LIVE UPDATES
Politike

Çështja ‘McGonigal’, Xhacka: Haluçinacion i opozitës, e udhëhequr nga një ‘non grata’

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Xhaçka theksoi deklarata e e Berishës ditën e djeshme se ajo ka komunikuar me një ambasador se çështja për vulën e PD-së është vendosur.  

2 Mars 2023, 15:04 Nga I.A
Çështja ‘McGonigal’, Xhacka: Haluçinacion i
Olta Xhacka

TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar debati për çështjen McGonigal ka qenë një kohe si dhe energji e shkruar dëm. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Xhaçka theksoi deklarata e e Berishës ditën e djeshme se ajo ka komunikuar me një ambasador se çështja për vulën e PD-së është vendosur.  

“Sa kohë e sa energji është harxhuar në këtë institucion me diskutime të tilla absurde për çështje që do të kishin qenë tema diskutimi normale për ndonjë grup ekscentrik në Facebook apo ndonjë forum të errët online ku diskutohen teoritë e komploteve, në vend që të diskutohet për politika, për çështje konkrete që prekin qytetarët. E them këtë sepse fatkeqësisht i ashtuquajturi rast McGonigal nuk është një rast i izoluar. Ndër vite opozita ka ngritur sa e sa çështje të tjera po si kjo, në vend që të merret me çështje që realisht ju interesojnë qytetarëve dhe që realisht prekin qytetarët. Ka ardhur një pikë që me t’u mbyllur njëra shpikje, fillojmë e vrasim mendjen cila do të jetë shpikja e radhës. Dëgjova dje, që gjatë një interviste, autori i versionit shqip të McGonigal, ish-Kryeministri non-grata kishte thënë që kanë dalë mesazhe se Olta Xhaçka i ka shkruar një ambasadori se “është vendosur me gjykatësin për këtë çështje.” E kishte fjalën për gjyqin për vulën që i ka humbur PD. Se ç’punë ka ministri i jashtëm të vendosë për vulën e PD këtë e di ai. Unë për vete di diçka tjetër. Di që s’kam folur kurrë me ndonjë diplomat për vulën e PD, ama kam folur me diplomatë të huaj për këtë zakonin e PD për t’u marrë me teori komploti. Është diçka që i habit sepse vërtet në botë ka forca politike që merren me teori komploti e çudira të tjera. Por nuk ka asnjë forcë serioze që të merret me teori komploti kaq haluçinante sa këto që merret PD”, tha Xhçka. 

Më pas ajo foli për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA të cilat i cilësoi të shkëlqyera.

Marrëdhëniet me SHBA janë sot në pikën më të lartë që kanë qenë ndonjëherë. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë e dini shumë mirë të gjithë, jo sepse e them unë, por sepse flasin faktet e flasin edhe vetë përfaqësuesit e SHBA   Jo më larg se të martën foli edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, z. Escobar, i cili e theksoi me zë dhe figurë që kjo çështje nuk i ka cenuar aspak marrëdhëniet dhe nënvizoi edhe nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes vendit tonë dhe SHBA. Vetëm 4 muaj më parë ne zhvilluam dialogun strategjik me SHBA, ku hodhëm piketat e intensifikimit e zgjerimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes nesh në çdo fushë, nga mbrojtja e siguria, ku roli i Shqipërisë vlerësohet maksimalisht, tek politikat rajonale, ku Shqipëria shihet si partneri më i ngushtë e i besuar i SHBA në rajon, tek drejtësia e qeverisja, ku do të vazhdojë mbështetja jetike e SHBA, tek energjia ku Shqipëria shihet si një vend me një potencial të jashtëzakonshëm, tek biznesi e bashkëpunimi ekonomik ku po diskutohet për një komitet të përbashkët ekonomik, tek diplomacia ku kemi sot një bashkëpunim jashtëzakonisht të suksesshëm në Këshillin e Sigurimit ku praktikisht bashkëpunimi po ecën aq mirë sa për disa dosje po punojmë si një ekip i vetëm, e deri tek fusha të reja siç është mbrojtja kibernetike. Kjo është e vërteta e marrëdhënieve me SHBA nën drejtimin e Edi Ramës. Ndërkohë që e vërteta e marrëdhënieve të Sali Berishës me SHBA, është që e kanë shpallur non-grata. Përfundimet për teorinë e komplotit McGonigal tani mund t’i nxirrni vetë”, përfundoi ministrja.

olta xhacka seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet