Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sikur edhe në seancat e kaluara parlamentare, nisur prej 15 prillit, skenari ishte i njëjtë: seanca zgjati pak minuta, dhe vazhdon pas 48 orësh – në këtë rast e radhës do të jetë më 9 qershor.
KOSOVA- Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar dështimin e 28 me radhë. Sikur edhe në seancat e kaluara parlamentare, nisur prej 15 prillit, skenari ishte i njëjtë: seanca zgjati pak minuta, dhe vazhdon pas 48 orësh – në këtë rast e radhës do të jetë më 9 qershor.
Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë në nisje të seancës se është për keqardhje që qytetarëve dhe nevojave të tyre nuk po u kushtohet vëmendja e duhur, dhe ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje, përmes këtyre lëvizjeve, vetëm synon të zvarritë procesin deri në zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen në muajin tetor. Armend Zemaj prej Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se “është e tepërt çka po ndodh në institucionin e Kuvendit” dhe që Lëvizja Vetëvendosje ose duhet të hapë rrugë, ose duhet të ofrojë mundësi "për t’i dhënë fund ngërçit".
Kjo është hera e 20-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.
Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse. Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”. Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë përmendur së fundmi mundësinë që zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare të mbahen njëkohësisht me ato lokale të rregullta, të cilat pritet të shpallen në muajin tetor, si mundësi për zhbllokim të situatës.
Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka prezantuar e para këtë ide në një takim që ka zhvilluar Osmani të mërkurën me figura të subjekteve politike në Kosovë, për të diskutuar datën e zgjedhjeve lokale. Megjithatë, Abelard Tahiri, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë të enjten se beson që zgjedhjet duhet të mbahen ndaras.
Sipas tij, nëse duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, kjo duhet të ndodhë më herët, e jo në tetor kur mbahen zgjedhjet e rregullta lokale. Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar të enjten se “mund të ndodhë që të vijmë në një situatë ku zgjedhjet e reja do të jenë zgjidhje”, edhe pse do të ishte “shumë e komplikuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i organizojë ato së bashku (me lokalet)”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur më 5 qershor se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike. Edhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it [Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë] si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës./ REL
arla merja TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja, në një deklarat&eu...
albin kurti KOSOVË- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institu...
Genta Vangjeli TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklar...
pamje nga perplasja TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar për përballjen e kryetares në detyr&e...
Foto nga stërvitja TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga Forcat e Armatosura që vijojnë st...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Kuvendi i Deputetët e zgjedhur në Kosovë do të tentojnë sërish t’i japin fund ng&eu...
Grupi i Grave Deputete gjatë një ngjarjeje të organizuar më 2024 kundër dhunës ndaj grave në politikë. KOSOVA- ...
Foto ilustruese TIRANA- Gjatë garës elektorale për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Majko, përfaqës...
Foto nga emisioni TIRANA- Drejtuesit e institucioneve tona, të cilëve iu vihen në dispozicion, automjete bashkë me shofer, e nganj...
Edi Rama TIRANA- Nga datat 5-7 qershor, në Tiranë po zhvillohet Festivali i Arkitekturës “Bukë e zemër” që b...