LIVE UPDATES
Politike

Evazioni fiskal/ Kryemadhi: Kam dorëzuar në SPAK dokumenta të tjera

Në një konferencë Kryemadhi u shpreh se ajo ka dorëzuar në SPAK dokumenta të tjera ku provon se Bashkia e Tiranës kishte dijeni që në 2016 për kërkesën për Inceneratorin e Tiranës, kishte dy përfaqësues në komisionin për dhënien e koncesionit.

27 Korrik 2022, 09:12 Nga d.a.
Evazioni fiskal/ Kryemadhi: Kam dorëzuar në SPAK dokumenta të
Monika Kryemadhi

TIRANË- Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka denoncuar sërish skandalin për evazionin fiskal ku sipas saj është e pvrfshirë Bashkia e Tiranës. Në një konferencë Kryemadhi u shpreh se ajo ka dorëzuar në SPAK dokumenta të tjera ku provon se Bashkia e Tiranës kishte dijeni që në 2016 për kërkesën për Inceneratorin e Tiranës, kishte dy përfaqësues në komisionin për dhënien e koncesionit.

"Me inceneratorin e Tiranës aq më shumë varfërohen qytetarët e Tiranë dhe të Shqipërisë. Disa ditë më parë, javën e kaluar kam dorëzuar në SPAK materiale të tjera sqaruese, duke plotësuar dosjen e inceneratorin e Tiranës. Edhe pse në këto muaj të nxehtë mund të jetë e vështirë për të punuar, vazhdoj me këmbëngulje për të vijuar hetimet. Sot do ju bëj me dije materialin që ia kam dorëzuar SPAK. Ia kam lehtësuar punën. E kam shpërndarë dhe në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare.’, tha Kryemadhi."- u shpreh Kryemadhi.

Në materialin e publikuar nga Kryemadhi tregohet sesi Bashkia Tiranë ka qenë në dijeni “që në krye të herës” për një ofertë të pa kërkuar për inceneratorin e Tiranës dhe më pas kryebashkiaku Erion Veliaj ka caktuar dy anëtarë të komisionit për koncencionin, Taulant Tushe dhe Namik Simixhiu.

TEKSTI I VIDEOS:

Pamje hapëse nga landfilli i sharrës, mundësisht të sfumuara në të zezë. Në mes të ekranit shkruhet me titra “Vend Krimi”. Pamjet e hapjes mund të shoqërohen me ndonjë sfond muzikor të tipit mafioz si dhe foto ose plane të Erjon Veliajt

Nga verifikimi i dokumentacionit të dosjes së Inceneratorit të Tiranës rezulton se:
1. Në 23.06.2016, me shkresën nr. 16/044 Shoqëria “Integrated Energy BV” aksionet e së cilës zotërohen nga shoqëritë “Energy Recuperator SPA”, “Paul Ëurth Italia” dhe “Integrated Technology Services”, kanë depozituar pranë Ministrisë së Mjedisit një “Letër Interesi”, me anën e së cilës ka paraqitur një propozim të pakërkuar për ndërtimin e venddepozitimeve të reja, mbylljen e atyre ekzistuese, ngritjen e sistemit të riciklimit, përmirësimin e infrastrukturës për të mbajtur nën kontroll situatën ndërtimore, për Qarkun Tiranë. Shkresa Nr.16/044 i është drejtuar për dijeni edhe Bashkisë Tiranë.
Fakt i cili do të thotë se Bashkia Tiranë që në Qershor të vitit 2016, thënë ndryshe “që në krye të herës” është vënë në dijeni të një propozimi të pakërkuar për ndërtimin e Inceneratorit të Qarkut të Tiranës.

2. Me shkresën nr. 25796/1 prot, datë 01.09.2016 Bashkia Tiranë, në përgjigje të kërkesës së Ministrisë së Mjedisit për shqyrtimin të propozimit të pakërkuar, ka caktuar dy përfaqësues të saj si anëtarë të Komisionit të Dhënies së Koncesionit, dhe konkretisht Z. Taulant Tushe, Drejtor i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë dhe Namik Smixhiu. Ky Komision është përgjegjës për gjithë ecurinë e procedurës koncesionare, deri në firmosjen e kontratës.
Pra Bashkia Tiranë jo vetëm është në dijeni të procesit që ka nisur por tashmë është edhe pjesë e procesit duke u përfaqësuar në Komisionin e Koncensionit me dy drejtorë bashkie.


Ministria e Mjedisit kërkon miratimin e financimit nga Ministria e Financave, Financat i kërkojnë aprovimin e bashkive të Qarkut, miratimin e jep vetëm Erion Veliaj

Me shkresën nr. 5474/20 datë 27.12.2016 Ministria e Mjedisit i ka kërkuar Ministrisë së Financave miratimin paraprak për financimin e projektit dhe, referuar studimit të fizibilitetit për menaxhimin e mbetjeve të Qarkut Tiranë, i ka paraqitur planin e Pagesave që nevojitet për financimin e këtij projekti nga ku rezulton se: Ky projekt do të financohet nga a) Qeveria në shumën 130,883,750 eurove dhe b) Bashkitë e Qarkut Tiranë në vlerën 91 mln euro për 30 vjet.
Ky fakt provon në mënyrë të qartë dhe shteruese se Bashkia Tiranë dhe Kryetari i saj Erion Veliaj janë në dijeni të plotë të modelit financiar të inceneratorit të Tiranës dhe shumës konkrete që Bashkia Tiranë duhet të paguajë për 30 vitet e ardhshme.
3. Më datë 23.01.2017 me shkresën nr. 13188/3 prot., Ministria e Financave, i kthen përgjigje Ministrisë së Mjedisit, duke e refuzuar miratimin e financimit të projektit të Inceneratorit të Qarkut Tiranë, duke evidentuar disa problematika për të cilat ka kërkuar sqarime shtesë;
4. Në datë 21.02.2017, me shkresën nr. 5474/25 prot., Ministria e Mjedisit rikërkon nga Ministria e Financave miratim për projektin endërtimit të inceneratorit të Qarkut Tiranë, duke sqaruar problematikat e evidentura nga Ministria e Financave;
5. Në datë 02.03.2017, me shkresën nr. 13118/7 prot., Ministria e Financave, i kthen përgjigje Ministrisë së Mjedisit, duke kërkuar nga kjo Ministri që, meqënëse financuesi dhe përfituesi kryesor i këtij projekti është Qarku Tiranë, të merrej miratimi me shkrim nga ky Qark, referuar modelit financiar të propozuar në studimin e fizibilitetit.Nga kjo shkresë qartazi rezulton se ky projekt Koncesionar mund të vihet në jetë vetëm nëse Bashkitë e Qarkut Tiranë (5 bashkitë përbërëse) do të miratojnë financimin e këtij projekti, pasi ato do të jenë përfitueset e projektit të Incenerimit të mbetjeve sigurisht kundrejt një tarife të caktuar.
6. Në datë 28.02.2017, me shkresën nr. 5474/26 prot., Ministria e Mjedisit (shkresa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Z. Alqi Bllako) kërkon vetëm nga një Bashki e Qarkut Tiranë dhe konkretisht vetëm nga Bashkia Tiranë dhënien e miratimit me shkrim për vazhdimin e procedurave koncesionare, referuar modelit financiar të propozuar në studimin e fizibilitetit; Abuzim i pastër me detyrën, pasi Ministria e Financave kërkon dakordësi nga 5 Bashkitë e Qarkut Tiranë, ndërsa Bllako (sigurisht i koordinuar) ja dërgon vetëm Bashkisë Tiranë.

Erion Veliaj jep ‘ok’ në parim pa mbledhur Këshillin Bashkiak

Në datë 27.03.2017, me shkresën nr. 8275/1 prot., Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe asnjë parashikim në projekt buxhetin e Bashkisë, i kthen përgjigje Ministrisë së Mjedisit, duke u shprehur parimisht dakord përsa i përket rolit të saj në këtë projekt koncesionar me modelin financiar të paraqitur në studimin e fizibilitetit;
Sinkron Erion Veliaj në komisionin hetimor: “Unë në emër të Bashkisë me një milionë banorë them vetëm jam parimisht dakord dhe pastaj kaloj në Këshill Bashkiak”.
Shkelje flagrante e ligjit për Vetëqeverisjen Vendore pasi Kryetari i Bashkisë ka zero tagër ligjor për të vendosur për miratimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë. Kjo është kompetencë ekskluzive e Këshillit Bashkiak. Vlen të theksojmë se në të paktën dy projekte të tjera koncesionare ku rezulton se financuese dhe përfituese kryesore e projektit është Bashkia Tiranë, vendimin për dhënien e dakordësisë në parim apo qoftë edhe miratimin e draft kontratës e ka dhënë vetëm Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Ministria e Financave shkeli ligjin, mori për bazë vetem Bashkinë e Tiranës kur kërkoi të gjitha bashkitë e qarkut

Pasi ka refuzuar për muaj rresht dhënien e dakordësisë për miratimin paraprak të financimit të projektit të Inceneratorit të Tiranës, Ministria e Financave është mjaftuar vetëm me dakordësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për ti çelur rrugën prokurimit dhe konkretisht, në datë 06.04.2017, me shkresën nr. 13118/9 prot., Ministria e Financave, i kthen përgjigje Ministrisë së Mjedisit, duke u shprehur pa komente për vijimin e projektit për sa kohë kërkuar që përfituesi kryesor dhe financuesi i këtij projekti është Bashkia Tiranë (pra Qarku Tiranë është zëvendësuar me Bashkinë Tiranë); Shkelje e pastër e ligjit për menaxhimin Financiar e Ministrit të Financave.
7. Pikërisht, sapo Bashkia Tiranë (dhe jo të gjitha Bashkitë e Qarkut) ka dhënë dakordësinë e saj, për sa i përket rolit të saj në këtë projekt koncesionar, në mbledhjen e datës 12.04.2017 Komisioni i Dhënies me Koncesion të kësaj procedure ka evidentuar këtë fakt, duke i hapur rrugën procedurës së tenderit.
Edhe ky element provon qartazi se sa thelbësore ka qenë dakordësia e Bashkisë Tiranë për vijimin e projektit, thënë ndryshe Erion Veliaj, me firmën e tij të paligjshme ka ndryshuar fatin e koncesisonit të Inceneratorit të Tiranës.

Komisioni i Dhënies me koncesion kërkoi vendimin e Këshillit Bashkiak, kërkesa u kundërshtua nga Taulant Tushe dhe Namik Simixhiu

Në datë 31.08.2017, Komisioni i Dhënies me koncesion, ka zhvilluar mbledhje lidhur me negocimin e kontratës me përfaqësuesit e shoqërisë “Integrated Energy BV”. Në këtë mbledhje kryetarja dhe dy anëtarë të Komisionit të Dhënies me Koncesion (përfaqësuesit e ATRAKO) kanë kërkuar miratimin e Kontratës koncesionare me Vendim të Këshillit Bashkiak, por ky propozim i tyre nuk u mbështet nga anëtarët e tjerë të Komisionit të Dhënies me Koncesion dhe konkretisht nga përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë Taulant Tushe dhe Namik Simixhiu, duke u shprehur se nuk është i nevojshëm miratimi i kontratës me vendim të Këshillit Bashkiak.
Pa diskutim që përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë anëtarë të Komisionit të Koncesionit, do të refuzonin për miratimin e kontratës koncesionare me Vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë, pasi nëse do të vepronin ndryshe do të zbulonin paligjshmërinë e firmës së kryetarit të tyre.

Pasi u dha koncesioni Erion Veliaj shkoi në Këshillin Bashkiak për të marrë miratimin e financimit, ndryshoi tabelat e programit buxhetor dhe nuk miratoi dot financimin

I vetëdijshëm se kishte shkelur ligjin, Erion Veliaj shkoi në këshillin Bashkiak për të marrë miratimin e financimit të inceneratorëve, e për këtë Veliaj ka gënjyer edhe publikisht e nën betim përpara Komisionit Hetimor te incenetatorëve, pasi me VKB-në 106 datë 28.09.2016 janë ndryshuar tabela bashkalidhur programit buxhetor dhe nuk ka miratuar buxhetin që duhet të përballonte shpenzimet për inceneratorët.
Sinkron Veliaj lexon në komision vendimin e këshillit bashkiak datë 28.9.2107: “Këshilli Bashkiak me këtë vendim 106 datë 28.09.2017 ka marrë vendime dhe ka një pikë që quhet pika “g” që ka të bëjë me angazhimin e Bashkisë së Tiranës për landfillin.”
Por ky vendim i Këshillit Bashkiak është marrë 1 muaj pasi ishte miratuar kontrata e koncesionit të inceneratorit dhe bashkia e Tiranës ishte futur tashmë në angazhim financiar 91 milionë euro.

Erion Veliaj ka shkelur qëllimisht ligjin duke e futur Bashkinë e Tiranës në një angazhim financiar 91 milionë euro vetëm me firmën e tij, pa marrë më parë miratimin e Këshillit Bashkiak. Vendimi i Këshillit Bashkiak një muaj pasi ishte miratuar kontrata koncesionare është prova më flagrante e shkeljes së ligjit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. E në këtë vendim Këshilli Bashkiak ka vënë në dispozicion 15 milionë lekë për këtë projekt, ndërkohë që Erion Veliaj me firmën e tij ka firmosur 91 milion euro pa vendim të Këshillit Bashkiak.

Erion Veliaj dhe Alqi Bllako pas kërkesës së Ministrisë së Financave kanë ‘Shpërdoruar detyrën’

Shkeljet e procedurës lidhur me Erion Veliaj

1) Autoriteti Kontraktues ka zhvilluar procedurën koncesionare, pa marrë më parë miratimin e Qarkut Tiranë, i cili ka në përbërje Bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë.
Ashtu sic është sqaruar mësipër rezulton se studimi i fizibilitetit është hartuar dhe dorëzuar për Qarkun Tiranë, po ashtu edhe në studim fizibiliteti parashikohet se financimi i këtij projekti do të kryhet nga a) Qeveria dhe b) Bashkitë e Qarkut Tiranë.
Meshkresën nr. 13118/7 prot., Ministria e Financave, i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit, që meqënëse përfituesi kryesor i këtij projekti është Qarku Tiranë (pra të gjitha njësitë vendore të këtij Qarku), do të merrej miratimi me shkrim nga ky Qark, referuar modelit financiar të propozuar në studim fizibiliteti.

Ndërkohë që Ministria e Mjedisit dhe konkretisht ish-Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrie Z. Alqi Bllako në kundërshtim me kërkesën e Ministrisë së Financave, i është drejtuar vetëm një njësie vendore të Qarkut Tiranë dhe konkretisht vetëm Bashkisë Tiranë. Bashkia Tiranë, e cila po ashtu ka vepruar në kundërshtim me ligjin, me shkresën nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Mjedisit, duke u shprehur parimisht dakord me modelin financiar të paraqitur në studimin e fizibilitetit, ndërkohë që kjo Bashki duhej të evidentonte faktin se studimi i fizibilitetit paraqiste angazhimin financiar për të gjitha Bashkitë pjesë përbërëse të Qarkut Tiranë.

Referuar studimit të fizibilitetit të projektit koncesionar, rezulton se dakordësia për financimin e projektit duhet të jepet nga përfituesit dhe financuesit e këtij projekti që në rastin konkret janë të gjitha bashkitë pjesë përbërëse të Qarkut Tiranë, pasi ky projekt parashikon trajtimin e mbetjeve të të gjithë njësive vendore të Qarkut Tiranë dhe jo të Bashkisë Tiranë. Këto veprime, si të Autoritetit Kontraktor ashtu edhe të Bashkisë Tiranë janë në rastin më të mirë për to – paaftësi në përmbushjen e detyrave me pasoja të rënda financiare (në kuptimin penal janë shpërdorim detyre) dhe në rastin më të keq përbëjnë Mashtrim të Institucioneve Shtetërore. Në nenin 42 “Mbështetja financiare” të Ligjit 125/2013 “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT” i ndryshuar parashikohet se: “Projekti që ka nevojë për mbështetje financiare, siç përcaktohet nga studimi i fizibilitetit, kërkon një miratim paraprak nga Ministria e Financave, në lidhje me përballueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe fizibilitetin fiskal, domethënë ndikimetdherisqetfiskale të menjëhershme dhe urgjente.” Referuar këtij parashikimi ligjor, rezulton se dhënia e miratimit financiar, është kusht thelbësor për vijimin e projekteve koncesionare që kërkojnë anagazhim financiar të buxhetit të Shtetit.
Në këtë rast përgjegjësia ligjore bie drejtëpërdrejtë mbi Ish – Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Z. ALQI BLLAKO, si dheKryetarin e Bashkisë Tiranë ERION VELIAJ, pasi me veprimet e tyre të drejtëpërdrejta kanë shkeluar haptazi dhe nuk kanë zbatuar detyrimet e parashikuara në bazën ligjore të sipërcituar, duke kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës. 

Ishte Kryemadhi ajo që denoncoi pak kohë më parë 24 kompani të cilat sipas saj kanë kryer miliona euro evazion fiskal përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.

monika kryemadhi skandali me evazionin fiskal

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj