6 Maj 2026, 13:03
Nga D.S

TIRANË- Aktorët politik të Partisë Socialiste kanë bërë homazhe sot në nderim të ndarjes nga jeta të ish-krueparlamentarit, Servet Pëllumbi. Ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali deklaroi se, Pëllumbi për PS është një politikan që i doli për zot në një kohë të vështirë.
Deputeti Erion Braçe, nuk ka nguruar të tregojë detajet dhe mësimet që ka marrë nga Servet Pellumbi. Poashtu, ish ministri i Financave, Arben Malaj është shprehur se Pëllumbi ishte model që inspironte të rinjtë dhe që zbuste krizat.
“Servet Pëllumbi për PS është një politikan që i doli për zot në një kohë të vështirë. Tregoi mençuri dhe krijoi një ekuilibër në Kuvend. Ishte një ikonë, një burrë i urtë, i paharruar qoftë. Do ta kujtojmë gjithmonë”, tha Spiropali.
“I ri isha kur drejtonte profesor Servet Pëllumbi. Shkrova faleminderit pafund që mua dhe të tjerë si unë na priti, na mësoi, na edukoi dhe na rriti, por na bindi që jo vetëm të qëndrojmë këtu, të mos dorëzohemi asnjëherë për ato që janë bindje, të drejta, ide të qarta dhe natyrisht, shërbimi publik ndaj qytetarëve. Po ikin shumë, nuk është e lehtë, është e vështirë se duket sikur humb një pjesë tjetër. 35 vite nuk janë pak, janë një jetë e ndërtuar me këta njerëz që kohë pas kohe po ndahen me ne. Është rrugëtimi i fundit sot i profesor Servet Pëllumbit. Jo më kot fotoja që qarkullonte dje ishte nga ky shesh dhe e meritonte të përcillej nga ky shesh”, tha Braçe.
“Profesor Serveti lë një trashëgimi të pasur, e para nga pikëpamja njerëzore që ishte një lider politik me integritet të plotë, e dyta për thellësinë e mendimit për të majtën progresiste. Mund të them që në politikën shqiptare nuk gjendet një i dytë as në të majtën, as në të djathtën që të ketë analizuar sfidat që ka vendi dhe të jetë inspirues për atë që duhet bërë më mirë. Gjithnjë e më tepër na duhen modele që inspirojnë të rinjtë, zbusin krizat edhe për kompromise!’, tha Malaj./Dosja.al
servetr pellumbi elisa spiropali erion brace ps
Politike
6 Maj 2026, 13:01
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbit u përcoll ditën e sotme për në...
Politike
6 Maj 2026, 12:58
I.A
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama i ka dhënë lamtumirën e fundit në homazhet që po mbahet për akademikun dhe ish kre...
Politike
6 Maj 2026, 12:43
I.A
Arben Serveti
TIRANË- Djali i Servet Pëllumbit, Arben Pëllumbi nga ceremonia e homazheve në nder të ish-kryetarit t&e...
Politike
6 Maj 2026, 12:39
D.S
TIRANË- Në ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit po zhvillohen homazhet në nderim të Servet Pëllumbit, ish-kryetarit t&...
Politike
6 Maj 2026, 12:27
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka delaruar se tashmë vendi është në një fazë tjetër modernizimi në...
Politike
6 Maj 2026, 12:20
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se rezoluta e fundit e Parlamenti Europian për Shqip&e...
Politike
6 Maj 2026, 12:04
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka rikthyer një deklaratë të kryedemokratit, Sali Berisha kur shprehej se...
Politike
6 Maj 2026, 11:43
I.A
Bamir Topi
TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi ka marrë pjesë në homazhet për nder të Servet Pëllumbit. Topi e cil&eu...
Politike
6 Maj 2026, 11:16
D.S
Sali Berisha
KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka u bërë një thirrje mbështetësve të opozitës q...
Politike
6 Maj 2026, 11:00
I.A
Servet Pëllumbi
TIRANË- Djali i Servet Pëllumbit, Arbeni ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të tij në mosh&e...