LIVE UPDATES
Politike

"Dy kategori kandidatësh!" Analiza: Pse sipërmarrës të rinj kërkojnë të hyjnë në Parlament

Sipërmarrësit kandidatë pohojnë njëzëri se po garojnë, që nisur nga eksperienca e tyre, të jenë kontribuues aktivë me propozime projektligjesh për lehtësi fiskale apo marrëveshje lehtësuese me vendet e BE-së për prodhuesit dhe eksportuesit.

29 Mars 2025, 07:35 Nga M.B
"Dy kategori kandidatësh!" Analiza: Pse sipërmarrës
Kuvendi

TIRANA- Ish-deputeti dhe sipërmarrësi Sami Gjergji pohon se aktualisht janë dy kategori kandidatësh, ata që hyjnë në politikë, me qëllimin për të dhënë dhe ata synojnë për të përfituar. Sipërmarrësit kandidatë pohojnë njëzëri se po garojnë, që nisur nga eksperienca e tyre, të jenë kontribuues aktivë me propozime projektligjesh për lehtësi fiskale apo marrëveshje lehtësuese me vendet e BE-së për prodhuesit dhe eksportuesit. Skënder Pashaj pranoi ftesën e Partisë Socialiste për të garuar në zgjedhjet parlamentare, i shtyrë nga besimi i fortë për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Nisur nga përvoja ime e gjatë në drejtimin e një biznesi me aktivitet prodhues dhe eksportues, prioriteti im kryesor do të vijojë të mbetet mbrojtja në tërësi e gjithë sektorëve të prodhimtarisë vendase. Vendosja e urave të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Europian dhe heqja e taksave për eksportuesit në shtetet si SHBA dhe Japoni. Për eksportuesit shqiptarë, niveli i taksave me këto shtete është mbi 18%. Kjo është shtysa kryesore që më motivoi të marr pjesë në garën e zgjedhjeve parlamentare. Në këtë garë po hyj me qartësinë e objektivave dhe realizimit të tyre në mbrojtje të biznesit prodhues”.

Edvin Prençe, administratori i një biznesi në sektorin Manifakturë të veshjeve, njëkohësisht dhe drejtues i Shoqatës ProEksport Albania, tha se angazhimi i tij në këtë proces është motivuar nga dëshira për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të Durrësit dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët e tij.

“Kam pasur mundësinë të njoh nevojat e komunitetit dhe besoj se mund të sjell një kontribut të vlefshëm për t’i adresuar ato. Qëllimi im është të punoj për forcimin e infrastrukturës, arsim dhe punësim, si dhe për të krijuar një mjedis më të mirë për zhvillimin e biznesit dhe turizmit në Durrës dhe jo vetëm.

Qëllimi im është të punoj për forcimin e infrastrukturës, arsimit dhe punësimin, si dhe për të krijuar një ambient më të mirë për zhvillimin e biznesit dhe turizmit në Durrës dhe jo vetëm. Të punojmë për krijimin e një mundësie për kthimin e vëllezërve dhe motrave tona në atdhe, si dhe rritjen e interesit për të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri”.

Z.Prençe aspiron të jetë një zë i fortë për sipërmarrjen në Parlament për krijimin e kushteve të përshtatshme që bizneset të rriten dhe të zhvillohen.

“Do të këmbëngul për një kuadër ligjor të thjeshtuar, që i lejon sipërmarrësit të fokusohen te rritja dhe inovacioni, jo te barrierat. Po ashtu, do të angazhohem për nxitjen e investimeve në sektorë të rinj dhe për mbështetje të politikave që stimulojnë krijimin e mundësive të reja për bizneset e vogla dhe të mesme.

Do të sigurohem që interesat e sektorit privat të jenë të mbrojtura dhe të përkrahura në çdo hap të zhvillimit ekonomik, si dhe rritjen e sektorit eksportues, i cili është më i godituri këto kohë. E gjitha për të përgatitur bizneset për Shqipërinë e 2030 dhe tregut europian”.

Sipërmarrësja Marjana Koçeku, themeluesja e agroturizmit “Neomalsorja”, është një tjetër kandidaturë në listën e mbyllur për Qarkun e Shkodrës për garën e Partisë Socialiste.

Agroturizmi “Neomalsore”, tashmë një emër i njohur në fushën e turizmit rural në Shqipëri, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare, përfshirë ato të mëdha, si shembull i suksesit të një nisme të krijuar nga dashuria për natyrën, traditën dhe fshatin.

Lista të hapura dhe të mbyllura

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2025-s, kandidatët për deputet do të garojnë të ndarë në dy lista: e mbyllur dhe lista e hapur. Lista e mbyllur apo siç njihet ndryshe lista e sigurt, renditja e të cilëve është në dorë të drejtuesve të subjekteve politike. Lista e mbyllur përbën 1/3 e fillimit të listës së kandidatëve.

Pas 1/3 së emrave të listës së mbyllur vijohet me emrat e kandidatëve për listën e hapur, ku gara mes tyre pritet të jetë më e fortë, pasi do të luftohet për votën e drejtpërdrejtë të elektoratit. P.sh. nëse në një qark me 9 mandate, një prej subjekteve që garon fiton 4 deputetë, 3 emrat në listën e mbyllur hyjnë automatikisht në Kuvend. Kandidatët e listës së hapur do të luftojnë për mandatin e katërt që do të arrijë të sigurohet prej atij që fiton më shumë vota./ Monitor

politika biznesi

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më