LIVE UPDATES
Politike

DW: Kosova vendos lehtësira të përkohshme për qytetarët serbë pa dokumente

Ujdia u arrit gjatë vizitës të tij në Kosovë, një ditë para se ligji për të huajt të hyjë në fuqi më 15.03. Sipas marrëveshjes, Kosovë-BE, punonjësve serbë të arsimit dhe shëndetësisë, si dhe studentëve, do t'u mundësohet marrja e një lejeje të përkohshme qëndrimi me një periudhë fillestare prej 12 muajsh, si dhe njohja e letërnjoftimeve që posedojnë, të lëshuara nga strukturat paralele serbe, deri në një zgjidhje të mëtejshme.

14 Mars 2026, 22:20 Nga E.d
DW: Kosova vendos lehtësira të përkohshme për qytetarët
Foto ilustruse

Ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,  Peter Sorensen,  u ra dakord për disa lehtësira të përkohshme për qytetarët serbë të Kosovës që nuk kanë dokumente të institucioneve kosovare. Ujdia u arrit gjatë vizitës të tij në Kosovë, një ditë para se ligji për të huajt të hyjë në fuqi më 15.03. Sipas marrëveshjes, Kosovë-BE, punonjësve serbë të arsimit dhe shëndetësisë, si dhe studentëve, do t'u mundësohet marrja e një lejeje të përkohshme qëndrimi me një periudhë fillestare prej 12 muajsh, si dhe njohja e letërnjoftimeve që posedojnë, të lëshuara nga strukturat paralele serbe, deri në një zgjidhje të mëtejshme.

Masat të përkohshme - do të vazhdohet shkrirjen e sistemit arsimor serb në atë të Kosovës
Ligji për të huajt që hynë në fuqi nga dita e dielë, parasheh që të gjithë personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë për më shumë se tre muaj, përveç nëse kanë autorizim përkatës. Pas takimit të së shtunës Sorensen-Kurti, u vendos që këto rregulla të mos zbatohen menjëherë për serbët e Kosovës pa dokumente kosovare.

Kryeministri Albin Kurti tha se "Qeveria do të vazhdojë punën për shkrirjen e plotë të sistemit arsimor dhe shëndetësor serb në sistemin e vetëm të Kosovës”, ndërsa është pajtuar për të mundësuar leje të përkohshme qëndrimi për punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, në mënyrë që serbëve lokalë të mos u mungojnë shërbimet bazike derisa Kosova t'i ketë këto sisteme plotësisht brenda sistemit të Kosovës.

"Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me lista të stafit akademik dhe shëndetësor të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve, këto lista pastaj do të shërbejnë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë në Ministrinë e Brendshme e Kosovës”, tha Kurti. Sipas tij, "e njëjta vlen edhe për studentët serbë që qëndrojnë në Kosovë për studime, për të cilët krerët komunalë do të ofrojnë listën e tyre me hollësi për fushën e studimeve për t'iu dhënë leje të përkohshme qëndrimi me afat 12-mujor, dhe me mundësi vazhdimi nëse i vazhdojnë studimet”.

Petkoviq: Shmanget skenari më i keq

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se "e mirëpret angazhimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit dhe vendimin e saj të dhjetorit për të zbatuar gradualisht Ligjin për të huajt dhe atë për automjetet”, gjë që sipas tij "mundëson një fushatë gjithëpërfshirëse dhe të qasshme për ata që preken nga ligji”. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se "zgjidhja e arritur lidhur me zbatimin e plotë të Ligjit për të huajt do ta mundësojë funksionimin e pandërprerë dhe normal të institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe në Kosovë”, duke shtuar se kjo shmang, siç thotë, "skenarin më të keq të mundshëm të mbylljes së institucioneve serbe në Kosovë”.

Marrëveshja e së shtunës Kosovë-BE, që u ofron lehtësira të përkohshme qytetarëve serbë të cilët nuk kanë dokumente të institucioneve të Kosovës, u mirëprit nga shefja e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, e cila tha se "kjo ka krijuar një momentum të ri për t'i çuar përpara marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”. "Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Duke ecur përpara, mbetet jetik zbatimi i marrëveshjeve të kaluara dhe ky progres krijon një momentum të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë, dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, shkroi Kallas në platformën X./DW

kosova ligj serbia

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit