Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
FOTO/ Deputetët e PD dhe qytetarët bllokojnë lëvizjen e autobotit te "Sheshi Willson", policia tenton t'i largojë me forcë! Bardhi: Ne nuk jemi kriminelë
Policia ka tentuar t'i largojë me forcë, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se ajo çfarë protestuesit po bëjnë është në të drejtën e tyre.
26 Nëntor 2024, 18:09Nga r.ll
pamje nga sheshi willson
TIRANË- Te zona e "Sheshit Willson", një nga pikat ku opozita po proteston, deputetët e PD-së dhe protestuesit kanë bllokuar lëvizjen e autobotit, duke u vendosur para mjetit.
Policia ka tentuar t'i largojë me forcë, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se ajo çfarë protestuesit po bëjnë është në të drejtën e tyre. Ai u shpreh më tej se policia nuk ka arsye të ushtrojë dhunë ndaj tyre, pasi ata nuk janë kriminelë.
“Protestuesit janë në të drejtën e tyre, nuk kanë bllokuar asnjë makinë. Policia ka marrë masa për të devijuar trafikun, cfarë nevoje ka për të dhunuar. Ca është kjo juntë policore që dhunon deputetët e opozitës dhe qytetarët. Do qëndrojmë për aq sa do jetë e nevojshme. Nuk ka asnjë arsye për të dhunuar. Ne nuk jemi kriminelë. Këta janë kundër popullit dhe kundër qytetarëve.”, u shpreh Bardhi.