1 Qershor 2026, 15:52
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim pas protestave dhe kritikave lidhur me çështjen e Zvërnecit. Me anë të një postimi në Facebook, Rama thekson se tani që projektit po i afrohet dita e daljes në dritë, dolën edhe shqiponjat të mbrojnë atdheun nga 4 miliardë Eurot investim të partnerëve amerikanë e katariotë.
Kryeministi thekson se kjo është edhe hera e parë në 35 vjet që në mediat greke dhe faqet me miliona ndjekës në Greqi, shfaqen shqiponjat për të shpëtuar atdheun tonë nga projekti që do të sjellë përfitime ekonomike. Në fund të postimit, Rama shkruan me iron se të gjithë shqiponjat sot të jenë në protestë, pasi mbulimin nga media greke e kanë të garantuar.
Reagimi i plotë:
“35 VJET S’E KAM PARË KURRË KËTË MOBILIZIM”
Eh vëllai im, po normal, sepse për herë të parë në 35 vite Shqipëria po synon Olimpin e turizmit me një projekt marramendës, që nuk e ka askush në këtë anë të botës E tani që projektit po i afrohet dita e daljes në dritë, dolën shqiponjat të mbrojnë atdheun nga 4 miliardë Eurot investim të partnerëve amerikanë e katariotë
Dhe për herë të parë në 35 vjet, mediat greke dhe faqet me miliona ndjekës në Greqi, janë me shqiponjat për të shpëtuar atdheun tonë nga ardhja e hoteleve më prestigjiozë të botës, nga 10 mijë vende pune cilësore, nga rritja e prodhimit të përgjithshëm kombëtar me 4% deri në 2030, rritja e të ardhurave për frymë, rritja e pagave e pensioneve (si në Malin e Zi për shembull largqoftë), nga rritja e vlerës së pronës së çdo vlonjati e jo vetëm, nga zgjerimi i zinxhirit të vlerës për bujqit, peshkatarët, shoferët e me radhë të gjithë subjektet e lidhura me atë zinxhir, nga personazhet botërore të artit, sportit, modës, biznesit, që do vinin e do flinin, disa edhe do blinin edhe shtëpi në Vlorë…
Po lëri këto, po pse pak është shpëtimi i Shqipërisë nga rritja e mëtejshme e imazhit ndërkombëtar, e cila edhe kaq edhe u teprua shumë, se në sytë e botës Shqipëria duhet të jetë mafie, korrupsion, llum. Prandaj të gjithë shqiponjat në protestë sot, se mbulimin nga media greke e keni të garantuar, dy zogj me një gur dmth./Dosja.al
edi rama
Politike
1 Qershor 2026, 15:29
E. D
Fatos Lubonja
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit tha sot gjat&eu...
Politike
1 Qershor 2026, 14:22
I.A
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi “YLLI”-n, asistentin e parë virtual t...
Politike
1 Qershor 2026, 13:56
I.A
Edi Rama dhe Alexis Tsipras
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras lidhur me reagimet p...
Politike
1 Qershor 2026, 13:26
E.d
Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati i ish-presidentit, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka treguar momentin kur ish-presidenti u njoftua për vdekj...
Politike
1 Qershor 2026, 13:13
I.A
Skënder Hita
VLORË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka prezantuar drejtorin e komanduar të Policisë së...
Politike
1 Qershor 2026, 13:09
E.d
Ilir Meta
TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Përmes një postimi n&e...
Politike
1 Qershor 2026, 12:32
E.d
Arlind Qorri
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i...
Politike
1 Qershor 2026, 12:48
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Mësohet se Kryemadhi, n&e...
Politike
1 Qershor 2026, 12:44
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se në përpërjen e Këshillit Kombëtar t&e...
Politike
1 Qershor 2026, 11:20
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se 30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe ...