LIVE UPDATES
Politike

"Dy ditë në Valencia kisha rikthimin tim më të fuqishëm politik", Berisha: Miqtë dhe partnerët tanë e kanë mirëpritur vendimin tim

Ai u shpreh se takimet e tij në Valencia dhe rezoluta e miratuar ishte dhe arsyeja e zhvillimit të kësaj konference të jashtëzakonshme. 

1 Maj 2025, 18:22 Nga r.ll
"Dy ditë në Valencia kisha rikthimin tim më të
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në konferencën për gazetarët se në dy ditët që qëndroi në Valencia kishte rikthimin e tij më të fuqishëm politik. 

Berisha tha se fjala e mbajtur në Kongresin e PPE dhe takimet e njëpasnjëshme me dhjetëra dhe qindra të pranishëm, ishin dëshmi se si ishte mirëpritur rikthimi i tij. Ai u shpreh se takimet e tij në Valencia dhe rezoluta e miratuar ishte dhe arsyeja e zhvillimit të kësaj konference të jashtëzakonshme. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Mirënjohje të pakufishme miqve dhe aleatëve tanë. Unë dy ditë në Valencia, kisha rikthimin tim më të fuqishëm politik, një nga rikthimet më të fuqishme politike në historinë e Europës pas luftës. Fjala që mbajta dhe takimet e njëpasnjëshme me dhjetëra dhe qindra të pranishëm, ishin dëshmi se si ishte mirëpritur rikthimi i Sali Berishës.

Çfarë falënderimesh mora unë nga miqtë dhe partnerët për vendimin që mora dhe punën që bëra për rikthimin. Kjo është e vërteta. Gjatë atyre dy ditëve, pata rastin të takohem dhe të përshëndetem me shumë e shumë drejtues dhe udhëheqës të forcave politike të pranishëm, ndër të cilët të përshëndetem me kancelarin Merz, kryeministra, komisionerë, drejtues partish politike.

Kthehem pra me energji të shumëfishuara në këto ditë fushate, në të cilat shqiptarët po shkojnë drejt një fitoreje të themi plebishitare është pak. Mbasi krahas tyre, të gjitha pa përjashtim, pollet online nxjerrin përtokë partinë e Edi Ramës.
Ato që nuk i kontrollon dot dhe nuk i paguan dot ai për t’i modifikuar. Por i lëmë pollet.

Shikoni dy fushata të pakrahasueshme. Njëra me njerëz të lirë, qytetarë të lirë, që vijnë me kënaqësi të madhe për të ndjekur programin, tjetra me zyrtarë të detyruar, kokulur, që përpiqen të fshehin dhe fytyrën se nuk e duan veten kurrë të jenë në ato takime.

Plus disa shenja të tjera shthurje dhe shpartallimi. Edhe komisionerët po refuzojnë të marrin detyrat dhe i përgëzoj. Nuk mund të rrija pa dalë para jush në mënyrë të jashtëzakonshme se nuk është koha e konferencave kjo, zakonisht i bëj në drekë. Por mendova se meqenëse pashë se kjo mbështetje e paprecedent që shqiptarët kanë marrë për votën e lirë duhet të shkojë në çdo votër shqiptare, në çdo zemër.

sali berisha

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më