LIVE UPDATES
Politike

"Foli si nën efektin e drogës"/ Berisha për Ramën në Kongres: Tha SKAPI është i imi

Ai tha se Rama mburri drejtësinë për të nënkuptuar se është e ka ne kontroll. Nga ana tjetër Berisha përsërit akuzat ndaj SPAK.

8 Dhjetor 2023, 18:48 Nga h.k
"Foli si nën efektin e drogës"/ Berisha për Ramën
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike u ndal pasditen e sotme në konferencën për shtyp te fjalimi i Kryeminstrit Edi Rama në kongres.

Ai tha se Rama mburri drejtësinë për të nënkuptuar se është e ka ne kontroll. Nga ana tjetër Berisha përsërit akuzat ndaj SPAK.

Berisha:Foli si ai që kalon natën nën efektin e kokainës në një nga spitalet e Tiranës dhe mban një fjalim për reformën në drejtësi. Por ka ky njeri sensin dhe thotë që jemi shembull... Po si mund të jesh shembull ti kur janë 120 mijë dosje, kur shqiptarët zyrtarisht kanë humbur përfundimisht të drejtën e procesit ligjor. Nuk po them se procesi ligjor kërkon kohën e caktuar që duhet të jepet. Kur për të pasur një proces ligjor në kohë, duhet të paguajnë qimet e kokës, duhet të paguajnë një ryshfet 3 deri në 5 herë më shumë se përpara. Vetëm për të afruar datën, jo për vendimin. Janë vetëm në Gjykatën e Apelit, si pasojë e veprimeve të tij, 60 mijë dosje. Nga 75 gjykatës që duhet të ketë Apeli, ka gjithsej 17 gjykatës. Dhe Europa duhet të na marrë shembull, thotë ky. Çfarë u tha në këtë fjalim për shëndetësinë? Shqipëria u rendit në 3-4 vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë nga Kovidi, sikur nuk kanë vdekur shqiptarët. Shqipëria u shndërrua në një spital dhe këta vodhën mbi gjysmë miliard euro me tenderat për Kovidin.

Asnjë fjalë, nuk ka ndodhur kjo. Rezultatet më dramatike të arsimit, ajo që ka ndodhur me PISA-n është zhvillimi më dramatik për arsimin tonë, një degradim i tmerrshëm, një rikthim para vitit 2009, me rezultate shumë më negative se viti 2009, që është viti kur ne filluam vlerësimin në PISA. Një degradim si në asnjë vend tjetër në botë. Kjo nuk ekziston, ky përpiqet t’i mbulojë këto me inteligjencën artificiale. Sot nuk e kishte me satelitë, e kishte me inteligjencë artificiale. Ky ishte Kuvendi: Ju kam mashtruar dhe do ju mashtroj. Një përqendrim total të SKAP-it! Atëherë më thoni pse i kërkoni llogari Sali Berishës që pse flisni për SKAP-in politik? Më thoni ju mua, a kam të drejtë unë? Po ai injoroi fëmijët, injoroi nxënësit, të sëmurët, biznesin dhe u mor gjerësisht vetëm me SKAP-in në mënyrën më paradoksale. Sepse e di që mëkatari numër 1 në Shqipëri është ai vetë dhe do me çdo kusht të dominojë dhe kontrollojë këtë organ.

Unë nuk kisha dëgjuar kurrë, nuk ka sulltan, satrap, diktator tjetër që mund t’i kushtojë një institucioni të drejtësisë, se drejtësia tjetër nuk bën fare përveç SKAP-it, ky ishte fjalimi lavdi SKAP-it, që është ushtari im në betejën politike. Kurse prokuroria, gjykatat, etj, ato ishin mesjetë, ishin shekulli i kaluar. A mund të flasë njeriu në këtë mënyrë? Mund të flasë natyrisht, se ai aty e ka mizën. E di që të gjitha megaaferat e mëdha korruptive kanë një emër dhe ky emër është Edi Rama. Ai e di që po kryen një vjedhje monstruoze në Durrës me 1.4 milionë metër katrorë publike për të ndërtuar parajsën e tij Dubai me paratë e drogës dhe me Bitcoin. Si mund t’i mbash qytetarët në një ligjëratë tërkuzë kushtuar SKAP-it të partisë dhe gjykatëses që fshihet prapa krimit, Gjoka, vetëm sa nuk thoshte lavdi Gjokës. Për çfarë merite? Se fshihet prapa krimit të saj. Sepse fsheh në mënyrë kriminale faktin që ajo më 28 shkurt të vitit 1996 është shkarkuar nga detyra me firmë të Sali Berishës. E fsheh! Dhe ky thotë, lavdi Gjokës, jo Pëllumbit, po kësaj.

sali berisha

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime