LIVE UPDATES
Politike

Analiza e DW: President, Presidente apo zgjedhje të reja në Kosovë

Shumë organizata të shoqërisë civile u janë drejtuar me një letër publike partive politike parlamentare, nga të cilat kërkohet që të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit dhe të shmangen zgjedhjet e sërishme.

27 Shkurt 2026, 12:28 Nga I.A
Analiza e DW: President, Presidente apo zgjedhje të reja në
Vjosa Osmani

KOSOVË- Pak ditë e ndajnë Kosovën nga zgjedhja e Presidentes apo Presidentit, ose vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme. Asnjë emër konsensual deri tash nuk e kanë gjetur partitë politike parlamentare. Konsensus nuk ka as për Presidenten aktuale Vjosa Osmani, e cila ka shprehur vetë kandidaturën.

Kjo e fundit tashmë është deklaruar se dëshiron të kandidojë edhe për një mandat pesëvjeçar, por për kandidimin e saj nevojiten të paktën 30 nënshkrime të deputetëve, të cilat Osmani akoma nuk i ka siguruar. Presidentja Osmani nuk ka folur publikisht nëse ka siguruar nënshkrimet e nevojshme për kandidimin e saj. Por zyrtarisht akoma nuk ka zgjidhje. Pas një takimi që zhvilloi me të ngarkuarën e ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, Osmani përmendi rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese dhe konsolidimit të plotë institucional, në funksion të, sic thotë ajo, "stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve”.

LVV akoma nuk ka mbledhur nënshkrime

Shumica në Kuvendin e Kosovës, që përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe pakicat joserbe, nuk dëshiron të propozojë një emër të tyre për president apo presidente, për faktin se i kanë vetëm 66 vota në Kuvend. E pa votën e partive opozitare nuk arrihet numri prej 80 votash të nevojshme për zgjedhjen e Presidentit, prandaj kërkohet konsensus. Këtë qëndrim e shprehu Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

"Ajo mazhorancë që është prej 66 numrash në Kuvend, ne jemi bindur që nuk ka mundësi, përmes një emri që propozohet, një emër i njëanshëm, ta marrim edhe votën e garantuar të opozitës për t'i bërë 80 vota. Ky është konstatimi i mazhorancës. Nuk po them se është absolut, sepse gjëra absolute në politikë nuk ka, por me përafërsi ky është konkludimi i mazhorancës”, thotë Konjufca, duke shtuar se shumica do që ta shmangë idenë që të propozojë një kandidat të vetin.

Qëndrimet e opozitës

Dy udhëheqësit e dy partive politike opozitare, PDK dhe LDK, që zhvilluan takime me Kryeministrin Kurti, kërkojnë që emri i kandidatit për këtë post të ketë mbështetje të gjerë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, thotë se "zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur”.

"Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese. Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë”, thotë Hamza.

Nga ana tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se procesi i zgjedhjes së Presidentit po zhvillohet brenda një afati të kufizuar kohor dhe në këtë linjë ai kërkon "përgjegjësi të lartë politike, qartësi, maturi dhe vullnet për kompromis”.

"Është thelbësore të kuptohet se Presidenca duhet të mbetet institucion që garanton ndarjen e pushteteve dhe shërben si faktor uniteti për vendin, e jo si vazhdim i shumicës qeverisëse. Në këtë frymë, dhe në përputhje me deklaratën politike të miratuar në Kuvendin e LDK-së, vlerësoj se ekzistojnë dy rrugë të qëndrueshme përpara: ose një konsensus i gjerë parlamentar rreth një emri të përbashkët për President, ose një marrëveshje politike ndërmjet partive parlamentare”, thotë Abdixhiku.

Sipas tij, nëse asnjëra zgjidhje nuk merr rrugë, "vendit i vijnë zgjedhjet, një skenar i panevojshëm në këtë kohë”.

Qëndrimet e shoqërisë civile

Analistët thonë se do të ishte pjekuri politike që të ketë një konsensus politik për çështjen e Presidentit, por, si duket, nuk ka gatishmëri.

"Nuk ka gatishmëri të qartë nga Kurti që të ketë një konsensus për një President që nuk do të kontrollohet nga Kurti. Do të ishte shumë pozitive që Kurti të bëjë një propozim për President jashtë VV-së dhe Listës Guxo. Megjithatë, mendoj se Kurti po shkon kah imponimi ose i Vjosa Osmanit, ose zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Se a do të arrijë të imponojë me detyrim, pritet të shihet”, thotë për DW analisti Blerim Burjani. Sipas tij, nëse Kurti nuk e arrin këtë, do të ishte zhgënjim i madh për të, për faktin që ai paraqet fuqinë politike më të madhe në Kosovë dhe ka përgjegjësinë që të shmangë jostabilitetin institucional.

"Edhe bashkësia ndërkombëtare do të befasohej për keq që Kosova të mos e tejkalojë këtë gjendje sa i përket zgjedhjes së Presidentit. Kjo po i bie jo pjekuri demokratike, kthim në stadin fillestar të shtetësisë, ku ka pasur nevojë për ndërhyrje ndërkombëtare për të shmangur problemet dhe konfliktet politike në vend”, thotë Burjani, duke vlerësuar se "duhet të demonstrohet pjekuri, vigjilencë dhe arsye për të mbështetur shtetësinë, demokracinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”.

Duke e parë "rrezikun” real që Kosova të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme sërish, shumë organizata të shoqërisë civile u janë drejtuar një letër publike partive politike parlamentare, nga të cilat kërkohet që të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit dhe të shmangen zgjedhjet e sërishme.

"Konsensusi për zgjedhjen e Presidentit është domosdoshmëri për stabilitetin institucional. Zgjedhjet e përsëritshme të parakohshme nuk duhet të konsiderohen si instrument për të garantuar funksionimin e institucioneve. Përkundrazi, ato e rrisin pasigurinë dhe dëmtojnë vazhdimësinë institucionale. Një President i zgjedhur me konsensus ofron stabilitet, siguron funksionimin normal të pushteteve dhe rrit besimin qytetar në institucionet e shtetit”, thuhet mes tjerash në letrën e publikuar nga shoqëria civile.

Sidoqoftë, Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë Presidenten apo Presidentin e vendit më së largu deri më 04.03, pra jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentes aktuale, Vjosa Osman. Mandati i saj përfundon më 4 prill 2026.

Për të garuar për President të vendit, një kandidati i duhet t'i sigurojë të paktën 30 nënshkrime të deputetëve, ndërsa nevojiten dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës me 120 deputetë.

Kuorumi në Kuvend arrihet me 80 deputetë. Nëse në dy rundet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t'i ketë 61 sosh. Dështimi eventual do të çonte Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare./DW

vjosa osmani

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026