sesa mirë dhe sa rendiment kemi kur punojmë të gjithë bashkë dhe mbi të gjitha deti është një nga asetet më të bukura dhe më të veçanta të Republikës së Shqipërisë, por shumica prej nesh detin e shijojnë tek e shohin, apo tek lahen. Ju keni fatin e madh që detin ta shijoni ndryshe. Ta shijoni si një aset, i cili prodhon për vendin, për Shqipërinë, veçse të mira. Shumë faleminderit për vëmendjen dhe uroj shumë që takimi ynë tjetër të jetë lançimi i garës ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto-Romano," tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!