Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në Mat, Rama iu sul një gruaje që kërkoi të fliste me të, ndërsa në Shkodër, një burrë me kanatiere blu ishte viktimë e agresivitetit verbal të kreut të qeverisë.
TIRANE- Kryeministri ka zgjedhur të shajë dhe të kërcejë. Kjo është fushata elektorale për zgjedhjet lokale, që mund ta përkufizonim edhe si 'fush-sharja 2023', një aktivitet publik me seri ditore nga jugu në veri. Por në këto zgjedhje, niveli i batutës së Edi Ramës nuk është më atje ku ishte.
Nëse dikur sheshet e 2017 mbusheshin nga admiruesit e tij që e dëgjonin teksa deklaronte se Ilir Meta do ti merrte tepsinë ndërsa Lulzim Basha ishte i "fotografia që mbahej te komodina", këtë herë, në çdo dalje, dëgjojmë një njeri që më shumë sesa komunikon, ulërin. Rastet janë njëra pas tjetrës. Në Mat, Rama iu sul një gruaje që kërkoi të fliste me të, ndërsa në Shkodër, një burrë me kanatiere blu ishte viktimë e agresivitetit verbal të kreut të qeverisë.
Është tejet e dukshme që verbi i tij publik ka ndryshuar. Qytetarët nuk janë më "të përzgjedhurit" dhe gratë nuk janë më të parat. Jo më larg se dje, me një fjali pezhorative, ai kërkoi të kërcenin me të vallen e Tropojës ndërsa i tha Rexh Byberit, kryebashkiaku i Tropojës, (Tani e gjete të merresh me gratë), kinse për ti treguar prioritetet publike të tij dhe kandidatit. Edhe më e rëndë është situata me kundërshtarët politikë. Ata i quan qen rruge, karagjoza dhe pijanecë.
"E keni pa, vjen vërdallë vetëm shan;
Po bëhet kashtë e koqe;
pijanec, karagjoz rrugësh, karagjozat e tjerë që i ka aty te oborri i partisë;
Gamori, gamori, gamori që ia vini drutë sipër. Hektibe, hektibe;
Dy gishta lart dhe bishtin në shalë; veshgjatëtë
quhet shkarje ledhi;
Karroca me qen rrugësh nuk tërhiqet;
Më vjen ti them atyre të shtëpisë që po u bëra si këta mos më lini më të dal;
O zonjë do të të takoj pastaj ça ke? Të lë njerëzit të merrem me ty?"-janë disa nga frazat e tij publike në këto zgjedhje.
Nga buron ky agresivitet publik? Çfarë e detyron kryeministrin të bëjë leckë publikisht qytetarët e tij, që për më tepër janë edhe votuesit e PS? Kush nuk e ka parë, mund të shohë këtë video për të parë sesi një kryeministër shan dhe ofendon këdo i del përpara. Nuk e ndalon asgjë. I mbledh qytetarët në miting dhe në vend të dëgjojë shqetësimet e tyre, tani edhe i dhunon verbalisht ata./Dosja.al
Meta me Artan Distafan TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuar emrin e Dr. Artan Distafa në Këshillin Bas...
Posteri RRËSHEN- Të premten e sotme, posterit të Partisë Socialiste me mbishkrimin “Non Grata” i është vendosur ...
ELBASAN- Kandidati i koalicionit Berisha-Meta në Elbasan, Luçiano Boçi prezantoi projektin e tij për parkun diellor të qytetit, k...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë n...
Tepsia TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë publik spotin e ri për zgjedhjet e 14 majit. Këtë herë, Berisha ka pub...
Sali Berisha dhe Ismail Uka DIBËR- Nga Dibra, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje votuesve të votojnë kandidatin e koalicionit...
Arben Ahmetaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po merr në pyetje disa persona lidhur me...
Ilirjan Celibashi dhe Lealba Pelinku TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi sot testimin operacional për pajisjet e identifikimit elekt...
Edi Rama ne Kukes TIRANE- Fushatë me këngë dhe me valle për të sfiduar kundërshtarët politikë. Kryeministri Edi Ram...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Vlerësimi i "Economist" ka nxitur një reagim të keq nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Pas publikimi...