LIVE UPDATES
Politike

Ministri Salla prezanton risitë e Portalit të Fermerit dhe “YLLI”-n, asistentin e parë virtual të fermerit shqiptar

Gjatë fjalës së tij, ministri Salla theksoi se transformimi digjital është tashmë një domosdoshmëri për sektorin bujqësor, përballë sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike, rritjen e kostove të prodhimit, konkurrencën në treg dhe nevojën për përmbushjen e standardeve europiane.

1 Qershor 2026, 14:22 Nga I.A
Ministri Salla prezanton risitë e Portalit të Fermerit dhe
Andis Salla

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi “YLLI”-n, asistentin e parë virtual të fermerit shqiptar të bazuar në Inteligjencën Artificiale, pjesë e Portali të Fermerit. Eventi “Bujqësia Digjitale për Shqipërinë 2030 – Nga Strategjia te Bujqësia Inteligjente”, mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë, universiteteve, pushtetit vendor, fermerëve dhe sipërmarrjeve inovative, me fokus transformimin digjital të sektorit bujqësor dhe zhvillimin e bujqësisë inteligjente në Shqipëri.  

Gjatë fjalës së tij, ministri Salla theksoi se transformimi digjital është tashmë një domosdoshmëri për sektorin bujqësor, përballë sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike, rritjen e kostove të prodhimit, konkurrencën në treg dhe nevojën për përmbushjen e standardeve europiane.

Bujqësia Digjitale për Shqipërinë 2030 nuk është thjesht një vizion strategjik, por një program konkret transformimi për mënyrën se si prodhojmë dhe zhvillojmë bujqësinë shqiptare në vitet që vijnë. Objektivi ynë është i qartë, të ndërtojmë një bujqësi më produktive, më konkurruese, më të formalizuar, më transparente dhe më të integruar me Bashkimin Europian”, u shpreh ministri.

Në qendër të këtij transformimi qëndron fermeri. Portali i Fermerit, një platformë digjitale, do t’u mundësojë fermerëve të aplikojnë online për skemat mbështetëse, të aksesojnë informacion agronomik, të monitorojnë parcelat bazuar në të dhëna meteorologjike dhe të marrin orientim për tregun.

Një nga risitë kryesore të portalit është “YLLI”, asistenti i parë virtual i fermerit shqiptar, i ndërtuar mbi Inteligjencën Artificiale dhe i aftë të komunikojë në gjuhën shqipe.

“Sot jemi duke prezantuar një nga elementët që do të jetë asistenti i çdo fermeri në çdo telefon. ‘YLLI’ është asistenti i parë dixhital i fermerit shqiptar, i bazuar në inteligjencën artificiale. Ai është gjithmonë gati për të ofruar asistencë të menjëhershme dhe praktike për fermerët, duke dëgjuar, komunikuar dhe kthyer përgjigje në kohë reale në gjuhën shqipe”, deklaroi Salla.

Ministri bëri të ditur se përmes portalit do të publikohen në kohë reale edhe çmimet e tregjeve dhe të pikave të grumbullimit, duke rritur transparencën dhe orientimin për fermerët.

Përmes aplikacionit, fermerët do të mund të orientohen, të bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin dhe të marrin çdo informacion të nevojshëm në nivel kombëtar. Duke pasur parasysh problematikat dhe ankesat e fermerëve në raport me pikat e grumbullimit, nga ky moment do të jenë online edhe çmimet e publikuara nga këto pika”, theksoi ai.

Salla nënvizoi se digjitalizimi do të shtrihet edhe në monitorimin e parcelave përmes sensorëve inteligjentë, të cilët do të ofrojnë informacion në kohë reale për vaditjen, plehërimin, kushtet atmosferike dhe ndërhyrjet e nevojshme në kulturat bujqësore.

Po u japim mundësi fermerëve të kenë në kohë reale të gjithë informacionin e duhur nëpërmjet telefonit dhe aplikacionit që do të vëmë në dispozicion, por edhe nëpërmjet sensorëve që do të tregojnë kur duhet të vadisim, kur duhet të plehërojmë dhe kur duhet t’u shërbejmë mbjelljeve”, tha ministri.

Gjatë aktivitetit, ministri Salla vuri theksin edhe te roli i të rinjve dhe inovacionit në zhvillimin e bujqësisë moderne.

Ne duam që të rinjtë shqiptarë ta shohin bujqësinë jo si një sektor pa perspektivë, por si një sektor ku inovacioni, teknologjia, start-up-et dhe mundësitë e reja ekonomike të jenë pjesë e përditshmërisë së saj”, u shpreh ai.

Në përfundim, ministri falënderoi partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet që kontribuojnë në këtë proces, duke theksuar se objektivi për vitin 2030 mbetet ndërtimi i një bujqësie shqiptare më moderne, më inteligjente, më konkurruese dhe plotësisht të orientuar drejt së ardhmes europiane.

Në përmbyllje të aktivitetit, u realizua një demonstrim live i funksionaliteteve të Portalit të Fermerit nga fermerja Manjola Hafizi, e cila merret me kultivimin e mjedrës që prej vitit 2015. Përmes platformës, ajo kërkoi në kohë reale informacion mbi Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026, aplikimet për të cilën janë hapur së fundmi, duke ilustruar në praktikë mënyrën e funksionimit të portalit dhe shërbimet që ai ofron për fermerët.

Demonstrimi solli konkretisht transformimin e vizionit të bujqësisë digjitale në një mjet të përdorshëm për fermerët, ku “YLLI”, asistenti i parë virtual i fermerit shqiptar, bashkëbisedoi në kohë reale me Manjolën, duke treguar se sa e thjeshtë është për një fermer të hyjë në platformë, të kërkojë informacion dhe të marrë përgjigje të menjëhershme në gjuhën shqipe për nevojat e aktivitetit të tij bujqësor./Dosja.al

andis salla

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht