LIVE UPDATES
Politike

Çështja McGonigal, Fatmir Xhafaj: Opozita ka të drejtë që kërkon hetim, rasti duhet të zbardhet

Xhafaj u shpreh se me këtë rast shumica mund të reflektojë edhe për çështje si konflikti interesit dhe lobimi i partive politike

2 Mars 2023, 15:42 Nga I.A
Çështja McGonigal, Fatmir Xhafaj: Opozita ka të drejtë
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka deklaruar se opozita ka të drejtë q ka kërkuar transparencë për Uështjen 'McGonigal'. Gjatë fjalës së sotme në Kuvend, Xhafaj tha se dalja e së vërtetës i shërben vetëm maxhorancës. Xhafaj u shpreh se me këtë rast shumica mund të reflektojë edhe për çështje si konflikti interesit dhe lobimi i partive politike.

Fjala e Xhafajt:

Në SHBA dhe jo vetëm, çështja McGonigall është një temë me interes të gjerë publik. Debati atje është jo aq për akuzën dhe personin përkatës se sa e lidhur me institucionin në vetvehte. Është marrë i pandehur një ish drejtues i nivelit të lartë të FBI, organizata simbol që për dekada ka qënë dhe mbetet modeli i vlerave të përkushtimit dhe besnikërisë në zbatimin e ligjit çka e ka bërë atë të jetë krenaria e atij vendi. Ne jemi vendi i dytë pas SHBA ku kjo ka ngacmuar gjerësisht politikën dhe ka marrë deri diku interes publik të spikatur. Kjo edhe sepse në dokumente te ndryshëm të bërë publike, personat e përmendur kryesisht janë shqiptarë dhe midis tyre edhe emri i Kryeministrit. Përkundër asaj çfarë shkruhet në aktakuzën për McGonigall dhe vet debatit në SHBA këtu tek ne debati është krejt tjetër, shumë larg të vërtetës zyrtare, i fokusuar te personat dhe si përherë një tallava politike, konspiracion i nivelit të lartë, fantazi e shfrenuar dhe vetëm baltë, baltë e vetëm baltë.

Në këtë rrëmujë politiko-mediatike të trajtimit të kësaj çështje, të mbajtur gjallë me çdo formë nga opozita, pa qënë ajo realisht e interesuar  për të vërtetën, është e vështirë për këdo tjetër që të sjellë në vëmendje të publikut fakte dhe dhe vetëm fakte dhe jo spekullime politike në lidhje me këtë cështje. Opozita dhe jo vetëm, me të drejtë ka kërkuar transparencë për një çështje të tillë. Unë pavarësisht se çfarë mendoj për të dhe sidomos për një pjesë të lidershipit të saj gjykoj se ata janë në të drejtën e tyre me këtë kërkesë. Ne si maxhorancë kemi përgjegjësinë të përballemi publikisht me këtë temë pasi e vërteta është në interes të publikut, por gjykoj edhe në interesin tonë politik. Natyrisht edhe të reflektojmë se si të përmirësojmë disa gjëra në etikën dhe komunikimin zyrtar, konfliktin e interesit, financimin dhe lobimin nga partitë politike etj të tilla. Duke thënë këtë sigurisht që nuk bie fare dakort me një pjesë të opozitës me qëllimet e ndjekura prej tyre në këtë debat publik dhe ca më keq me gjuhën e përdorur prej tyre, gjuhë që ka kohë që është shpallur nongrata nga publiku me mosbështetjen e hapur ndaj saj. Të dyja opozitat tona si ajo e zyrave dhe ajo e vulës kanë të njëjtin qëllim, sulmin ndaj Kryeministrit. Ajo e foltores, në traditën e vetë, kalon çdo cak të spekullimit politik.

Ka një përpjekje deri në ekstazë politike e mediatike për të treguar përmes kësaj ngjarje dështimin e FBI-së si organizatë, dështimin e vlerave të demokracisë së SHBA-së. Shihni faqet e portaleve, zëdhënëse zyrtare të opozitës dhe do ta kuptoni lehtë këtë gjë. Mbasi hodhëm baltë dhe shpifje pafund brenda nesh për të arritur më në fund në pikën që të gjithë të perceptohen njëlloj në këtë vend, çka ka bërë që besimi ndaj klasës politike dhe institucioneve është në pikën kritike, tashmë furia e baltës është kthyer nga modelet e demokracive për të thënë se edhe atje si këtu janë, të gjithë njësoj janë ndaj pse çuditeni me çuditë tona. Personalisht bëj pjesë në ata që besojnë se veçanërisht kjo frymë antiamerikane është e qëllimshme dhe e sponsorizuar. Që në SHBA dhe kudo në demokracitë europiane mund të korruptohet një zyrtar edhe i nivelit të lartë kjo nuk është ndonjë çudi. Ka plot shembuj të tillë. Po ajo që funksionon aty janë vlerat, besimi te institucionet, zbatimi i ligjit i njëjtë për të gjithë. Rasti më i freskët ishin shembujt në SHBA me kontrollet e shtëpive dhe zyrave të ishPresidentit dhe Presidentit në detyrë dhe më së fundmi edhe vet çështja McGonicall. Apo shembulli tjetër në Parlamentin Europian ku disa europarlamentar u vendosën nën arrest me akuzën për korrupsion.

Shembuj të tillë sipas disave këtu duhen zbehur, duhen treguar ato keq përmes tallavasë sonë politike. Gjithë ky sulm bëhet pikërisht për ta çmontuar këtë besim, për ta rrëzuar këtë model frymëzues. Opozita pretendon se Kryeministri Rama ka lobuar kundër saj për ta dëmtuar atë dhe McGonigall është një prej personave të korruptuar me këtë qëllim. Unë nuk di çfarë të vërtete ka në këto pretendime, por ama dy gjëra i di mirë. E para se kjo historia e lobimit kundër njeri tjetrit në kancelaritë europiane dhe amerikane kundër kundërshtarit politik që në thelb është kundër vendit, imazhit dhe reputacionit të tij, është një histori e njohur me Berishën për vite të tëra dhe më pas me trashëgimtarin e tij politik Bashën aqsa mund të shkruhen volume të tëra faqesh të zeza. E dyta se Kryeministri Rama nuk kishte për çfarë të lobonte për të shkatërruar PD se shkatërrimin e saj nuk ua solli Rama, por e gjeti midis jush. Fillimisht Sali Berisha dhe Lulëzim Basha më pas me vendimet që morën kur e larguan PD nga parlamenti, kur bojkotuan zgjedhjet vendore, kur u larguan dhe u pozicionuan hapur kundër reformës në drejtësi, kur e shndërruan PD në parti çimkash e shpifjesh, kur u shitën dhe u loboua me fonde ruse, kur e futën PD në një luftë të hapur me SHBA dhe institucionet europiane përfshi dhe partitë e tyre simotra.

E tashmë të revoltuar, por pa reflektuar parasëgjithash mbi të kqiat që i keni bërë vehtes dhe vendit ju mendoni se me çështje të tilla si kjo do ta mundni Edi Ramën dhe ca më keq akoma vet PS! Një arsyetim tërësish naiv. Jeni në rrugë të gabuar. Problemi për demokratët e ndershëm nuk është Edi Rama dhe as Partia Socialiste, por ju vet, lidershipi juaj i lodhur, që nuk frymëzon sot zgjedhësit dhe në vend të shpresës mbjell pesimizëm e disfatizëm elektoral. Tashti po i kthehem një përpjekje mediatike me sponsorizim të dukshëm politik për të më lidhur mua personalisht me këtë histori duke bërë publike një shkëmbim emailesh urimi për festat e fundvitit me z.McGonigall që për hir të së vërtetës ishte thjesht përgjigje e një përshëndetje dhe ftese për takim prej tij. E vërteta në fakt është se unë nuk e kam takuar në asnjë rast as si Ministër në detyrë dhe as pas largimit prej saj z.McGonigall. Kam pasur rast të shkoj për disa vizita zyrtare në SHBA dhe të takoj ish eprorë të tij disa drejtues në detyrë e ish drejtues nga më të lartët në FBI si edhe në Departamentin e Drejtësisë dhe DEA, me një pjesë të të cilëve ruaj ende komunimin, por me z.McGonigall në asnjë rast nuk kam pasur asnjë takim apo komunikim, as me zë dhe as me figurë.

fatmir xhafaj seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet