LIVE UPDATES
Politike

"Farsë elektorale dhe mandate kallp!" Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

Sipas tij, kurrë ndonjëherë në 34 vite, Brukseli nuk ka qenë më shqiptar se sa ato dy ditë të javës së kaluar.

7 Qershor 2025, 12:27 Nga M.B
"Farsë elektorale dhe mandate kallp!" Berisha: Për dy
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se mori një demaskim edhe njëherë farsa zgjedhore në të gjitha dimensionet e saj. Sipas tij, kurrë ndonjëherë në 34 vite, Brukseli nuk ka qenë më shqiptar se sa ato dy ditë të javës së kaluar. Gjithashtu Berisha tha se demokratët po mbrojtnë interesat më jetike të votës së lirë, të dinjitetit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Paradokset janë të shumëllojta, por paradoksi më i madha në fushën mediatike-komunikative ka ndodhur në Shqipëri, mbasi vizita e kryetarit të PD-së në Bruksel, krijoi lajme, editoriale, artikuj dhe kryeartikuj, 34% më shumë, në Shqipëri është fjala, se sa samiti i Bashkimit Politik Europian. Mendoj se, rrallë ndonjëherë PD-ja ka kapur një apogje të tillë, dhe kjo dëshmon se sa e drejtë, sa i rëndësishëm, çfarë fuqie ka misioni i saj për mbrojtjen e votës së lirë të shqiptarëve. Ju keni parë këto ditë, nga dita e martë e javës që kaloi gjer sot, një mori të pafund shfrimesh të një lakeizmi, të neveritshëm në shkallë ekstreme të qeveritarëve, të cilët rendin me ngashërimet e tyre se si të qetësonin kryetarin e organizatës së tyre kriminale Edi Ramën dhe si të merrnin në formacionet e reja të narkoshtetit një pozicion më të përshtatshëm.

Keni parë se si, një suitë e tërë mjeranësh, të kapur kokë e xhep nga krimi i narkoshtetit, lebetiteshin në mediat e tyre, portalet, televizionet dhe mediat sociale, që të gjithë për një arsye të vetme; në Bruksel morën një plagë të pashërimtë. Mori një plagë pa shërim farsa e tyre elektorale. Morën një demaskim ekzemplar lidhjet e tyre me botën e krimit, kartelet e drogës dhe organizatat më të rrezikshme kriminale. Mori një demaskim edhe njëherë farsa zgjedhore në të gjitha dimensionet e saj. Kurrë ndonjëherë në 34 vite, Brukseli nuk ka qenë më shqiptar se, sa ato dy ditë të javës së kaluar. E marta dhe e mërkura e javës ishin ditët në të cilat në tempullin e demokracisë u mbrojtën interesat jetike të shqiptarëve, vota e lirë e tyre dhe u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale, mandateve kallp.

U bë pretenca e shtetit monstruoz elektoral shqiptar. U bë pretenca e narkoshtetit shqiptar, të Pojave, Çelave, Bajrëve, etj., etj. Ishin ditët më të veçanta. Prandaj u them çdo shqiptari se aty, me sensin e madh të përgjegjësisë ndaj çdo qytetari shqiptar që beson te vota e lirë, me sensin më të madh të kësaj përgjegjësie. Ne mbrojtëm interesat më jetike të votës së lirë, të dinjitetit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Ishin ditë që u ngecën në fyt, farsën dhe lidhjet me krimin Edi Ramës, Pëllumbesha Gjokës, Taulant Begojarisit, Ergys Agasit dhe eksponentëve të tjerë madhor të krimit në qeveri. Përfaqësuesve të tyre në parlament, Sara Miles, Dyrmishit, Arkend Ballës, e shumë e shumë të tjerëve. Ishin ditë të cilat i dhanë një rrjedhë të re shpresës dhe besimit se, shqiptarët do të votojnë të lirë si kombet e tjera.

sali berisha

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet