LIVE UPDATES
Politike

"Çfarë fsheh Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite"/ Berisha: Rama vuan nga sindroma e mohimit

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha argumenton se realiteti diplomatik është krejt ndryshe, duke theksuar se, pas rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe në vitin 1990, Tirana dhe Moska kanë zhvilluar kontakte të vazhdueshme politike.

22 Maj 2026, 10:31 Nga D.S
"Çfarë fsheh Rama me “zero marrëdhënie”
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si 'mashtrim' deklaratën e tij në konferencat ndërkombëtare se Shqipëria dhe Rusia nuk kanë pasur marrëdhënie zyrtare gjatë 66 viteve të fundit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha argumenton se realiteti diplomatik është krejt ndryshe, duke theksuar se, pas rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe në vitin 1990, Tirana dhe Moska kanë zhvilluar kontakte të vazhdueshme politike.

Sipas tij, mes dy vendeve ka pasur vizita dypalëshe ku përfshihen presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm.

Postimi i Berishës:

"Çfarë fsheh Edi Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite?

I përbaltur për nismat e tij pro-ruse, Rama në vetëmbrojtje vuan tani nga sindroma e mohimit (denial).

Edi Rama është kthyer në një lloj barsolete me mashtrimet e tij publike, kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe realisht nuk ia vlen të ndalesh në serinë e tyre të pafundme. Megjithatë, unë do të ndalem vetëm në njërën prej tyre, e cila tashmë tek ai është kthyer në sindromë.

Bëhet fjalë për mashtrimin e tij të përsëritur sa herë që i jep keshilla Europës për Rusinë në konferenca ndërkombëtare, sipas të cilit Shqipëria dhe Rusia, që nga vitet ’60 – koha e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike nga diktatori Hoxha me Bashkimin Sovjetik e deri më sot, pra në 66 vite – nuk kanë shkëmbyer asnjë vizitë të zyrtarëve të tyre.

Marrëdhëniet shqiptaro-ruse janë çështje e historianëve. Ato në tërësi janë përcaktuar nga ambicia shekullore e Rusisë për Ballkanin dhe daljen e saj në ujërat e Adriatikut. Kjo ambicie ka paracaktuar edhe qëndrimet e saj ndaj shqiptarëve. Për çudi, Rusia ishte një nga dy fuqitë e mëdha të kohës që firmosi në Budapest me Austro-Hungarinë në vitet 1870 (në kohën e Krizës Lindore) një marrëveshje për krijimin e shtetit shqiptar; një firmë që u fshi pa u tharë ende boja.

Që nga ajo kohë e deri më sot, me përjashtim të vitit të qeverisë së Fan Nolit dhe 15 viteve të pas Luftës së Dytë Botërore, në periudhat e tjera qëndrimet e Rusisë kanë qenë në tërësi kundër vetë ekzistencës së shtetit shqiptar.  Pas Luftës së Dytë Botërore, Kremlini ishte pro gllabërimit të Shqipërisë nga Jugosllavia, ashtu siç përgjatë dekadave të fundit ka qenë skajshmërisht  kundër shtetit të pavarur të Kosovës.

Në vitin 1960, Enver Hoxha, pas një periudhe vasaliteti, i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Por, pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve në vitin 1990 e në vazhdim, krejt ndryshe nga mohimet e Edi Ramës, midis dy vendeve ka pasur shkëmbime vizitash të niveleve më të larta.

Moska dhe Tirana kanë pritur dhe përcjellë presidentë (madje Alfred Moisiu është dekoruar nga Putini), kryetarë dhe nënkryetarë parlamentesh, si dhe kryeministra – ndër ta edhe vetë Edi Ramën i shoqëruar nga Baton Haxhia. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, vizitoi Tiranën në vitin 2004, ku edhe sigloi Traktatin e Miqësisë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë përfshirë edhe fusha të tjera. Unë kam pasur rastin të pres në Tiranë poetin e njohur rus Jevgeni Jeftushenko. Rama vetë ka pritur në Tiranë Patriarkun Kiril (ish-pjesëtar i KGB-së), dhe pas shpërthimit të skandalit “McGonigal”, doli në dritë se oligarku rus Oleg Deripaska operonte në Shqipëri me 7 kompani, në bashkëpunim me oligarkët e Ramës.

Pse atëhere ky mashtrim i përsëritur nga Rama për “zero marrëdhënie” të Tiranës me Moskën në 66 vitet e fundit? Çfarë e detyron këtë njeri të shpërfaqet si kloun edhe në audienca ndërkombëtare të poshtëroj veten duke përsëritur si i rokanisur kaq shpesh mashtrimin, mohimin tij banal?

Ai nuk vuan nga amnesia retrograde (në këtë rast selektive). Nuk besoj as se ky mohim mund të lidhet me faktin se, sipas dokumenteve zyrtare të firmosura nga ish-zëvendësi i Nexhmije Hoxhës, Kristaq Rama, babai i tij, Rama ka një vëlla në Moske për të cilin nuk flet kurrë.

Shkaku i këtij mashtrimi të përsëritur, të shndërruar tashmë në sindromën e mohimit (denial), sa here që ai këshillon Europën për Rusinë qëndron para së gjithash në çiftimin e Edi Ramës me padronin e tij Aleksandër Vuçiç, si dy nismëtarë kryesorë të projekteve, nismave të strukturuara të hapura për garantimin e influencës ruse në rajon. I pari vetkuptohet për llogari të Serbisë së Madhe projekt i përbashkët serbo-rus kurse i dyti për llogari të padronit të tij.

Le t’i analizojmë shkurtimisht këto nisma:

1-Ndryshimi i kufijve dhe ndarja e Kosovës:

Edi Rama, fill pas ardhjes së tij në pushtet, u bë pjesë e projektit të Vuçiçit për “shkëmbim territoresh” (de facto ndarje e Kosovës), i firmosur dhe vulosur  nga Fondacioni Soros në Beograd. Ky ishte në të vërtetë projekti i Sllobodan Millosheviçit i viteve ’90, për Serbinë e Madhe, i dërguar disa herë me ndërmjetës edhe në zyrën time, por i refuzuar prerazi nga pala shqiptare. Rama dhe Vuçiç pretendonin hapur se projekti do të miratohej edhe nga Putini, sikur të ishin zëdhënës të tij ose të kishin komunikim të fshehtë me Kremlinin.

Pas dështimit të projektit të “Serbisë së Madhe”, Rama dhe Vuçiç themeluan në Novi Sad (2019) “Minishengenin Ballkanik”, i pagëzuar më vonë si “Ballkani i Hapur”. Ky projekt kthente de facto hegjemoninë politike dhe ekonomike të Serbisë në rajon, dhe për rrjedhojë, edhe atë të Rusisë. Kjo nismë, që i kundërvihej hapur Procesit të Berlinit, mbështetej fuqishëm nga Kremlini. Në qershor të vitit 2022, një ditë pas anullimit të vizitës së Lavrovit në Beograd për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore nga vendet anëtare të NATO-s, vetë Lavrovi deklaroi se qëllimi i vizitës ishte konsolidimi i bashkëpunimit strategjik me Serbinë dhe mbështetja për “Ballkanin e Hapur” që sipas tij ishte krejt tjetër nga Ballkani i mbyllur i Brukselit dhe NATO-s. Pas ndërhyrjes së prerë dhe ultimative të BE-së, kjo nismë u asgjësua, dhe Rama u detyrua të bënte një kthesë të fortë, duke anuluar papritmas në korrik të vitit 2023 takimin e trojkës në Durrës.

3-Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën:

Edhe pas dështimit me Ballkanin e Hapur, dyshja Rama-Vuçiç nuk hoqën dorë nga agjenda e tyre proruse e përbashket.

Në një shërbesë të hapur ndaj Rusisë, ata dolën me tezën e thirrjes së një konference ndërkombëtare për Kosovën, me qëllimin e vetëm që Rusia të rikthehej  zyrtarisht si faktor i dorës së parë në Ballkan. Këtë kërkesë e përsëritën te dy në sinkron dy orë pas aktit terrorist në Banjskë të Serbisë. Kjo linte të nënkuptohej se ai akt agresioni, i neutralizuar me sukses nga autoritetet ligjzbatuese të Kosovës, ishte ndërmarrë pikërisht për të krijuar një destabilizim të gjerë që do të detyronte ndërhyrjen e një formati ndërkombëtar ku Rusia do të kishte karrige.

4-Qendrimi i Beogradit ndaj sanksioneve kundër Rusisë.

Agresioni rus ndaj Ukrainës ekspozoi qartë binomin Vuçiç-Rama si dy asete me influencë mundet dhe të regjistruar të Kremlinit në Ballkan. Në këtë kuadër, presidenti i Serbisë refuzoi të zbatonte sanksionet e BE-së dhe NATO-s, ndaj Rusisë dhe e shndërroi Serbinë, Rusinë e Vogël në një prapavijë të fuqishme të Rusisë në zemër të Europës. Ndërkaq, vasali i tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u bë menjeherë avokati kryesor i këtij qëndrimi dhe i kësaj prapavije

Ai shfrytëzoi privilegjin e të qenit kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s për të mbrojtur hapur në samitet e Aleancës dhe të BE-së interesat ruse në rajon, hoqi çdo maskë dhe doli haptas në mbështetje të vendimit të padronit të tij Vuçiç për mos zbatimin  e sanksioneve ndaj Rusisë. Rama insistonte se Beogradit nuk duhej t’i kërkohej zbatimi i sanksioneve ndaj big brother- it dhe se presioni ndaj tij per kete çeshtje ishte “gabim”. Pasi NATO dhe BE i nxorën Beogradit “kartonin e kuq”, per mos zbatimin e sanksioneve, patroni dhe argati heshtën.

Së fundmi, në një shfaqje të re të rolit të tij si sharlatan global, Edi Rama guxon të sulmojë Europën nëEstoni pse nuk po flet me “Vladimir Vladimiroviçin” – duke iu drejtuar Putinit me një afri të tillë gjuhësore sikur ky të ishte ndonje zyrtar i administratës ruse.

Si përfundim mund të themi se Edi Rama pasi ekspozohet si mbrojtës i interesave serbo-ruse në rajon nxiton të vendosë maskën e mohimit qesharak, duke shpikur histori me “zero marrëdhënie 66-vjeçare” midis Tiranës dhe Moskës. Kështu që ky nuk është thjesht një mashtrim ordiner; është një përpjekje e dëshpëruar e tij për të fshehur gjurmët e një agjende pro-ruse që ka dëmtuar rëndë interesat kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, madje dhe interesat euroatlantike në shërbim të ambicieve gjeopolitike të Beogradit dhe Moskës në rajon.", shkruan Berisha./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026