LIVE UPDATES
Politike

"Ekspertët vënë në pikëpyetje ministren"/ AFP: Diella, software kundër korrupsionit apo fasadë e re politike?

Më tej në artikull thuhet se politikanët shqiptarë shpesh implikohen në skandale korrupsioni të lidhura me fondet publike.

22 Shtator 2025, 16:39 Nga E. D
"Ekspertët vënë në pikëpyetje ministren"/
diella

TIRANË- AFP i ka kushtuar një artikull "Diellës", ku shkruan se ekspertët po vënë në pikëpyetje ministren e Shqipërisë të gjeneruar nga inteligjenca artificiale. AFP në artikull ka cituar edhe disa nga deklaratat e Kryeministrit Edi Rama ku bën premtime se Diella do t’i japë fund korrupsionit të përhapur në kontratat qeveritare. 

Më tej në artikull thuhet se politikanët shqiptarë shpesh implikohen në skandale korrupsioni të lidhura me fondet publike. AFP përmend edhe Kryebashkiakun Erion Veliaj që u arrestua gjatë kohës në detyrë dhe është ende në qeli. AFP shkruan se nuk dihet saktësisht se si funksionon Diella, por ka gjasa që të mbështetet mbi Modelet e Mëdha Gjuhësore (LLM), të ngjashme me ato që fuqizojnë gjenerues të tillë si ChatGPT ose Gemini.

Artikulli i Plotës

Javën e kaluar, Shqipëria njoftoi se një ministre e gjeneruar nga inteligjenca artificiale do të marrë drejtimin e një portofoli të ri për tenderët publikë. “Diella” promovohet si ministrja e parë virtuale në botë, dhe kryeministri shqiptar Edi Rama premtoi se kjo emërim do t’i japë fund korrupsionit të përhapur në kontratat qeveritare një nga pengesat kryesore për anëtarësimin e vendit ballkanik në Bashkimin Europian. Por janë ngritur pyetje serioze teknike, politike dhe etike në lidhje me këtë “ligjvënëse” virtuale.

Vërtet e pakorruptueshme?

Duke shpallur emërimin e Diellës, Rama deklaroi se tenderët publikë tashmë do të jenë “100 për qind të lirë nga korrupsioni”.

“Diella nuk fle kurrë, nuk ka nevojë të paguhet, nuk ka interesa personale, nuk ka kushërinj, sepse kushërinjtë janë një problem i madh në Shqipëri,” tha kryeministri i një vendi që renditet i 80-ti nga 180 shtete në indeksin e korrupsionit të Transparency International.

Politikanët shqiptarë shpesh implikohen në skandale korrupsioni të lidhura me fondet publike. Ish-kryebashkiaku i Tiranës u arrestua gjatë kohës në detyrë dhe mbetet në qeli, i dyshuar për korrupsion në dhënien e kontratave publike. Po ashtu, edhe kreu i opozitës dhe ish-kryeministri Sali Berisha dyshohet se ka dhënë kontrata publike për njerëzit e tij.

A është Diella zgjidhja?

Jo vërtet, sipas ekspertëve.

“Si çdo sistem tjetër i inteligjencës artificiale, ajo varet plotësisht nga cilësia dhe koherenca e të dhënave dhe besueshmëria e modeleve mbi të cilat bazohet,” tha Erjon Curraj, ekspert i transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike.

Nuk dihet saktësisht se si funksionon Diella, por ka gjasa që të mbështetet mbi Modelet e Mëdha Gjuhësore (LLM), të ngjashme me ato që fuqizojnë gjenerues të tillë si ChatGPT ose Gemini. Por nëse të dhënat hyrëse janë të paplota, të njëanshme ose të vjetruara, vendimet e IA-së do të pasqyrojnë këto mangësi, dhe ajo “mund të keqinterpretojë dokumentet, të shënojë gabimisht një furnizues ose të mos vërë re shenja të bashkëpunimit korruptiv,” shtoi Curraj.

“LLM-të pasqyrojnë shoqërinë; ato kanë paragjykime. Nuk ka arsye për të besuar se zgjidh problemin e korrupsionit. Supozojmë se një makinë nuk ka paragjykime — kjo do të thotë se ne duhet t’i nënshtrohemi makinës,” u shpreh edhe shkencëtari i kompjuterave dhe specialisti i inteligjencës artificiale Jean-Gabriel Ganascia.

Kush e kontrollon?

Opozita shqiptare i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me shqetësimin se kush do të jetë përgjegjës për vendimet e IA-së. “Kush do ta kontrollojë Diellën?” pyeti Berisha në parlament.

Ganascia pajtohet se çështjet e përgjegjësisë dhe kontrollit janë thelbësore kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale.

“Nëse vendimmarrja publike i besohet një makinerie, kjo do të thotë se nuk ka më përgjegjësi; ne reduktohemi në gjendjen e skllevërve.”

“Ajo që më shqetëson është ideja e një makinerie që qeveris, që jep përgjigjen ‘e saktë’ dhe pengon çdo diskutim. Një politikan mban përgjegjësi, por këtu ideja është se makina është e përsosur dhe nuk mund të shkojmë kundër vendimeve të saj," tha studiuesi, i cili është edhe filozof.

Për t’iu adresuar këtyre shqetësimeve, një dekret i publikuar të enjten përcakton se Rama “merr gjithashtu përgjegjësi për krijimin dhe funksionimin e Ministrisë Virtuale të Inteligjencës Artificiale Diella.”

Korrupsion i vjetër, software i ri

Emërimi i Diellës bëri jehonë në mbarë botën, diçka në të cilën kryeministri Rama është mjeshtër qoftë duke marrë pjesë në samite ndërkombëtare me atlete, duke shpallur ndalimin e TikTok-ut, duke krijuar një “Shtet Bektashi” të modeluar si Vatikani, apo duke hapur kampe emigrantësh për të strehuar njerëzit e kapur në det nga qeveria italiane.

Por arritja e qëllimeve të tij është një çështje tjetër. TikTok mbetet lehtësisht i aksesueshëm në Shqipëri, vetëm pak dhjetëra burra janë transferuar në kampet e emigrantëve dhe ligjshmëria e nismës ende po kontestohet në gjykatat italiane. Po ashtu, pak përparim publik është bërë edhe mbi “Shtetin Bektashi” që prej shpalljes së tij një vit më parë.

Sa i përket Diellës, fytyra e saj është ajo e aktores së njohur shqiptare Anila Bisha, e cila ka firmosur një kontratë që skadon në dhjetor për përdorimin e imazhit të saj. Ende nuk është e qartë nëse ky emërim do të mbijetojë përballë kontrollit të Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, nuk dihet nëse ky model do të jetë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, të cilit Shqipëria shpreson t’i bashkohet brenda pesë viteve të ardhshme.

“Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi mënyrën se si funksionon realisht Diella. Nëse një sistem i korruptuar i ofron të dhëna të manipuluara, ose i vendosen filtra mbi atë që nuk duhet të shohë, Diella thjesht do të legjitimojë korrupsionin e vjetër me software të ri," tha politologu shqiptar Lutfi Dervishi.

diella

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez