27 Korrik 2022, 21:08
Nga k.m.
Ilir Meta dhe Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj duket se nuk do të ketë në stafin e tij asnjë prej këshilltarëve të paraardhësit të tij, Ilir Meta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Begaj ka kërkuar nga të gjithë këshilltarët e Metës që të japin dorëheqjen nga detyra. Madje u ka dhënë vetëm 2 orë kohë. Asnjë minutë më shumë.
Deri më tani, dorëheqjen nga posti e ka dhënë Edmond Panariti, i cili është zëvendësuar nga Eduard Seitaj që do mbajë postin Drejtor i Kabinetit të Presidentit të ri të Republikës. Pas tij, ka dhënë dorëheqjen edhe këshilltari tjetër, Ylli Asllani.
Po ashtu, deri më tani nuk dihet se përse Begaj ka kaq shumë urgjencë për të larguar personat që Meta la pas, por deri më tani, publikisht nuk është njoftuar dorëheqja e askujt nga grupi i këshilltarëve. Ndërkohë që Begaj "pastron" Presidencën, ndërkohë që Meta nga ana tjetër por përballet me betejën e tij të parë pas rikthimit në opozitë.
Sot, Autoriteti i Dosjeve me anë të një letre i është drejtuar Kuvendit duke përmendur Metën me emër dhe mbiemër si bashkëpunëtor te sigurimit. Ndaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirri me urgjencë krerët e grupeve parlamentare, për t’i njohur me dosjen që ekziston në emër të politikanit I.M. Por edhe pas daljes publike të Nikollës, pati sërish reagim nga ana e Partisë së Lirisë e cila tashmë drejtohet nga ish-Presidenti Ilir Meta, ku sërish akuzat u hodhën poshtë. Në mbrojtje të ish-presidentit doli edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili tha se është falsifikuar dosja me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
ilir meta bajram begaj
Politike
27 Korrik 2022, 20:31
k.m.
Monika Kryemadhi, Erion Veliaj dhe Floida Kërpaçi
TIRANË- Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë publikuar së...
Politike
27 Korrik 2022, 20:23
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me ekspertë të trashëgimisë kulturore, B...
Politike
27 Korrik 2022, 20:14
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për debat lidhur me ndryshimet në kabinetin ...
Politike
27 Korrik 2022, 19:58
k.m.
Sali Berisha
NJOFTIM PËR SHTYP
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim pë...
Politike
27 Korrik 2022, 19:30
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar çështjen e përfshirjes së Ilir Met...
Politike
27 Korrik 2022, 17:32
k.m.
Kreshnik Çollaku
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shprehet se Shqipëria duhet të pastrohet nga aj...
Politike
27 Korrik 2022, 16:40
k.m.
Pamje nga Uji i Ftohtë
GJIROKASTËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar masakrën mjedisore të ndodhur n&eum...
Politike
27 Korrik 2022, 16:34
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Autoriteti i Dosjeve njoftoi dje se nga një informacion i marrë në mënyrë anonime dhe pas verifikimeve t&eu...
Politike
27 Korrik 2022, 16:30
k.m.
Ilir Meta dhe Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi në shkresën e Autoritetit për Info...
Politike
27 Korrik 2022, 16:26
k.m.
Jonila Godole
TIRANË- Jonila Godole, anëtare e Bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ka reaguar lidhur ...