Protesta e 29-të rradhazi/ Qytetarët e vendosur, kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Ramës
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë 28 Qershor, 19:40 ...
"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Sulmet mes SHBA-së dhe Iranit/ Trump kërcënon sërish: Irani shkeli armëpushimin, një ditë nuk do t&...
Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet 27 Qershor, 19:06 F...
Në një video-mesazh drejtuar qytetarëve, Berisha tha se libri nuk dëshmon suksesin e qeverisë, por e paraqet Ramën si 'një sulltan të një sulltanati të shekujve më parë', që e trajton vendin si pronë personale.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj monologut të Edi Ramës për librin 'Albanian Files', duke e akuzuar se po përpiqet të fshihet pas emrave të arkitektëve dhe studiove të huaja për të justifikuar atë që opozita e konsideron një grabitje të pasurive publike dhe private në Shqipëri. Në një video-mesazh drejtuar qytetarëve, Berisha tha se libri nuk dëshmon suksesin e qeverisë, por e paraqet Ramën si 'një sulltan të një sulltanati të shekujve më parë', që e trajton vendin si pronë personale.
Sipas tij, publikimi i 523 projekteve ngre pikëpyetje të mëdha mbi burimin e financimeve për hartimin e tyre, ndërsa kërkoi që institucionet ndërkombëtare si Eurojust, Europol dhe Interpol të hetojnë pagesat e kryera. Berisha akuzoi gjithashtu Ramën për konflikte interesi dhe përfitime familjare në zonën e Gjipesë, duke e cilësuar reagimin qytetar ndaj librit si 'plotësisht të merituar dhe dinjitoz'.
Video-mesazhi i Kryetarit të PD, Sali Berisha:
Të dashur qytetarë dhe qytetare
Sot në monologun e mashtrimeve të së dielës Edi Rama u ndal gjerësisht në librin dosja shqiptare dhe sulmoi me egërsinë më të madhe duke besuar se emrat e studiove dhe arkitektëve që janë përfshirë në atë libër do të jenë një mburojë e tij para publikut shqiptar. E vërteta është se ai flet për inkuizicion për protestën dhe intelektualët që kanë shkruajtur, por në realitet ai libër dëshmon më shumë se çdo gjë tjetër, Edi Ramën një Sulltan të një Sulltanati të shekujve më parë në të cilin vendi është tërësisht pronë personale e tij. Ky libër dëshmon dhe njëherë mungesën e plotë totale të transparencës dëshmon përsëri se Edi Rama e trajton Shqipërinë si një pashallëk apo një bajrak të tij.
Përpiqet, rreket të paraqesë emra, studio e të tjerë si mburojë, por në fakt dhe këtu harron se njerëzit kanë në memorien e tyre, në kulturën e tyre raportet më të shëmtuara me diktatorët, me despotët në kohëra i kanë patur arkitektët dhe kjo kështu ka qenë edhe në diktaturën hoxhiste. Ndaj dhe nuk i bën përshtypje asgjë me ato emra apo me ato studio.
Ka dy momente shumë të rëndësishme. Së pari, ato 523 projekte të paktën duhet të jenë paguar me miliarda euro për hartimin e tyre. Kush i ka paguar këto projekte? Cili është burimi i parave të këtyre projekteve?
Ftoj Eurojust-in, ftoj Interpol-in, ftoj Europol-in të hetojnë fillësisht burimin e pagesave në këto studio.
Së dyti, Edi Rama në atë libër ka interesa familjare, ka plaçkitur në kundërshtim me të gjitha ligjet, kanionin e Gjipesë dhe ka vendosur aty hotelin e fildishtë, e qelqtë mbi kanion.
Përveç saj dhe në troje të tjera. Ndaj dhe reagimi i publikut, reagimi i protestës ndaj librit ishte një reagim dinjitoz, i merituar plotësisht.
Në monologun e tij, ai flet për vizitat që ka bërë jashtë e të tjerë, por ajo që tërheq vëmendjen është rilindja e dytë. Pasi vodhi 2.3 miliardë euro për 61 sheshe të shtruara me rrasa guri në mbarë Shqipërinë, tani thotë se do ngrejë rrasat e gurit dhe do fusë telat, sepse si bënte dot herën e parë, mbasi do të vjedhë së paku edhe disa miliarda euro të tjerë. Kjo është edhe një herë dëshmi flagrante se Edi Rama nuk ngopet kurrë së vjedhuri shqiptarët./Dosja.al
Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer për...
Saimir Korreshi LUSHNJE- Deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi ka denoncuar situatën e rëndë në qytet. Sipas tij, bidonat pla...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme mesazhin e një qytetari. Në mesazhin dërguar kreut të qever...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama prezantoi nismën e re që synon kalimin e rrjeteve të komunikimit elektronik dhe intern...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur sërish tek libri “The Albanian Files”, për t&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se libri "The Albanian Files" është vendosur në shënjestër nga...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për vizitën në Paris dhe Gdansk, për të cilën tha se u diskutua p&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sqaruar ditën e sotme letrën e arkitektit holandez Reinier de Graaf, e cila ës...
pamjet PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën në Banjat Termale të Bënjës në P&eu...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar këtë të shtunë protest&e...