LIVE UPDATES
Politike

"Ekonomia dhe konkurrenca"/ VOA: Shqipëria gati të çelë negociatat për dy grup-kapituj të tjerë me BE-në

Dy grup-kapitujt e rinj kanë të bëjnë me ekonominë dhe konkurrencën, ndërsa BE po përgatit qëndrimin e vet, për t’u organizuar së shpejti konferenca tjetër ndërqeveritare.

11 Mars 2025, 19:02 Nga B.Z
"Ekonomia dhe konkurrenca"/ VOA: Shqipëria gati të
Foto ilustruese

TIRANË - Në Tiranë, kryenegociatorja e Shëqipërisë me BE-në, Majlinda Dhuka tha se vendi është gati të çelë negociatat me BE-në edhe për dy grup-kapituj të tjerë, ndërsa shpreson shumë që të gjithë grup-kapitujt të hapen sivjet. Dy grup-kapitujt e rinj kanë të bëjnë me ekonominë dhe konkurrencën, ndërsa BE po përgatit qëndrimin e vet, për t’u organizuar së shpejti konferenca tjetër ndërqeveritare. Por opozita, gjatë një mbledhje me kryenegociatoren në Këshillin e Integrimit Europian, u shpreh mosbesuese për rezultatet e deritanishme të integrimit dhe për mungesën e transparencës në këtë proces, siç e cilësoi një përfaqësuese e saj.

Pasi ka hapur negociatat vitin e kaluar dhe ka nisur punën me Grup-kapitullin 1 (Themeloret/Shteti i të drejtës) dhe Grup-kapitullin 6 (Marrëdhëniet me jashtë), Tirana ka paraqitur në BE qëndrimin për Grup-kapitujt 2 dhe 3, (Konkurueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse) se është gati për çeljen e negociatave mbi to.

Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE-në, Majlinda Dhuka, tha sot para Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian se negociatat e pritshme për dy grupkapituj të rinj përfshijnë 17 fusha të tjera, që i përkasin ekonomisë, tregut dhe konkurueshmërisë, duke dëshmuar ritmin e përshpejtuar të saj në rrugëtimin drejt BE-së, si një partner i besueshëm në politikën e jashtme, i cili po punon tashmë për forcimin e shtetit të së drejtës.

“Shqipëria do t’i konsolidojë hemelet e shtetit europian në rrugën drejt anëtarësimit, do ta forcojë pavarësinë e gjyqësorit, do të mbështesë fort zbatimin dhe konsolidimin e reformës në drejtësi, luftën për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit”, tha zonja Dhuka.

Zonja Dhuka tha se Shqipëria ka bërë përparim në reformat ekonomike për t’u afruar me tregun europian, ndërsa BE paraqiti dhe vuri në zbatim Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, krahas të cilës Tirana përgatiti Agjendën e Reformave Europiane, dhe nga zbatimi i saj ofrohet mbështetje mbi 900 milionë euro programe investimesh.

Ajo nënvizoi vlerësimet e BE-së nga progres-raporti se Shqipëria ka bërë përparim në 32 nga 35 fusha, dhe se sot ajo është mesatarisht e përgatitur në 24 fusha nga 33, sa I përket kritereve për anëtarësim.

Por kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabaku, deputete e opozitës, u shpreh skeptike për ecurinë e deritanishme, përkundër rezultateve të renditura nga kryenegociatorja Dhuka.

Zonja Tabaku tha se zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është tashmë një çështje sigurie me përparësi të lartë dhe se autoritetet duhej të kishin hapur një diskutim kombëtar mbi angazhimet dhe detyrimet e Shqipërisë për procesin e integrimit me qytetarët, me sindikatat, grupet e interesit, shoqërinë civile, qarqet e biznesit, e jo të mbahet i mbyllur pa transparencë në një sirtar të qeverisë.

Ajo theksoi se në rrugën e integrimit europian Shqipëria ka shumë detyra përpara sa i takon Grup-kapitullit 1 (Themeloret), ka nevojë për më shumë punë dhe më shumë qëndrueshmëri.

Ne nuk matemi dot me sa kapituj janë hapur, por me sa kapituj janë mbyllur me sukses. Shqipria është sot në një moment delikat për të parë nëse ka mundësi që institucionet demokratike të funksionojnë, a ka mundësi që të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme, a ka mundësi që të tregojmë se ato standartet europiane, të cilat aspirojmë çdo ditë, së pari t’I zbatojmë vet”, tha zonja Tabaku.

Opozita vlerëson se disa nisma të fundit ligjore të qeverisë kanë shkuar kundër frymës së BE-së, si ligji për auditin, ai për zonat e mbrojtura, kontratat pa garë, por shton se Shqipëria duhet të ndërmarrë hapat e duhur brenda afateve të përcaktuara, duke mos humbur më shumë kohë.

Ndërsa drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, kujtoi se rezultatet në Grupkapitullin 1 Themeloret janë përcaktuese në ritmin e negociatave, por sfida thelbësore, sipas tij, mbetet kryerja e reformave në mënyrë që ligjet e Shqipërisë të jenë në përputhje të plotë me legjislacionin e BE-së.

Parlamenti Europian njoftoi se do të hapë një zyrë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, një mundësi më e mirë për fuqizimin e dialogut mes parlamenteve dhe shoqërisë civile të rajonit me institucionet europiane.

Komisionerja e re e BE-së për zgjerimin Marta Kos, pritet të vizitojë Shqipërinë për herë të parë në fund të kësaj jave, ndërsa brenda marsit Shqipërinë pritet ta vizitojë edhe zëvendës-presidentja e BE-së, Kaja Kalas, komisionere për politikën e jashtme dhe të sigurisë./VOA

shqiperi negociata be

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin