27 Shkurt 2026, 13:06
Nga D.S
Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka përsëritur diplomates së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë se prania ushtarake amerikane në vendin e saj mbetet e rëndësishme, pas zërave të ditëve të fundit se SHBA-ja mund ta kufizojë atë, njoftoi zyra e Osmanit të enjten.
Rreth 590 forca amerikane shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.
Shqetësimet rreth humbjes së pranisë amerikane në vend u ngritën ditë më parë kur gazeta amerikane Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, tha se SHBA-ja po kërkon nga aleanca të kufizojë veprimtarinë e vet të jashtëm, përfshirë atë në misionin paqeruajtës në Kosovë.
Osmani e priti në takim të enjten të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, të cilës ia përsëriti “rëndësinë e pranisë ushtarake amerikane dhe të aleatëve në kuadër të NATO-s si faktor kyç për stabilitetin, si dhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik për paqe afatgjatë”, sipas një njoftimi nga zyra e saj.
Lidhur me kufizimet e mundshme, një zyrtar i Pentagonit i tha Radios Evropa e Lirë javën e kaluar se “sot, nuk kemi për të njoftuar ndonjë ndryshim në dislokimin e forcave”.
Kosova i vlerëson si qenësore lidhjet me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë qenë mbështetësi kryesor i pavarësimit dhe shtetndërtimit të saj.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.
Por, ky mision paqeruajtës, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, dy vendeve fqinje që vazhdojnë të kenë marrëdhënie të tensionuara.
Koloneli i pensionuar amerikan, Ray Wojcik, i tha REL-it ditë më parë se Shtetet e Bashkuara mbeten shtylla kryesore e stabilitetit në Kosovë dhe çdo ndryshim i papritur në pozicionimin e trupave amerikane në vend, mund të krijojë pasiguri dhe të rrisë hapësirën për ndikime të jashtme.
Wojcik, i cili më herët ka shërbyer si udhëheqës i Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ambasadën amerikane në Prishtinë, shtoi se prania ushtarake e SHBA-së në Kosovë ka një vlerë shumë të madhe parandaluese, shumë më të madhe sesa numri i trupave që ka në tokë.
“Ajo dërgon një sinjal të qartë për angazhimin strategjik dhe të drejtpërdrejtë të Amerikës dhe forcon besueshmërinë dhe unitetin e NATO-s”, shtoi ai./REL
vjosa osmani kfor
Politike
27 Shkurt 2026, 12:28
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Pak ditë e ndajnë Kosovën nga zgjedhja e Presidentes apo Presidentit, ose vendi do të shkojë n...
Politike
27 Shkurt 2026, 12:07
D.S
Hashim Thaçi
Prokurorja e specializuar West pretendoi se Thaçi dha udhëzime për të ndikuar te dëshmitarët dhe pë...
Politike
27 Shkurt 2026, 11:36
D.S
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se projektligji për portet turistike përbën mund&e...
Politike
27 Shkurt 2026, 11:13
I.A
Edi Rama
TIRANË- Mbledhja e qeverisë e thirrur nga Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zgjatur më pak se 30 minuta. Mësohe...
Politike
27 Shkurt 2026, 10:26
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet që të mbledhi mesditën e sotme qeverinë në mbledhjen e përjavshme. Kjo mbledhje i...
Politike
27 Shkurt 2026, 09:12
D.S
Erion Veliaj
TIRANË- Është hedhur shorti për trupën gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj kryebashkiakut t&...
Politike
26 Shkurt 2026, 23:00
E. D
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka përsëritur diplomates së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë se pran...
Politike
26 Shkurt 2026, 22:50
E. D
TETOVË- Ministrja e Arsimit e Maqedonisë së Veriut mori pjesë sot në një debat që u zhvillua në Universitetin e T...
Politike
26 Shkurt 2026, 22:37
E. D
Edi Rama
TIRANË- Pas botimit në Fletoren Zyrtare, numri dy i qeverisë do të jetë Albana Koçiu, e cila lë postin e mini...
Politike
26 Shkurt 2026, 21:28
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas ndyshimeve që kryeministri Rama bëri n&eu...