LIVE UPDATES
Politike

“Enver Hoxha të varte mes pazarit, por si ndali dot veset”/ Fidel Ylli përplaset ashpër me Baçin për bastet: I kishin 'rrugaçët' prandaj i mbyllëm

Presidenti i KOKSH, deklaroi se veset nuk mund të mbyllen me ligj, pasi një gjë të tillë nuk mundi ta bënte as regjimi komunist, duke pranuar se bastet nuk janë mbyllur kurrë.

4 Janar 2023, 17:41 Nga k.m.
“Enver Hoxha të varte mes pazarit, por si ndali dot veset”/
Fidel Ylli dhe Luan Baçi

TIRANË- Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ka bërë një debat të ashpër me deputetin demokrat, Luan Baçi lidhur me rihapjen e basteve sportive. Presidenti i KOKSH, deklaroi se veset nuk mund të mbyllen me ligj, pasi një gjë të tillë nuk mundi ta bënte as regjimi komunist, duke pranuar se bastet nuk janë mbyllur kurrë. Madje shtoi se kanë përfunduar në duar të atyre që i ka cilësuar si "rrugaçë". Nga ana tjetër deputeti Baçi kërkoi që aktivitetet që janë të lejueshme në Evropë të aplikohen dhe në Shqipëri, por zbatimi të bëhet konform ligjeve.

Pjesë nga biseda:

Luan Baçi: Nuk ka shanse që shteti të kontrollojë bastet, ka raste që është aksioner. Zoti Ylli e ka mirë nga ana profesionale. Gjithë këto ndryshime që iu thoni, pse nuk i bëtë këto ndryshime atëherë por u mbyllën me një të rënë të basteve.

Fidel Ylli: Unë kam bërë një debat, kam thënë që këto nuk i mbylli dot Enver Hoxha, jo më Edi Rama me qeveri.

Luan Baçi: Po pse i mbylli?

Fidel Ylli: Në parlament e ke kryeministrin, pyete.

Luan Baçi: Ju keni qenë pjesë e maxhorancës

Fidel Ylli: Si është më mirë, ta kontrollosh apo t'ja lësh rrugës dhe gansterave? Me Edi Ramën merru në parlament.

Luan Baçi: Ata që lozin nuk janë të gjithë gangstera

Fidel Ylli: Kush i ka është rrugaç, shkel ligjin dhe nuk ka frikë nga ligji. Është taksative kjo. E kam bërë debatin, ishte marrëzi e çmendur, 30 baste poshtë pallatit.

Luan Baçi: Mund të vendoseshin kritere

Fidel Ylli: Ishin kriterët, por nuk i zbatonin inspektorët.

Luan Baçi: Kjo tregon korrupsionin.

Fidel Ylli: Tani do bëjmë politikë, apo do flasim për gjëra normale. Po i merr rruga paratë tani dhe nuk i merr as sporti dhe kultura. U bënë mirë që u mbyllën se poshtë pallatit kisha 30 copë. Do çdo gjë kohën e vetë. Zoti Malaj të bëri një krahasim dhe të tha, në 1920 qeveria amerikane tha që alkooli turbullon mendjen, në '33 e lejoi. Në 1980 e mbylli Italia dhe e hapi prapë. Ti do të merresh me Edi Ramën, merri në parlament. është më mirë ti kontrollojë shteti apo jo? Lerë politikën, nuk më intereson fare. Më intereson a luhet sot. Flasim për bastet duhet hapur apo jo? Nuk menaxhohej dot në atë periudhë ishte e pamundur. I doli këtyre nga duart. Është më mirë të vazhdojmë në të zezë? Do rrëzojnë Edi Ramën këta me këtë lloj politike. Po ta shpjegoj, kam qenë pro mbylljes dhe i kam thënë bëj një studim se pse e ka gjithë bota.

Luan Baçi: kush i ka patur në të zezë deri tani? I ka Policia, i kanë njerëzit e Edi Ramës. Ore Fidel, po mendon ti që ka njerëz që të mbajnë këto kompani hapur. I mbajnë shefat e komisariateve.

Fidel Ylli: Enver Hoxha të varte në mes të pazarit, por mu tek 15 katëshi luhej në kohën e Partisë së Punës dhe nuk i mbylli dot. Nuk mbyllet vesi i keq.

Luan Baçi: unë jam që të lejohet çdo aktivitet që është në Europë.

fidel ylli luan baci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj