LIVE UPDATES
Politike

"30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj, 40% janë gra"/ Berisha: Kjo ndodh për herë të parë që nga themelimi i partisë

Kryedemokrati theksoi se kjo është një arritje e madhe në pamje statistikore, por edhe reale sepse janë zgjedhur gra dhe vajza me kontribute reale dhe të çmuara në PD.

1 Qershor 2026, 11:20 Nga E.d
"30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj, 40% janë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se 30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% prej tyre janë gra. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo ka ndodhur për herë të parë që nga themelimi i partisë. 

Lideri i opozitës theksoi se u realizua dhe u arrit përcaktimi statutor i rreth 40 përqind të përbërjes së Këshillit Kombëtar nga gra dhe vajza. Kryedemokrati theksoi se kjo është një arritje e madhe në pamje statistikore, por edhe reale sepse janë zgjedhur gra dhe vajza me kontribute reale dhe të çmuara në PD.

"Jam sot këtu pas përfundimit të numërimit të votave të të gjithë delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të datës 30 maj, të paraqes para jush në vija të përgjithshme organin e dytë qendror të partisë, që është Këshilli Kombëtar i saj. Me këtë rast duhet të përgëzoj të gjithë anëtarët e zgjedhur në këtë forum kryesor të PD. Të falënderoj të gjithë delegatët për përzgjedhjet që bënë. Të shpreh falënderimin tim të përzemërt për të gjithë ata që kandiduan për anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe të garantoj secilin prej tyre se pavarësisht nëse mori votat e duhura apo po, mbeten personalitete shumë të rëndësishme të PD. Sikundër ftoj çdonjërin prej tyre që ka dyshimin më të vogël në procesin më transparent të numërimit të votave, i cili është bërë në prani të medieve dhe i hapur, t’i adresohet komisionit për të numëruar çdo votë të hedhur për të nga delegatët e Kuvendit Kombëtar.

Por kam kënaqësi të informoj se në këtë Kuvend, me përgjegjësi të plotë, delegatët votuan për ripërtëritjen e PD. Dy risi janë madhore. Njëra është e sigurt, e para e kësaj natyre që nga themelimi i PD. Tjetra mund të jetë e tillë. Pas numërimit të votave, rezulton se 71 të rinj, pra rreth 30 përqind e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar, i përkasin moshës ndër 30 vjeç, i përkasin të rinjve dhe ky është një investim, do të thosha, jashtëzakonisht i çmuar që delegatët bënë për forumin drejtues të PD. Kjo përqindje ka qenë gjysma e saj përpara dhe ky është një zhvillim shumë pozitiv. Një zhvillim tjetër madhor pozitiv, hap i rëndësishëm që Kuvendi bëri për gratë dhe vajzat. Në mënyrë do të thosha shumë të rëndësishme u realizua ose u arrit përcaktimi statutor i rreth 40 përqind të përbërjes së Këshillit Kombëtar nga gra dhe vajza. Them se kjo është një arritje e vërtetë, një arritje e madhe në pamje statistikore, por është reale sepse janë zgjedhur gra dhe vajza me kontribute reale, të çmuara në PD dhe ndjej keqardhje për ato që meritonin plotësisht të ishin anëtare të Këshillit, por shpërndarja e votave ka sjelle lënien e tyre jashtë Këshillit Kombëtar. Megjithatë ato mbeten aktiviste të çmuara, personalitete të çmuara të PD," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd këshillit kombëtar

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!