LIVE UPDATES
Politike

"E vetmja rrugë për shpëtim, shporrja e Ramës"/ Blushi: Bazamenti moral dhe politik i kabinetit “Diella 2”, si ura e Dragostunjës...

Gjatë një deklarate për mediat, Blushi akuzoi Kryeministrin se përdor këto emërime për të shpëtuar veten dhe për të mashtruar publikun.

27 Shkurt 2026, 15:14 Nga E. D
"E vetmja rrugë për shpëtim, shporrja e Ramës"/
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se “kabineti “Diella 2” dhe ndryshimet e ministrave të shpallura mbrëmë nga Edi Rama nuk janë as reformë dhe as reflektim mbi krizën e thellë ekonomike dhe politike ku ndodhet vendi, por një makiazh i trashë mbi një regjim-kufomë politike”.

Gjatë një deklarate për mediat, Blushi akuzoi Kryeministrin se përdor këto emërime për të shpëtuar veten dhe për të mashtruar publikun. Gjithashtu Blushi u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për protestën e 28 shkurtit në Bulevardin e Tiranës, e thirrur nga opozita.

Reagimi i Blushit:

Teksa 1/3 e Shqipërisë vijon prej 1 javë të jetë e izoluar, e braktisur, e harruar, pa shërbime mjekësore dhe po përballet me një situatë ekstremisht të rëndë, Edi Rama, i vendosur si sanduiç mes presionit të popullit dhe atij ndërkombëtar nga njëra anë dhe dosjeve përvëluese të bashkëpunëtorëve të tij në nën tjetër, shpalli rrokadën e hajdutëve të radhës në Qeverinë e tij të re.

Kabineti “Diella 2” dhe ndryshimet e ministrave të shpallura mbrëmë nga KryeHajduti, Edi Rama nuk janë as reformë dhe as reflektim mbi krizën e thellë ekonomike dhe politike ku ndodhet vendi, por një makiazh i trashë mbi një regjim-kufomë politike.

Bazamenti moral dhe politik i kësaj Kufomë-Qeverie është i rrënuar, njësoj si Ura e Dragostunjës, e gërryer deri në palcë nga erozioni i korrupsionit skizofrenik dhe të pandalshëm të Edi Ramës dhe çetës së kusarëve në pushtet, që nuk mban më as peshën e vet të aferave dhe vjedhjeve. Asnjë makiazh apo ndërrim skllevërisht e hajdutësh në Qeveri, nuk e ringjall dot këtë regjim-kufomë politike, por vetëm largimi dhe shporrja, janë i vetmi shpëtim.

Të gjithë shqiptarët panë mbrëmë, se si Edi Rama i marr peng nga aferat e përbindshme, vendimet, faktet dhe videot kompromentuese, vendosi të largojë nga dera Belindën dhe të futë nga dritarja në Qeveri, katër Belinda të tjera, produkte të së njëjtës fabrikë korrupsioni, të së njëjtës skemë dhe të së njëjtës dorë mafioze që ka marrë peng të gjithë shtetin.

Këto nuk janë ndryshime të një Kryeministri legjitim, por janë ndryshimet e Belindës dhe të Gysit, sepse emërimet e reja janë vazhdim i drejtpërdrejtë i klaneve të tyre, njerëz të lidhur, të varur dhe të komanduar, që nuk kanë as integritet, as autonomi, por vetëm një detyrë të vetme: të firmosin për llogari të Edi Ramës, të krimit dhe vijimit të korrupsionit.

Ndërkohë që kjo farsë e ndërrimit të emrave shitet si “Qeveri e re- Diella 2”, një e treta e Shqipërisë është e izoluar, rrugët janë shkatërruar, qytetarët janë braktisur dhe vendi po përjeton një situatë ekstreme që nuk është parë as në kohë lufte.

Shkaku është i vetëm dhe i qartë: korrupsioni i Edi Ramës, që nëpërmjet Belindës, Mirlindës dhe kusarëve të tjerë vodhi taksat e shqiptarëve, shkatërroi infrastrukturën dhe la shqiptarët në mëshirë të fatit. Në vend që të japë llogari për izolimin e juglindjes dhe për kolapsin e shtetit, Edi Rama mban fjalime të gjata, të çoroditura dhe plot panik, shenja të qarta të një njeriu të frikësuar, të shantazhuar dhe të marrë peng.

Belindat e reja i duhen Edi Ramës për të firmosur aferat e tij, për t’u hedhur më pas si kurbanë përballë drejtësisë dhe opinionit publik dhe për të kënaqur ata që e mbajnë nën shantazh, ndërsa vendi fundoset dhe qytetarët vuajnë. Kjo është dëshmia më e qartë e funeralit politik të një pushteti që ka humbur çdo lidhje me realitetin dhe çdo ndjeshmëri njerëzore.

Të gjithë shqiptarët e panë dje se si Edi Rama e cilësoi luftën ndaj korrupsionit, më të rrezikshme se sa korrupsioni. Mund të jetë i vetmi i vetmi Kryeministër në Europë, që mban një qëndrim të tillë skandaloz, por jo në botë sepse të njëjtin qëndrim e mban edhe një homolog i tij në Afrikë.

Lëvizjet e fundit në Narkoqeverinë e Edi Rama nuk janë një akt qeverisjeje, por një përpjekje e dëshpëruar për të shpëtuar veten, duke mashtruar shqiptarët me iluzionin e ndryshimit, në një kohë kur ai vetë është burimi i të gjitha krizave që po përjeton vendi.

Pikërisht për këtë arsye, më 28 shkurt, ora 18:00, e gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë, në Bulevardin para Kryeministrisë, për të kërkuar largimin një orë e më parë të kësaj qeverie të mbaruar dhe të kalbur nga krimi e korrupsioni, sepse kjo nuk është më një çështje emrash, por një betejë për shpëtimin e Shqipërisë./Dosja.al

tedi blushi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!