11 Mars 2025, 17:34
Nga B.Z
Ilir Alimehmeti
TIRANË - Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti ka komentuar këtë pasdite zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa është ndalur në situatën aktuale të Bashkisë së Tiranës.
Në një intervistë për Syri TV, Alimehmeti u shpreh se Bashkia e Tiranës është në një gjendje vdekjeje klinike. Alimehmeti ka kritikuar qëndrimin e Erion Veliajt dhe ka shpjeguar se shumë figura të rëndësishme janë larguar nga ekipi i tij për shkak të kushteve të pasigurisë dhe situatave të krijuara.
Ai ka theksuar gjithashtu se situata është përkeqësuar pas arrestimeve të ndodhura, që kanë përfshirë drejtorë të ndryshëm dhe figura kyçe të administratës lokale. Për Alimehmetin, Rama po e përdor Bashkinë e Tiranës thjesht për qëllime elektorale dhe po e uzurpon pushtetin vendor, duke shkelur Kushtetutën. Ai e ka quajtur këtë një situatë të papranueshme për demokracinë vendore dhe ka nxjerrë në pah se kjo është një shkelje flagrante e parimeve të ndarjes së pushteteve.
"Është e vërtetë që ka mbi një vit e gjysmë që Bashkia e Tiranës është praktikisht në gjendje vdekje klinike. Ju besoj e keni shumë të qartë që, që kur e nisi këtë legjislaturë, që e nisi ashtu siç e nisi Erion Veliaj me shpurrën e vet, disa u larguan më herët se ndjenë erën, si minjtë që largohen nga anija. Ju e dini, i pari që u largua ishte vetë Mazniku, që ishte nënkryetar i Bashkisë së Tiranës shumë gjatë dhe shkoi ministër i Pushtetit Vendor.
E më pas patëm arrestimet e para, Taulant Tusha i pari në dhjetor, disa drejtorë të tjerë më pas në mars, disa të tjerë që u zëvendësuan, u shtua lista në vjeshtë, e me radhë. Element tjetër është që Rama është duke menduar, duke e përdorur Bashkinë e Tiranës thjesht si vepër elektorale, pra jo si koncept për të dhënë ato shërbime që duhet të japë Bashkia e kryeqytetit.
Si e bën Rama këtë? Shkon dhe e uzurpon vetë, pra shkon dhe shkel Kushtetutën me dy këmbë, shkon kryeministri dhe merr pushtetin vendor. Kjo nuk ndodh kurrë! Pushteti vendor dhe pushteti qendror janë të ndarë me Kushtetutë dhe bëhen zgjedhje të ndara. Po të kishte qenë që pushteti vendor ndodhet nën Kryeministri, atëherë mjaftonte të bënim ne zgjedhjet qendrore, siç kemi tani më 11 maj 2025, dhe kryeministri të shkonte t’i emëronte të 61 kryetarët e bashkive",- ka deklaruar Alimehmeti.
ilir alimehmeti bashkia e tiranes
Politike
11 Mars 2025, 17:25
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për ditën e nesërme dhënien e vendimit për kërkesën ndaj mas&e...
Politike
11 Mars 2025, 17:02
M.B
Luçiano Boçi
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka bërë sot një deklaratë...
Politike
11 Mars 2025, 16:00
B.Z
Slogani
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sloganin e protestës së thirrur më 15 Mars, kundër...
Politike
11 Mars 2025, 15:42
B.Z
Ervin Demo
BERAT - Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka dhënë dorëheqjen këtë të martë. Bëhet me...
Politike
11 Mars 2025, 15:35
M.B
Mark Rutte dhe Vjosa Osmani
KOSOVA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, tha në Prishtinë se dialogu mes Kosovës dhe Serbi...
Politike
11 Mars 2025, 15:16
E. D
Tërmet Peci
TEPELENË- Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Siç r...
Politike
11 Mars 2025, 15:12
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme ka përfunduar mbrojtja e avokatëve të kryebashkiakut Erion V...
Politike
11 Mars 2025, 14:43
r.ll
erion veliaj ne seancen e fundit
TIRANË- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme po zhvillohet prej 4 orësh seanca për shyrtim...
Politike
11 Mars 2025, 14:49
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar me një postim pas vendimit nga Gjykata e Lartë për tu l&eum...
Politike
11 Mars 2025, 14:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Rama e ka kthyer vendin në një narko diktaturë, teksa flet për ven...