All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Emërimi i Anuela Ristani antikushtetues!" Berisha: Përplasja Rama-Veliaj, seria e fundit e Narcos

Ai shtoi nga ana tjetër se  Veliaj në qeli firmos dhe vulos sikur të ishte në zyrën e bashkisë. 

21 Mars 2025, 14:12 Nga M.B
"Emërimi i Anuela Ristani antikushtetues!" Berisha:
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi ky i fundit me një vendim të firmosur nga qelia e paraburgimit në Durrës caktoi kryetare të komanduar të Bashkisë Tiranë, Sara Goxhajn. Berisha tha se emërimi i Anuela Ristani si kryetare e komanduar është antikushtetues. Ai shtoi nga ana tjetër se  Veliaj në qeli firmos dhe vulos sikur të ishte në zyrën e bashkisë. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Rikthehemi tek çështja e ditës. Çështja e ditës është seria e fundit e Narcosit, që zhvillohet në godinën e qeverisë, bashkisë Tiranës dhe qelitë e burgut qeveritar në Durrës. Zhvillohet një skenar që as në filma nuk do mund të ishte i tillë. Një skenar me habira, me çudira, të denja për çdo puntatë të Narcosit. Në puntatën e fundit pra, çfarë ndodh? Ndodh që Erion Veliaj ka shndërruar qelinë në zyrën e bashkisë. Erion Veliaj aty firmos dhe vulos sikur të ishte në zyrën e bashkisë. Se si mund të ndodhë kjo e di vetëm regjizori.

Sikur të jetë në ‘susam hapu’ apo në urdhër të peshkut. Por kjo nuk është esenciale. Esenciale është se ai për arsyet e veta paraqet para shqiptarëve një dokument me firmë ku i delegon firmën një punonjëse të besuar të bashkisë që quhet Sara Goxhaj. Në një kohë kur 5 ditë më parë Edi Rama i kishet besuar firmën e Erion Veliajt një Anduela Ristanit. Zonja Ristani doli dje në një media dhe u betua e stërbetua se ajo nuk është njeriu i Edi Ramës. Unë nuk mund të them asgjë, por pyetje do ti shtroj zonjës Ristani: Nëqoftëse ti, nuk je njeri konfidente e Edi Ramës, si pranon ti urdhërin antikushtetues të Edi Ramës.

Se kush do të drejtojë bashkinë ka tagër të plotë të përcaktojë këshilli bashkiak me Kushtetutë. Dhe në një mënyrë apo një tjetër, kjo e delegimit të firmës është e drejtë personale e atij që beson firmën, se firma nuk i jepet kujtdo. Pra rezulton se zonja Ristani e cila betohet se nuk është konfidente e Edi Ramës, dhe mund të mos jetë se nuk e njoh, por zonja Ristani pranon emërimin e saj antikushtetues në krye të bashkisë nga Edi Rama. Ajo këtë emërim duhet ta kërkonte sipas kushtetutës nga Këshilli Bashkiak.

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj