LIVE UPDATES
Politike

"Falimenti njëri pas tjetrit i fermave merr fund"/ Berisha: Ballkani i Hapur përfundon në kosh

Kryedemokrati gjithashtu u premtoi fermerëve se do të 5-fishohet subvencioni për çdo fidan, për çdo njesi prodhimi, për çdo kokë bagëti, dhe aspak me kriteret e deritanishme. 

23 Prill 2025, 18:50 Nga E. D
"Falimenti njëri pas tjetrit i fermave merr fund"/ Berisha:
Sali Berisha

VORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit për bujqësinë në Vorë, premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet, do të ndalohet falimentimi i fermave. Lideri i opozitës tha se Ballkani i Hapur përfundon në kosh, ndërsa subvencionet për fermerët do të rriten. Kryedemokrati gjithashtu u premtoi fermerëve se do të 5-fishohet subvencioni për çdo fidan, për çdo njesi prodhimi, për çdo kokë bagëti, dhe aspak me kriteret e deritanishme. 

"Të dashur miq, fermerët e Vorës dhe të mbarë Shqipërisë përjetojnë një pushtim nga mallrat dhe prodhimet e vendeve tjera. Jo se këta nuk janë punëtorë, jo se nuk kanë tokë të mirë, kanë çdo gjë. Por, Edi Rama hapi kufijtë për prodhimet e Shumadisë dhe të Banatës, jashtë çdolloj kriteri bëri që fermeri shqiptar të matet me atë që merr 5 gjer në 8 herë më shumë subvencione. Pra, vuri garë të pabarabartë dhe krijoi pabarazi ekstreme. Falimenti njëri pas tjetrit të fermave në Vorë, Kashar, Domje, Bërxullë, Prezë dhe kudo. Kjo situatë merr fund. Ballkani i hapur përfundon në kosh.

Çdo fermeri i jap fjalën këtu se, do të 5-fishohet subvencioni për çdo fidan, për çdo njesi prodhimi, për çdo kokë bagëti, dhe aspak me kriteret e deritanishme. Jo, jo. Për çdo njesi! Sikundër, në fshat nuk do ketë kurrë pension të pjesshëm, të plotë, apo të çfarë do lloji ndën 200 euro. Ju jeni një bashki, ku kryetari juaj ka zgjedhur që taksat tuaj që paguani, taksat që paguajnë bizneset e vogla, të cilat nuk kanë taksë qeveritare qendrore, por kanë 10-fishuar taksat lokale, ju garantoj se, ato do të pjesëtohen me 8 ose 10. Nuk do mundet kurrë kryetari i bashkisë të vendosë më shumë se 1% të xhiros taksa për bizneset e vogla.

Për bizneset tjera, tatim fitimi zbret në 10%. TVSH-ja në të tërësi zbret në 15%. Energjia do zbresë në 6 lekë nga 18 lekë që është për kWh. Për banorët, energjia nga 95 lekë zbret në 7 lekë. Nafta do ketë ulje, të paktën 40%. Nuk do mund të shitet në Shqipëri më ndën plus minus çmimin e Kosovës dhe Maqedonisë. Kosova, e merr nga Durrësi naftën dhe e shet 40% më lirë se sa Tirana. Ja ku është Durrësi, ja ku është Prishtina. Kjo sepse, Edi Rama, të dashur miq, 1.1 euro merr për çdo litër naftë. Nuk e bën kush në botë ëktë. Kjo merr fund! Ngarkesa fiskale mbi litrin e naftës, të cilin e paguani të gjithën ju, do të zbreesi në nivelin fiskal që ka Maqedonia dhe Kosova. Pra, do të mbipërgjysmohet", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj