LIVE UPDATES
Aktualitet

"Edhe idhulli bënë gabime!" Prej 22 muajsh në burg, Gjykata e Posaçme urdhëroi lirimin e 8 personave, gazetari: Shteti do tu paguajë minimalisht rreth 26 mln lekë të reja

Vezaj shkruan se për një ditë qëndrimi në paraburgim, të dyshuarve u llogaritet si një ditë e gjysmë burg. 

25 Tetor 2024, 20:30 Nga M.B
"Edhe idhulli bënë gabime!" Prej 22 muajsh në burg,
Altin Dumani

TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar një shkrim në rrjetet sociale ku i referohet rastit të pak ditëve më parë ku Gjykata e Posaçme urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga burgu të 8 personave të pafajshëm, të cilët prej 22 muajsh qëndruan në qeli me urdhër të prokurorit Altin Dumani. Vezaj shkruan se për një ditë qëndrimi në paraburgim, të dyshuarve u llogaritet si një ditë e gjysmë burg. 

Ai shton se nga 22 muaj ose rreth 430 ditë qëndrimi në paraburgim, të dyshuarve u llogariten rreth 650 ditë burg. Sipas rasteve të mëparshme, thekson Vezaj, gjykatat kanë dhënë dëmshpërblim prej 5,000 lekësh të reja për një ditë burg, vetëm si dëmshpërblim financiar, pa llogaritur humbjet nga puna, dëmet morale, dëmi financiar, etj.

Sipas tij, vetëm për dëmshpërblim për ditët e qëndrimit në burg, shteti duhet të paguajë rreth 3.5 milionë lekë të reja për çdo person, pa llogaritur dëmshpërblimet e tjera, të cilat janë të shumta. Vezaj po ashtu shkruan se shteti do të paguajë minimalisht rreth 26 milionë lekë të reja për 8 të dyshuarit që, me urdhër të Dumanit, kanë qëndruar në burg.

Gjithashtu ai shtron pyetjen: "për këtë dëm financiar që u është shkaktuar taksapaguesve shqiptarë nga veprimet jo profesionale dhe në mungesë të provave nga prokurori Dumani, kush do të mbajë përgjegjësi?"

POSTIMI I PLOTË:

Gjykata dha pafajësi për 8 persona. Kush mban përgjegjësi për tre vitet e humbura? A dështoi prokurori Dumani me këtë dosje? Në vend të urimit për ditëlindjen e Dumanit, po rendisë këto rreshta, për t’ju kujtuar se edhe kryeprokurori SPAK-ut apo idhulli i shumë personave, bënë gabime dhe është i gabueshëm!

Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga burgu të 8 personave të pafajshëm, të cilët prej 22 muajsh qëndruan në qeli me urdhër të prokurorit Altin Dumani. Sipas gjykatës, 8 nga 11 të pandehurit ishin të pafajshëm për akuzat e ngritura nga prokurori Dumani, dhe urdhëroi lirimin e tyre. Ndërsa 3 personave të tjerë iu ndryshua akuza, duke i dënuar vetëm për një akuzë më të lehtë, ndryshe nga ajo për të cilën i kishte akuzuar kreu i SPAK-ut.

Për një ditë qëndrimi në paraburgim, të dyshuarve u llogaritet si një ditë e gjysmë burg. Thënë ndryshe, nga 22 muaj ose rreth 430 ditë qëndrimi në paraburgim, të dyshuarve u llogariten rreth 650 ditë burg. Sipas rasteve të mëparshme, gjykatat kanë dhënë dëmshpërblim prej 5,000 lekësh të reja për një ditë burg, vetëm si dëmshpërblim financiar, pa llogaritur humbjet nga puna, dëmet morale, dëmi financiar, etj. Pra, vetëm për dëmshpërblim për ditët e qëndrimit në burg, shteti duhet të paguajë rreth 3.5 milionë lekë të reja për çdo person, pa llogaritur dëmshpërblimet e tjera, të cilat janë të shumta.

Në total, shteti do të paguajë minimalisht rreth 26 milionë lekë të reja për 8 të dyshuarit që, me urdhër të Dumanit, kanë qëndruar në burg. Por, për këtë dëm financiar që u është shkaktuar taksapaguesve shqiptarë nga veprimet jo profesionale dhe në mungesë të provave nga prokurori Dumani, kush do të mbajë përgjegjësi?
Pse i mbajti në burg 11 personat edhe pse nuk kishte prova të mjaftueshme? Kujt i interesonte që këta 11 të dyshuar për trafik droge, edhe pse nuk kishte prova, të izoloheshin dhe të largoheshin nga “tregu”?
E di që për disa njerëz, unë nuk duhet të shkruaj për gabimet e Dumanit, por vetëm për sukseset e tij, siç bëjnë disa kolegë të mi, fatkeqësisht, duke i bërë fresk. Por mos harroni, unë jam i mendimit: më mirë 100 të fajshëm në rrugë se një i pafajshëm në burg.

Uroj që ky vendim i gjykatës për pafajësi t’i japë mësim Dumanit dhe ndjekësve të tij që të mos nxitohen, të mos bëjnë gabime që shkatërrojnë jetën e atij që është i pafajshëm vetëm për statistika, por të thellohen në hetime e të jenë gjithëpërfshirës!

P.S. Mos u eksitoni që kishte ditëlindjen Dumani o njerëz!

spak altin dumani

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale